Letersi “Pa ty”. Poezia mbresëlënëse e Ismail Kadare që nuk duhet lënë pa lexuar… Ti ike udhës së pafundme Ku zverdhin drurët gjetherënës Mbi gjokse pellgjesh tani tundet I arti medalion i hënës. Lejleket ikën. Fill pas teje Si stof i keq u zbeh blerimi Dhe ngjajnë toka, pylli, reja, Me negativin e një filmi. Tani në fusha shkoj menduar Ku nis të fryjë erë e ftohtë, Ku ca mullarë të gjysmuar Duken që larg si Don Kishotë. Ç’të bëj, po them me vehten time, Në këtë orë të vonë të muzgut, Ku qerrja baltave bën shkrime. Të lashta sa të Gjon Buzukut? Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet, Të pi në gjunjë duke rënë, Në grykë e di që do të më ngelet I ftohtë medalioni i hënës. Në fokus: Lajmi i rradhës Poezia e mrekullueshme “Dëshira”, e të madhit Naim Frashëri Mos humbisni Bleva një copë dashuri Vazhdo leximin Mund të pëlqeni Kliko të komentosh Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu Përgjigju Anuloje përgjigjenPër të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu