Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar qytetarët që po i lënë vendet e tyre të punës në Kosovë për të punuar në perëndim.

Në një intervistë në T7, Berisha është shprehur se në shtetet perëndimore “nuk është më mirë sesa në Kosovë”.

“Edhe ky që e lë vendin e punës në Kosovë e ik, ky nashta ka të drejtë sepse unë e kupoj njerëzit ngajnë për një jetë më të mirë. Por nuk është jashtë më mirë se ktu – unë e di me çfarë përballen. Unë i kam dy vëllezërit në Gjermani, punojnë prej mas luftës. Vallai kurrë, nuk mundet as me u la. Flen me tesha, kur çohet nesër nsabah, i bën 300 kilometra, kah 1 javë ditë nuk lahen”, ka thënë ai.