Lidhu me ne

Aktualitet

Le të bëhet një Vetting për naftën

Le të bëhet një Vetting për naftën

Kur pasuria  që na sjell fati fillon të të marrë mendjen, është e  pamundur të mos thyejmë kokën / Seneka

Kjo krizë shqiptare ka në epiqender naftën sado që disa liderë partish flasin dhe ulerijnë për vota të vjedhura. Nafta është  bankë e fshehtë me çelsa në  duart e  liderave shqiptarë që  asnjëherë nuk flasin për konçesione dhe grabitje nafte.

Të gjithë e dinë mirë se votat e shqiptarëve janë nëpër marrëveshjet konçesionare firmosur nga Nano, Berisha, Rama, nga persona të duksjhëm dhe tëpa dukshëm. Humbjet tona në naftë janë miliarda dollarë. Vetëm me një ton naftë blihen qindra vota, po me  disa mijëra tonë naftë?  Këta kryelugetër gjithnjë levizin gurët e shahut për të qendruar në krye, të vjedhin sa me shumë naftë.

Që bëjnë  të njëjtin teatër të dhunës dhe hipokrizisë. Që përsëritet e përsëritet pa fund. Prej 30 vjetësh. Me të njëjtët barkpangopur, me të njëjtët shpirtzbrazur, shkruan  para dy javësh pamfletisti në majë.

Të huajit e dinë mirë se Shqiperia ka naftë. Sipas statistikave botërore, Shqiperia ka 0.1% të rezerave botërore të naftës, radhitur në vendin e 56, duke lënë pas 42 vënde. Pra, Shqiperia është shumë perspektivë dhe inkurajuese për kërkimin dhe zbulimin e naftës… Shqipëria vlerësohet të ketë rezerva relativisht të larta të naftës, që arrijnë deri në 400 milionë tonë naftë, a  me shumë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, 40 milionë tone/nafte janë të pashfrytëzuara, ndërsa 50 milionë tone/naftë janë tashmë të shfrytëzuara. Këtë perspektivë energjitike më mirë e dinë specialistet tanë të naftës.

Qeveritë shqiptare, me kohë u kanë  hapur portat kompanive të huaja të grabisin naftën shqiptare. Janë shumë kompani. Këto marrëveshje janë bërë dhe bëhen për të vjedhur naftën, për të konvertuar votat e shqiptarëve.

Së pari është Kompania Bankers Petroleum ulur këmb kryq në vënd burimin e Marinzës, nga ku dizenjohet Shqiperia. Sa borxhe i ka kjo kompani Shqipërisë? Ikën pronarët e parë  pa bërë asnjë dorëzim dhe erdhen kinezët e hieroglifeve. Bankers Petroleum shfrytezon vendburimin e Marinzës që nga viti 2014,  fushën kryesore të naftës në Shqipëri dhe më e madhja  në Europë me një sipërfaqe prej rreth 17.8 mijë hektarësh ku  rezervat e saj të provuara janë rreth 5.4 miliardë fuçi naftë.

Duhet thënë se Shqiperia deri tani nuk  ka fituar gjë nga shfrytëzimi i kësaj pasurie mjaft të madhe natyrore që ka  nëntoka shqiptare, sepse asnjë kompani nuk ka rezultuar ende “me fitim”.

Kalvari i kontratave të naftës me të huajit është i gjate dhe i komplikuar, një metamorfozë e tmerrshme ku ka paqartësi dhe abuzime monstruoze. Në shtator 1995, qeveria Shqiptare nënshkroi një kontratë për kërkim-shfrytëzim me kompaninë angleze “Medoil “. Kjo kompani nuk kreu asnjë lloj punimi,po këtë liçensë në vitin 2007  e bleu kompania tjetër angleze “Cairn Energy“, me “Capricorn Albania Ltd”, duke planifikuar të bënin rreth 400 km.profile sizmike dhe më pas të shponinedhe një pus. Po asgjë nuk u bë.

Kompania Phoenix fallsifikoi dokumentet me vlere 1.300.000 dollarë. Vargu i skandaleve të tillë është i gjatë, por qeveritë shqiptare, nuk merren me këto, rëndesi ka që paratë e naftës të shkojnë në fondin e partive, në fushatat elektorale dhe para elektorale. Zyrat e shtetit shqiptarë shpesh herë kthehen në një han pa porta nga ku mund të vjedhësh miliona dollarë përmes faturave të falsifikuara të naftës.

Grabitja e pasurive kombëtare është realizuar nëpërmjet një procesi të sofistikuar, të maskuar pas ligjit të konçesioneve. Qeveria e parë e viteve ’90,  grabiti nëpërmjet privatizimit dhe  futi në përdorim urgjent konçesionet. Ndërkohë, ne shqiptarët merremi me mustaqet e Ҫelos.  Le të bëhet një Vetting për naftën, të gjenden cilët kanë firmosur ato dhjetëra marrëveshje konçesioniste, atëhere do të kuptohet mirë nga na vjen ky skllaverim dhe përse shkrepin herë pas here  këto protesta partish.

