Lidhu me ne

Gatime

Ndryshimet mes kafesë turke dhe asaj ekspres

Kush nuk duhet të konsumojë kafe turke dhe çfarë u shkakton në organizëm

Tanimë e dimë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore.

Në artikuj të shumtë AgroWeb.org ka paraqitur efektet e saj në shëndetin e organizmit në tërësi dhe parandalimin e shumë sëmundjeve të trashëgueshme.

Kafeja ka mijëra minerale të ndryshme të cilat ndikojnë në përmirësimin e shëndetit tonë. Por a e kishit menduar nodnjëherë se cila kafe është më e shëndetshme?

Në shtëpitë tona kafja turke është një nga shoqërueset e përditshmërisë. Vetëm kur jemi në lëvizje duhet të mjaftohemi me kafen ekspres.

Madje askujt nuk i ka shkuar në mendje për të zëvëndësuar kafen turke me ndonjë lloj tjetër.

E keni menduar ndonjëherë nëse merrni të njëjtat vlera kur pini një kafe ekspres si kur pini kafen turke? E vërteta është se jo të gjitha llojet e kafesë kanë të njëjtat vlera.

Ndryshimet mes kafesë turke dhe asaj ekspres

Kafeja turke është ajo që ka përqëndrimin më të lartë të vlerave të bimës së kafesë. Pasi përgatitja e saj ka një hap, bluarjen e kokrrave të pjekura të kafesë dhe zjerja e tyre me ujë.

Ndërsa kafeja ekspres kalon në disa procese të tjera.

Ndryshimi i parë është koha e pjekjes së kokrrave të kafesë. Kokrrat e kafesë ekspres piqen më gjatë, dhe më pas shtypen dhe siten, për të prodhuar kokrriza në madhësinë e rërës.

Më pas, përgatitja në makinetat e ekspresit, bën të mundur largimin e dy mineraleve që ndodhen tek kafeja: kafestoli dhe kaholiani.

Dy mineralet yndyrore të cilat gjenden tek bima e kafesë, të cilat janë po aq të rëndësishme sa dhe antioksidantët.

Kush nuk duhet të konsumojë kafe turke

Për njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë apo që kanë në familjen e tyre raste të sëmundjeve të zemrës, këto dy minerale janë vërtet të dëmshëme.

Studime të fundit, ku bazohet dhe AgroWeb.org, kanë vërtetuar se këto dy substanca tek personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë, rrisin dukshëm rrezikun e bllokimit të arterieve. Duke përkeqësuar dhe shëndetin e zemrës, pasi ajo nuk furnizohet me gjakun e nevojshëm.

Pirja e kafesë turke tek këta persona, rrit dukshëm nivelin e kolesterolit me 10 përqind.

Duke qenë se kafja turke përmban 7.2 miligram të kafestolit dhe 5.4 të kaholijanit. Ndërkohë që kafja ekspres përmban vetëm një milligram nga secila substancë.

Kjo për ekspertët është një e dhënë e dobishme, pasi tregon se njerëzit që vuajnë nga kolesteroli duhet të konsumojnë më shumë kafenë ekspres. Për njerëzit të cilët nuk kanë këto probleme, kafja turke nuk përbën asnjë rrezik.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Letersi9 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi9 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix9 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix9 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske10 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar22 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix22 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix22 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal22 orë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook