U hodh në Dublin shorti për fazën kualifikuese të Euro 2020, ku Shqipëria dhe Kosova mësuan kundërshtarët.
Shqipëriado të jetë në grupin H, së bashku me FrancënTurqinëIslandënMoldavinëdhe Andorën.
Andi Lila, prej vitesh në Kombëtaren kuq e zi u shpreh optimist për grupin tonë:
“Mendoj se është një short shumë i mirë, një grup shumë i mirë. Ka skuadra, me të cilat kemi luajtur më përpara, si me Francën ashtu dhe me Turqinë. Moldavia dhe Andora, janë skuadra që ne duhet t’i mposhtim normalisht. Do të bëjmë surprizën për të shkruar sërish në Europian.”
Kosova në Grupin A do të ketë përballë AnglinëÇekinëBullgarinë dhe Malin e Zi.