Lidhu me ne

Kryesore

Fillimi i fundit të epokës Erdogan?

   Në Stamboll nuk ka rezultat zyrtar, por në qytete të rëndësishme, partia konservatore islame, AKP-ja, ka përjetuar humbje të fortë. Kjo ngre edhe çështjen e së ardhmes së presidentit, mendon Erkan Arikan.

Erkan Arikan

Si refren e ka përsëritur presidenti Recep Tayyip Erdogan një fjali gjatë daljeve në fushatën zgjedhore: “Nëse AKP-ja humb në qytetet kryesore, kjo do të sillte kaos në vend”. Pas zgjedhjeve lokale në Turqi, duket se bëhet fjalë për më shumë se kaq: bëhet fjalë për mbijetesën politike të presidentit turk! Sepse këto votime ishin një nga dështimet më të mëdha të presidentit të mësuar prej kohësh me suksesin.

AKP-ja humbi në qytete të rëndësishme. Që në natën e së dielës zgjedhore po qartësohej se postet e kryetarëve të bashkive të qyteteve bregdetare, Izmir, Aydin, Antalya, Adana dhe Mersin do t’i kalonin Partisë opozitare demokratike, CHP-së. Por pas kësaj erdhi edhe një goditje tjetër për Erdoganin: pas 25 vitesh të sundimit konservator islam në Ankara shënjohet papritur ndryshimi. Postin e kryetarit të bashkisë do ta marrë për pesë vitet e ardhshme sfiduesi republikan, Mansur Yavas. Kritikët thonë se Erdogan nuk ia ka dalë t’i manipulojë në atë mënyrë që AKP ta mbante Ankaranë.

“Nuk do të flemë në 48 orët e ardhshme”

Me interes pritet Stambolli: e gjithë Turqia ndiqte betejën kokë më kokë të kandidatëve të CHP-së dhe AKP-së. Por papritur gjithçka u mbyll, komisioni zgjedhor nuk dha më rezultate. Kur ish-kryeministri turk, Binali Yildirim, pohoi fitoren në mesnatë, e pastaj nuk doli më publikisht, shumë turq filluan të dyshojnë. Shpejt u përhapën zëra se janë manipuluar votat për Stambollin, për të arritur një fitore të AKP-së. “Ne nuk do të flemë në 48 orët e ardhshme”, bëri të ditur kreu i CHP-së, Kilicdaroglu, në një konferencë për shtyp.

Tani ekziston frika që fitorja e kandidatit të CHP-së, Ekrem Imamoglu, në Stamboll ndoshta i ka ikur nga dora e Partisë CHP, për shkak të manipulimit. Një sinjal për këtë mund të jetë edhe bllokimi i publikimit të rezultateve nga Komisioni i Lartë Zgjedhor për Stambollin. Por nuk e pengoi kreun e CHP-së të pohonte në një konferencë për shtyp në orët e mëngjesit, se shumica e votave të numëruara janë për Imamoglu.

E sigurt duket se nëse vërtet Stambolli i kalon AKP-së, mund të përballemi me protesta, përleshje në rrugë deri edhe mësymjen e pallatit presidencial, gjithçka është e mundur, thonë vëzhguesit në terren. Ata pohuan se zgjedhjet nuk janë zhvilluar të lira, pohim i mbështetur edhe nga vëzhgues zgjedhorë të pavarur nga Europa.

Presidenti i jep fund krizës ekonomike

Megjithatë CHP-ja me gjithë sukseset nuk duhet të gëzohet kaq herët: Erdogani nuk do të lërë gjë pa bërë që të pengojë kryebashkiakët e rinj. Edhe pse ai tani paraqitet reflektues dhe pohon se qeveria do të mësojë nga gabimet e bëra, nuk dihet se cili do të jetë hapi tjetër i Erdoganit. Opozita ka frikë se sidomos në Lindje dhe Juglindje të Anadollit, aty ku partia prokurde, HDP-ja fitoi shumë komuna, mund të ndodhë që ato të vendosen në administrim të detyruar me njerëz të AKP-së. Një mjet i përdorur nga Erdogani në të shkuarën për t’ua mbyllur gojën politikanëve të padashur për të.

Po ashtu javën e kaluar presidenti Erdogan bëri të ditur se kriza ekonomike merr fund më 1 prill. Ekspertë të bursës menduan një shaka të 1 prillit të bërë para kohe: Nëse Erdogani i zgjidhka kaq shpejt problemet ekonomike, pse pret atëherë zgjedhjet lokale?

Edhe sa kohë do të qëndrojë Erdogani në pallat?

Një nga pyetjet më të rëndësishme pas kësaj shuplake zgjedhore për Erdoganin është, nëse ai do të qëndrojë në pallatin presidencial deri në fund të mandatit. Sepse edhe varianti tjetër është i mundur, që ai të përcaktojë një pasues që para fundit të mandatit të tij. I mundur është po ashtu edhe krijimi i një lëvizjeje të re konservatore-islamike.

Prej kohësh flitet, edhe në radhët e politikanëve të moderuar, se ish-bashkudhëtarë të Erdoganit duan të krijojnë një parti të re. Nëse ata e ndërmarrin këtë hap është e mundur që deputetë të AKP-së i refuzojnë Erdoganit rreshtimin krah tij dhe kalojnë te lëvizja e re, një praktikë e njohur mes politikanëve në Turqi. Rezultati më vendimtar i këtyre zgjedhjeve megjithatë është: Presidenti Erdogan nuk u forcua në fund të tyre, përkundrazi, imazhi tij brenda Turqisë, e sidomos brenda përkrahësve të tij, ka pësuar goditje të fortë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske19 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar19 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore19 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix20 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix20 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar20 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix20 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix20 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix20 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook