Lidhu me ne

Gatime

Pirja e alkoolit, 10 dëme që i shkakton shëndetit

Studimet evidentojnë se konsumimi i alkoolit krijon varësi, është kancerogjen, përkeqëson disponueshmërinë, dëmton trurin dhe krijon predispozitë për demenzë.

Shpesh alkooli nis me një gotë, në një moshë fare të vogël, në një fundjave apo në festa me miqtë. Me kalimin e kohës shtohet sasia e konsumuar, aq sa krijohet vartësi. Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se 2 në 3 nxënës të klasave të nënta dhe vitet e para në gjimnaz pohojnë të kenë konsumuar pije alkoolike madje deri dehje. Konkretisht studimi evidenton se 67% e të rinjve kanë treguar që kanë konsumuar alkool. Madje ka një tendencë në rritje të vajzave që konsumojnë. Por pirja e alkoolit në moshë te re shkakton probleme të mëdha ekonomike dhe shëndetësore. Një studim i fundit i kryer rezulton se tek të rinjtë nën 20 vjeç konsumimi i alkoolit krijon varësi, është kancerogjen, përkeqëson disponueshmërinë, dëmton trurin dhe krijon predispozitë për demenzë.

1-Alkooli krijon vartësi

Alkooli është i krahasueshëm me drogën dhe te të rinjtë mund të jetë i rrezikshëm, sikurse e shpjegon studimi, pasi mund të komprometojë zhvillimin e trurit, zona limbike, për shembull, maturohet pas moshës 20 vjeç. Ja përse, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pirja e alkoolit ndalohet nën moshën 21 vjeç. Nga ana tjetër, thuhet se sasi “të sigurta” janë: nën një gotë verë për gratë (të barabarta me një birrë të vogël ose një gotë liker) dhe për meshkujt, dy gota në ditë.

2-Është kancerogjen

Të dhënat që tregojnë për një lidhje mes tumoreve dhe alkoolit tashmë është e ditur për të paktën 7 lloje tumoresh, (në gojë, faring, laring, ezofag, mëlçi, pankreas, zorrës së trashë-rektum dhe gjirit. Ndërsa studimi i EPIC (European Prospective Investigation into Cancer and Nutrition), nënvizon se konsumi i alkoolit lidhet me 10 për qind të kancerit mashkullor dhe 3 për qind të kancerit femëror.

3-Dobëson sistemin imunitar

Alkooli ka efekt inflamator në organe të ndryshme, mes të cilave te mëlçia dhe, gjithashtu, jep një ndjeshmëri më të madhe ndaj infeksioneve, krijon dëme direkte sikurse është cirroza e mëlçisë.

4-Redukton përthithjen e vitaminave

Me konsumimin e alkoolit trupi ynë nuk përthith disa vitamina; sikurse janë vitaminat e grupit B, vitaminat e grupit A, D dhe E.

 5-Shkakton kequshqyerje

Nga ana tjetër, përkeqëson kapacitetin për përthithjen e lëndëve ushqyese të zorrëve, për këtë arsye, nëse e ekzagjeroni, rreziku i kalimit në kequshqyerje dhe ndryshimit në peshën e trupit është i konsiderueshëm.

6-Ul disponibilitetin

Abuzimi me alkool ka një efekt negativ në bilancin metabolik të përgjithshëm; një efekt i dukshëm dhe i njohur është ndryshimi i fertilitetit por edhe i performancës seksuale, te të dyja gjinitë përkeqësohet shumë kur tejkalohet masa e konsumimit të alkoolit.

7-Shumë i rrezikshëm në shtatzëni

Alkooli mund të krijojë probleme të mëdha në mëlçi te fetusi, duke penguar një zhvillim korrekt të sistemit nervor qendror. Prandaj në shtatzëni ndalohet konsumimi i alkoolit.

8- Ndërhyn tek ilaçet

Shumë ilaçe metabolizohen nga sistemet e njëjta të përdorura nga alkooli që, për rrjedhojë, mund të rrisin ose zvogëlojnë efektivitetin e tyre.

9-Dëmton funksionet njohëse, predispozitë për demenzë

Alkooli dëmton trurin, shkakton infarkte, një gjendje inflamimi e vazhdueshme që komprometon aftësinë për të arsyetuar në një mënyrë krejtësisht të qartë. Për më tepër, alkooli është faktor rreziku për dëmtimin e aftësisë njohëse.

10- Redukton kohët e reagimit

Konsumimi i alkoolit ndryshon hapësirën e vëmendjes dhe shkakton përgjumje, ndaj dhe nuk duhet kurrsesi të konsumohet kur ngisni makinën, sepse mund të rrisë ndjeshëm aksidentet rrugore.

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar3 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore3 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix3 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix3 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar3 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix3 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix3 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix3 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook