Lidhu me ne

Mix

VIP-at në dasmën e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës 

Kaq shumë mister për dasmën e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës. Askush nuk tha asgjë, të ftuarit kishin bërë pakt të mos pipëtinin rreth çështjes, motrat Hoxha nuk u bënë të gjalla ndërkohë që Ledioni u zhduk nga Instagrami.
E çuditshmja ishte kur brenda ditës, shumë të njohur të ekranit, bashkëpunëtorë të hershëm ose të momentit me ‘Top Channel’, moderatorë dhe këngëtarë si dhe miq të çiftit u panë  në Como të Italisë.
Foto të bukura na tërhoqën vëmendjen, mbi të gjitha disa nga bukuroshet e ekranit si Albana Osmani, Eneda Tarifa, Jona Spahiu dhe Dojna Mema, të veshura bukur e plot stil dhe të katërta në Como!
Mendohet që dasma të ketë qenë dy netë. E para në datën 10 gusht, ndërsa tjetra në mbrëmjen e 11 gushtit. Asnjë detaj nga festa e të shtunës mbrëma, përveç fustaneve të bukurosheve, që rroftë Instagrami edhe për kaq!

 

Lori Hoxha

Sara vendosi që të ishte motra celebruesja e dasmës së saj. Për të qenë në lartësinë e duhur të detyrës së dhënë, Lori ka zgjedhur një fustan të bardhë të shkurtër, pas trupit dhe me detaje puplash te krahët. Firma nuk dihet, por patjetër është shumë i kushtueshëm.

Albana Osmani
Veshur më një fustan nën gju, miksim i nude me lule vishnje. Ky fustan pas trupit e tregon mrekullisht bukur Albanën, e cila gjithmonë është veçuar për linja perfekte. Përsa i përket tualetit, ajo ka zgjedhur buzë të kuqe, shumë të dukshme, që shkojnë më së miri me ngjyrat e fustanit.

Albana për ceremoninë e të dielës ka zgjedhur një fustan të zi me dantellë në gjoks dhe me një çarje shumë të theksuar.

 

Eneda Tarifa

Një kanotierë e shkurtër (crop top) e zezë dhe një fund i zi kanë qenë zgjedhja e Enedës për mbrëmjen e të shtunës. Veshje me stil dhe festive, ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim nëpër dasma, por që Enedës i duket shumë mirë.

Eneida ka vendosur të tregojë shumë me fustanin e dytë. Një fustan i kuq me dekolte të hapur dhe me kurriz të zbuluar.I gjatë deri në fund të këmbëve, por me një çarje ekstreme, Eneida ka dashur të tregojë sa më shumë lëkurë.

Jona Spahiu
Moderatorja bukuroshe e Top Channel ka zgjedhur një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, me lule me ngjyra. Së shpejti ajo pret të bëhet nënë dhe barku i saj i rrumbullakosur i jep shumë hijeshi moderatores.

 

Dojna Mema
Dojna shkëlqen në një fustan lejla me detaj shumë interesante te mëngët. Fustani i shkurtër, pas trupit dhe me mëngë të fryra e bën Dojnën të duket absolutisht elegante. Dekolteja shumë e hapur i jep nota ekstravagante fustanit, por kjo nuk e bën të duket më pak shik! Vëthët shumë të gjatë dhe sandalet metalike janë detaji i duhur për të plotësuar këtë veshje të guximshme.

Dojna ka zgjedhur një fustan rozë të gjatë me një krah. Flokë të kapura dhe sërish vathë të dukshëm. Zgjedhje e përsorur.

Getoari dhe Luana

Dy kunetërit dukeshin shumë bukur në koktejlin e ditës së diel. Luana kishte zgjedhur të kuqen, që aq shumë i shkon sa kanë bërë këngë për të, besoj e mbani mend. Getoari ka zgjedhur kostum të zi dhe këmishë të bardhë dhe duket goxha djalë!

Dj Vini dhe bashkëshortja

Ai është prej vitesh pjesë e stafit të TCH. Dj Vini duket shumë mirë me kostumin e zgjedhur, por vëmendjen e tërheq bashkëshortja e tij, që e zbeh komplet atë me sharmin e saj! Me atë fustan ka ditur si të shkëlqejë!

Xhemi Shehu

Xhemi duket fantastike me këtë model fustani. Nuk dihet nëse e ka veshur të shtunën apo të dielën këtë fustan, por kurdo që e ka veshur ka goditur në shenjê. Duket fantastike!

Esdalin Gorani dhe Ola Hasani

Çifti i koreografëve të njohur ka zgjedhur të duket shik. Ola ka zgjedhur një fustan të zi pas trupit, të gjatë deri në fund të këmbëve ndërkohë që Esdalini duket shumë mirë me kostum. Linjat e tyre zbukurojnë gjithçka që mund të veshin!

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska

Ermali dhe Ami duken fantastikë. Ermali ka zgjedhur këmishë të bardhë pa kollare ose papion ndërsa Ami duket shumë bukur me fustan të kuq dhe shpatulla të zbuluara. Një varse me gurë për të mbuluar pak dekoltenë dhe flokë të kapur kanë qenë gjithçka për të përfunduar look-un e saj.

Marina Vjollca

Marina ka zgjedhur një fustan të zi bust. Një rrip – korse shumë i trashë në bel i ka dhënë fustanit dozën e duhur të veçantisë.

 

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Çifti simpatik ka zgjedhur veshje klasike. Albani me një veshje tipike klasike ndërsa Miriami ka zgjedhur një fustan të gjatë me rripa me dizenjo shumë të bukur floreale.

 

Besa Kokëdhima

Fustan i kuq me mëngë të gjata dhe deri në fund të këmbëve, vath dhe make up i rëndë. E kuqja shkëlqen tek Besa!

 

Alketa Vejsiu

Me sharmin që e karakterizon gjithçka që ajo vesh duket e mrekullueshme. Një fustan nga Alexander McQueen me ngjyrë mahnitëse të kuqe ka qenë gjithçka që duhej.

 

Agim Poçari dhe bashkëshortja

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore26 minuta më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix31 minuta më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi14 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi14 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix14 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix14 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske15 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook