Lidhu me ne

Temporal

Teatri po prishet! Cili është qëndrimi editorial i mediave kombëtare?

Pyetja që lind është: A kanë mediat kombëtare Top Channel, TV Klan e Vizion Plus, një qëndrim editorial mbi prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar?!
Veliaj i hapi rrugën, Rama miraton direkt projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar
Elvin Luku – ‘MediaLook’
Teatri Kombëtar do të prishet!
Aktorë, arkitektë, urbanistë, gazetarë, shkrimtar, sociolog, filozof dhe qindra e qindra qytetarë kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre dhe po protestojnë për të mbrojtur këtë godinë me shumë vlera për historinë e shtetit dhe kombit Shqiptar!
Por ajo që të bën përshtypje këtë herë, është fakti që elita kulturës bashkëkohore shqiptare dhe protesta paqësore e qindra qytetarëve është braktisur nga media.
–  Çfarë thua, mund të rebelohet dikush, ne vetëm lajme për teatrin dëgjojmë nga mëngjesi deri në darkë!
E vërtetë! Edicionet informative janë të mbushura me komentet politike mbi teatrin, seancën e parlamentit për votimin e prishjes së teatrit, takimet e kryebashkiakut Veliaj me disa aktorë, deklaratat e kryeministrit dhe ministres Kumbaro, madje edhe me lajmin që tërmeti krisi strukturën e dobët të mureve të Teatrit Kombëtar…
Por njëra anë është raportimi, pa hyrë në analizë cilësore sepse mund të flasësh – pa folur gjithë ditën (Lapsi.al evidentoi një shembull), dhe një anë tjetër është qëndrimi editorial i mediave! Pyetja që lind është: A kanë mediat kombëtare Top Channel, TV Klan e Vizion Plus, një qëndrim editorial mbi prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar?!
Nga vëzhgimi i edicioneve të tyre informative, por edhe një sërë mediash të tjera me një peshë specifike në realitetin mediatik shqiptar, kanë qenë thuajse inekzistente shënimet redaksionale mbi këtë zhvillim kaq të rëndësishëm në nivel kombëtar.
Ndër të paktat media që spikati, krahas raportimeve profesionale te reporter.al e Gazetës Panorama, ishte dhe portali Politiko.al. Drejtuesi i këtij mediumi online, Alfred Lela, organizoi një tryezë me personalitete të mendimit shqiptar, në një përpjekje për të koordinuar qëndrimet mes tyre. Në këtë takim, krahas evidentimit të rëndësisë së kësaj godine nga pikëpamja arkitekturore, artistike, historike e filozofike, u artikuluan dhe ide për të ndërmarrë dhe hapa ligjorë e pse jo dhe për të ofruar një studim alternativ, sesi mund të rikonstruktohet kjo godinë, pa e dëmtuar atë.
Tryeza, ishte një qëndrim i qartë editorial i Politiko.al, duke dhënë një shembull sesi gazetaria pikësëpari është përgjegjësi sociale. Raportimi për hir të raportimit nuk ka asnjë vlerë për interesin publik.
Në fakt, historia për prishjen e Teatrit Kombëtar, nuk është rasti i vetëm kur mediat në Shqipëri, veçanërisht ato kombëtare, dështojnë të mbajnë një qëndrim mbi zhvillime me një rëndësi kombëtare për vendin. Rasti më i fundit ishte dhe çështja e taksës për “Rrugën e Kombit”, e cila për hir të së vërtetës, tejkalon rëndësinë e një projekti infrastrukturor, madje, si e vetmja “urë” reale lidhëse me Kosovën mund të konsiderohet edhe si një çështje diplomatike. Por as atëherë mediat kombëtare në Shqipëri nuk mbajtën ndonjë shënim redaksional për pozicionin që ato kishin, përtej raportimit të ngjarjes.
Zhvillimet e fundit më risjellin në vëmendje një tryezë të disa muajve më parë organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias mbi “Kodin etik dhe sfidat e gazetarisë online”, kur gjatë shkëmbimit të opinioneve me gazetarë e ekspertë të komunikimit bëra një koment që krijoi ilaritet në sallë: Ne sot nuk dimë se cilat janë politikat editoriale të mediave shqiptare!
Komenti në fakt ishte retorikë, dhe përgjigja ishte e nënkuptuar, por shqetësimi im, në të kohë dhe sot, nuk lidhej me një, dy, pesë, dhjetë a njëzetë gazetarë e profesorë që e njohin edhe nga brenda situatën mediatike, por me publikun!
Të njëjtin koment po e zhvendos në kohë sot, duke transformuar në formën e pyetjes: A është opinioni publik, audienca shqiptare, në dijeni të politikës editoriale që ka Klani, Top Channel, Vizion Plus, News 24, Ora News, Panorama, Gazeta Shqiptare, etj…!!!
Zyrtarisht, jo!
Asnjë nga televizionet kombëtare në Shqipëri apo gazetat e mëdha në treg nuk kanë një linjë të qartë editoriale, e cila lidhet me qasjen e editorit, drejtorit të informacionit, pronarit apo bordit drejtues, qëndrim ky që dallon qartazi nga mënyra sesi raportohet në edicionet informative.
Në pjesën dërrmuese të rasteve, për të mos folur të terma absolut, raportimi në edicionet informative përkon me interesat ekonomik të pronarëve të mediave, bizneseve dhe grupeve politike që ata mbështesin.
Në fakt, këtë damkë që e bartin prej vitesh e vitesh, mediat shqiptare patën një shans për ta “shkelmuar” tutje kur rrjeti Ballkanik BIRN në bashkëpunim me “Reporterët pa Kufij” realizuan një hulumtim mbi panoramën mediatike në Shqipëri, ndarjen e tregut të reklamave, problematikat me reklamat e fshehta, procesin e dixhitalizimit, etj.,
Lajmi në atë kohë u pasqyrua thuajse në të gjitha mediat ndërkombëtare si Zëri AmerikësDeutsche Welle, AFP, Reuters dhe disa portale shqiptare.
Për mungesë vizioni, censurë apo autocensurë asnjë prej mediave të përmendura në këtë investigim të BIRN nuk e pasqyruan hulumtimin, qoftë edhe në formën e një njoftimi të shkurtër. Ky fakt tregon shumë për lirinë dhe pavarësinë e këtyre redaksive, që mes raportimit dhe “editorialit” (editorial për to = interesat e pronarëve) nuk kanë asnjë dallim!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook