Olsi Bylyku, aktori i ri i humorit dhe shumë i talentuar, ka arritur që me shfaqjet e tij te ‘Portokallia’ të kthehet në një personazh të dashur për publikun shqiptar. I njohur ndryshe si “Kimikati”, Olsi e ka filluar karrierën e tij pikërisht te kjo shfaqje humori që transmetohet në Top Channel, ndërkohë që ende nuk ka filluar studimet në Universtetin e Arteve, ndonëse këtë dëshirë e ka shprehur gjatë një interviste në maj të 2017-ës.
Sot, ‘Kimikati’ është bërë pjesë e një peticioni ku kërkohet shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ndonëse ai nuk është ngjitur kurrë në atë skenë ku kanë dhënë shfaqje legjendat e artit shqiptar, sërish nuk ka ngurruar që të firmosë për shembjen e saj.
Ashtu si Olsi Bylyku, pjesë e këtij peticioni janë bërë edhe disa aktorë të tjerë të ‘Portokallisë’, ndërkohë që regjistori Altin Basha, ndonëse ndërroi pozicion pas takimit me Veliajn, duke dalë pro shembjes, në peticionin e fundit nuk është përfshirë.

http://politiko.al/nuk-eshte-ngjitur-kurre-ne-skenen-e-teatrit-kombetar-kimikati-vendos-firmen-per-shembjen-e-godines/