“Shumë kam bërë, po ende shumë kam për të bërë…” – thotëi “i pakorruptuari”. Po kujt ia thotë ai këtë, mua? Vjedhja vazhdon. Rëndshëm. Sistemi i rrjepjes është i fortë, në këmbë, vazhdon pamfletisti im…

Konçesionet e naftës, këto biznese të zeza shqiptare, trajtohen me detaje në librin “Nafta dhe Politika” të Prof. Dr. Maksim Shulit, ish deputet i PS dhe President i Albpetrolit. Gjithashtu ky autor ka bërë edhe disa intervista të gjata që ngjajnë si ekuacione algjebrike. Prof. Maksi me kohë ia ka percjellë këtë liber edhe K/Ministrit, por ai preferon të luaj “shah”në një “tepsi’, pranë një “timoni”, por jo te lexojë një libër për naftën shqiptare.

Korrupsioni i partive në  fushata zgjedhje bëhet me  paratë e naftës. Kështu kanë bërë dhe bëjnë tëgjitha partitë. Nga Nano tek Berisha, nga Berisha tek Rama…Kudo akumulohet nafta që u jep energji vendasve dhe të huajve. Zaten Shqiperia ka qënë një kungull a fuçi nafte në sqetullat e të huajve edhe vite më parë. Ato para gjenerojnë fuqi dhe dhunë.

Vite me parë, degjuam thirrjen Nano ik. VertetëNanua iku dhe me pas erdhi Berisha. Por pas ca kohe  iku edhe Berisha, me thirrjen ik. Tani i erdhi radha Ramës të  ik! Ata shkojnë dhe vijnë ndërsa ne zezaket e  Albanistanit presim nga të huajt.

Liderët tanë bëjnë luftë nëpër faqet e Istagramit dhe Facebookut, po këto jane  farsa për të fshehur naftën e vjedhur. Teatri i dhunës dhe i hipokrizisë.

Pa dyshim kushdo që të vijë tani  në pushteti, militantët e krahut tjetër do t’i turren me të njëjtat fjalë, Ik! Ata ikin dhe vijnë, e ç’fitova unë? Asgje. Mua askush nuk mi kthen këto 30 vite të jetës time në këtë tranzicion të helmuar shqiptarë me monstra të tilla në krye. Mashtuesa dhe vjedhës. Na plakën para kohe. Në vitet ’90  ishim 50 vjeçarë, shpresonim por  nuk fituam asgjë. Akoma pa Statusin e Naftetarit, jetojmë me 200 dollarë në muaj.

Në territorin e Republikës së Shqipërisë vepron edhe kompania Shell me të drejtë kërkim nafte në zonën e Shpiragut, Berat. Shelli ka vite që punon në këtë zonë, por deri më sot nuk kemi dëgjuar të flasë për  konturimin e një vendburimi nafte. Ka rregulla teknike për të përcaktuar një vendburim nafte. Kjo kompani është bërë qesharake me vizitat e K/ministrit tonë  kur shkon atje  të tretur ushqimin.

Dhe, pa qënë specialist, flet për zbulim dhe perspektivë të madhe para pesë  a  gjashtë njerëzve të veshur me kominoshe. Këtë ritual në disa raste e bënë edhe ministri linjës. A nuk janë qesharake këto njoftime shtypi? Për këto duhet të flasin specialistët e naftës. Shellit nepsi  i ka kërcitur deri në Zagori të shkojë të zbulojë naftë, ku edhe zogjtë janë të pashaportizuar.

Vërtetë Shelli është i madh në botën e naftës, por jo ky derivati këtu në Albanistan. Shelli ka 20 vite që vjen  rrotull po ende  nuk ka  konfirmuar  zbulimin e një vendburimi naftë të mirëfilltë. Ky Shelli shqiptar është mister se, nëse punon kështu edhe nëpër botë, me investime dhe rezultate të tilla, do ta kishte marrë lumi me kohë.

Pasaportën e vendburimit të Shpiragut e kanë specialistët shqiptarë, autorët e mirëfilltë. Shelli ka në tavolinë projekte të vjedhura, rilevime dhe interpretime të  specialistëve shqiptarë, të atyre që paguhen 200 dollarë në muaj.

Tranzicioni demokratik doli më i keq se djalli. Të gjithë vjedhin naftën, bëhen të pasur dhe blejnë vota, jo një e dy por lagje, qytete. Kështu pra, me naftë blihen shtete, parti,  ideologji, vota, se nafta  është lubrifikimi më i mirë i të pandëshkuarit dhe i “të pakorruptuarit”.

Po kush do jetë ai  që do shkojë t’u shkulë dhëmbët “kryeburrave”, njërit në vilën e tij në Lalz e tjetrit në Surrel?- vazhdon heroi im.

Në Gjirokastër “I pakorruptuari”, u lutet studentëve të bëjnë kërkime shkencore se paratë i kanë  në xhep. Paska lajthitur. Ai deri më sot nuk është  kujtuar të  pyesë specialistët e naftës, a kanë studime dhe projekte për zbulimin e naftës? Ai me të tjerët.

Industrinë e naftës e çuan në zero, detashmentin e naftës e bënë copë,  shumë specialistë bredhin nëpër botë. Rama thirri në një takim mjekët, por për naftëtarët që  zbuluan me dhjetëra vend burime nafte dhe gazi nuk u kujtua. Mjeku dhe ambulanca nuk lëvizin pa naftë. Mirë shkruan ai trimi, nuk ka gjë në botë që të shpëton nga vetvetja, dhe pandëshkimi na kthen përsëri te krimi.

Ing. Ahmet Collaku-NAFTA SHQIPTARE

MË TEPËR

Radar33 minuta më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore8 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix8 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi22 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi22 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix22 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix22 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske22 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook