Lidhu me ne

Kryesore

Lali Eri, kapitullimi para oligarkëve

Nga Kleo Kostenja/ Teksa po ndiqja Kryetarin e Bashkisë së Tiranës në Opinion, më shumë i shtyrë prej kureshtjes se si planifikon ai të vazhdojë të kthejë metropolin shqiptar në shërbim të oligarkëve të partisë-shtet, ajo që më tërhoqi më shumë vëmëndjen ishte terminali i ri i autobusëve i planifikuar të ndërtohet në kthesën e Kamzës dhe ndërtimi i 17 shkollave te reja. Kryetari i Bashkisë, në vazhdimësi të premtimeve, tha se projekti i terminalit i cili kap vlerën e 15 milionë euro do të ndërtohet me anë të Partneritetit Publik-Privat, ndërsa mashtroi kur u pyet për financimin e shkollave të reja. Për ata që nuk iu kujtohet, qeveria e sotme e nisi mandatin e dytë të qeverisjes me premtimin për të filluar një sërë projektesh në infrastrukturë, pjesë e planit zhvillimor 1 Miliard Euro. Plan, i cili prej skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë kapitulloi vetëm me prokurimin e 1 projekti infrastrukturor.

PPP kanë lindur si një nevojë e sektorit publik për të financuar dhe për të transferuar riskun drejt sektorit privat. Për PPP nuk ka një përkufizim të qartë e konciz, por në formën e tyre origjinale konsiderohen si një formë prokurimi ku sektori privat eshte projektuesi, financuesi, ndërtuesi dhe menaxhuesi i projektit për një periudhe të caktuar kohe. Teorikisht në një vend ku funksionojnë rregullat e garës së lire, kjo formë prokurimi është një situatë win-win, si për sektorin publik ashtu dhe për atë privat. Por duke patur parasysh nivelin e lartë të korruspionit, mungesën e garës në fazën e tenderimit, mungesën e legjislacionit, mungesën e një strategjie reale dhe një analize për përfitimet që do të sillnin PPP-t në Shqipëri, kjo është një situatë ku përfitojnë një grusht biznesmenësh e politikanësh dhe zhvaten taksapaguesit shqiptarë.

Duhet patur parasysh se vënde si Britania e Madhe, ku PPP kanë nisur që në kohën e Norman Lamont në 1992, dhe patën një boom gjatë kohës së Tony Blair, kanë ndaluar përdorimin e PPP dhe në buxhetin e vitit 2019 NUK kanë parashikuar asnjë fond të ri për këtë formë prokurimi. Edhe pse konservatorët bënë ndryshime rrënjësore në skemën e PFI (Private Finance Initiative) duke prodhuar PF2, përsëri nuk u arrit të argumentohej nga departamenti i infrastruktures që kjo skemë arrin të sjellë benefite që nuk mund të arrihen me anë të metodave të tjera të prokurimit. Për të identifikuar avantazhed dhe benefitet që PPP sjellin në një projekt të caktuar fillimisht duhet te bëhet një analize risku e më pas një analize e bazuar në 3E-të (eficensë, efikasitet dhe ekonomi).

Doja t’ju shtroja disa pyetje Kryeministrit dhe Kryetarit te Bashkise Tiranë.

  • Në cfarë analize e studimi u bazua plani 1 Miliard Euro, e pse asnjëherë nuk janë bërë publike?

  • A ka një plan Kryetari i Bashkisë te ndërtojë shkollat e reja në Tiranë duke përdorur PPP? Nëse po, cfarë analize e studimesh janë bërë për projektet më të fundit PPP nga Bashkia Tiranë?

  • Kur vënde demokratike si Britania e Madhe, ku realisht funksionojnë institucionet, ku ka një legjislacion të qartë prokurimi e tenderimi, te cilat sigurojnë garën e lirë dhe mbrojnë taksapaguesit, heqin dorë nga PPP, cfarë i shtyn ligjvënësit e drejtuesit lokal shqiptarë drejt PPP?!

PPP kanë rezultuar shumë efikase dhe fitimprurëse në shumicën e rasteve për kompanitë konrataktuese. A mos janë fitimet marramëndëse të kompanive e biznesmenëve përfitues të PPP arsyet e vertëta që shtyjnë Kryetarin e Bashkisë dhe Kryeminstrin e Shqipërisë drejt zhvatjes se shqiptarëve?

*Kleo Kostenja studion ne “BSc Quantity Surveying and Commercial Management” ne Mbreterine e Bashkuar Ai po diplomohet per temen e Partneritetit Publik Privat.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore3 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix4 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook