Lidhu me ne

Mix

Si të shkruaj një letër motivimi ?

Autor: Skender Mustafi

Një letër motivimi ose ndryshe njohur edhe si letra e interesit, është letra e cila u dërgohet organeve tek të cilat jeni të interesuar për të aplikuar për një vend pune ose për edukim të mëtejshëm.

Letra e motivimit është letër personale, ajo në fjalë të shkurta paraqet motivet tuaja, interesin rreth vendit të ofruar (të punës ose për edukim) si dhe “këmbënguljen” tuaj për të “zënë” atë vend të caktuar.

Letra e motivimit duhet të jetë unike dhe e pa përsëritshme pavarësisht se mund të ndodhë që ju të aplikoni në një vend të njëjtë për dy çështje të ndryshme (psh. për dy vende të ndryshme pune.

Karakteristikat e formatit të letrës

Në vazhdim do të shtjellojmë më në detaje karakteristikat kryesore të pamjes së një letre të motivimit:

Adresat

Adresa e aplikuesit me të dhënat për kontaktim dhe adresa e pranuesit me të dhënat për kontaktim janë nga karakteristikat fizike që duhet pasur parasysh gjatë përpilimit të letrave të motivimit. Këto të dhëna duhet radhitur varësisht nga stili i përdorur në një vend të caktuar ose në një gjuhë të caktuar, por ajo që është e përbashkët është se këto të dhëna vendosen në kokë të letrës.

Titulli i letrës

Titulli i cili i vendoset letrës së motivimit është specifik. Në titull bën pjesë titulli për vendin për të cilin ju aplikoni. Shembull, nëse ofruesi i një vendi pune ka përdorur titullin “Koordinues projektesh në sektorin IT”, atëherë ju patjetër duhet që këtë titull të e përdorni në titullin tuaj. Kjo tregon përgjigjen tuaj direkt nda një kërkese të bërë direkt. Në këtë rast përgjigja juaj, titulli i letrës së motivimit do të ishte: “Aplikim për vendin e hapur “Koordinues projektesh në sektorin IT””.

Përmbajtja

Të e kini parasysh që letrën e motivimit të e bëni të plotë, por të shkurtër. Brendia e letrës suaj le të arrij jo më shumë se 80-90 fjalë të shpërndara në tri tërësi: Hyrje, Ju dhe Motivimi, dhe Përfundimi.

Hyrja e letrës

Hyrja në një letër motivimi duhet të fillojë me përshëndetje e cila duhet, mundësisht, të mos jetë e përgjithshme, por personale.

    • Hyrje e përgjithshmeTë nderuar zonja dhe zotërinjë nga kompania X,

    • Hyrje personale: I nderuar zotëri Mbiemri,

Patjetër duhet të kërkoni person të caktuar i cili është përgjegjës për të interesuarit për vendin e caktuar, ose ju aplikoni spontanisht për një vend të caktuar atëherë kërkoni udhëheqësi e resurseve njerëzore të kompanisë (shkollës, universitetit) ose një të punësuar të cilin ju e shihni si person i mundshëm për këtë detyre.

Qasja personale krijon kontakt personal.

Hyrjes i takon edhe paragrafi i parë që mund të përmbaj një ose dy fjali, varësisht nga lloji i qasjes, vendi ose gjuha në të cilën e shkruani letrën.

– Në vendet tona, ku një letër motivimi shkruhet në gjuhën shqipe, preferohet që ky paragraf të posedojë dy fjali ku një informon ofruesin se ku keni marrë informatën për vendin e lirë dhe përmes fjalisë së dytë konfirmoni interesimin tuaj për këtë vend.

Shembull:

Gjatë kërkimit në internet në www.faqen-ku-keni-gjetur-ofertën.com gjeta se ju ofroni vend pune si “Titulli i vendit të punës ashtu siç është shkruar nga ofruesit”. Me këtë letër, unë aplikoj (shpreh interesin tim) për vendin që ju ofroni.

Vini re: Nëse letrën e shkruani në gjuhë të huaj atëherë preferohet që të mos shkruhet burimi se nga keni kuptuar se ofrohet vendi i lirë i punës. E kundërta veprohet, vetëm nëse mendoni se ajo informatë do të ndikojë tek pranuesi i aplikacionit tuaj. Kjo do të ishte psh. nëse e keni kontaktuar përmes telefonit, ose në një takim personal fillimisht dhe pastaj u ka kërkuar aplikacion. Pra, tanimë veç keni një lloj lidhje komunikimi dhe një informatë e tillë i përkujton pranuesit të aplikacionit se ju keni kontakt me të.

Ju dhe Motivimi

Në këtë pjesë shkurt dhe qartë prezantoni veten tuaj, shpalosni elementin që u motivon ju që të aplikoni në vendin e caktuar të punës dhe shpalosni qëndrimin tuaj rreth rrjedhave në të ardhmen (“lavdëroheni me aftësitë tuaja”).

Shembull:

Ky vend pune është  shumë tërheqës për mua (me qasje ndaj së ardhmes, vizion për të ardhmen etj.) pasi që (nëse nuk keni përvojë në atë drejtim atëherë shkruani llojin e edukimit ose të njohurive të cilat i kemi për atë vend të caktuar pune) pesë vitet e kaluara kam vepruar si koordinues projektesh në një kompani për zhvillimin e projekteve financiare.

Nëse pozita e caktuar kërkon aftësi të caktuara të cilat janë bazë ose shumë të rëndësishme atëherë në një fjali i përmblidhni ato aftësi dhe njohuri që keni (pavarësisht se ato i keni të radhitura në CV).

Shembull:

Unë mendoj ….

Unë kam bindjen se duke kombinuar njohuritë dhe përvojën që kam me mundësitë që ju ofroni në kompaninë tuaj ju do të fitoni zgjidhjen e vërtetë për hapësirë të cilën keni nevojë. (… duke kombinuar aftësitë e mia dhe stafin tuaj me synime për të ardhmen ju do të keni zgjidhjen më të përshtatshme për vendin që keni nevojë.)

Përfundimi

Dhe në fund, e përmbyllni këtë letër motivimi duke shprehur kënaqësinë tuaj për përgjigjen që ata do të dërgonin rreth aplikimit tuaj.

Shembull:

Me shumë kënaqësi pres përgjigjen tuaj dhe ndjej kënaqësi për tu takuar sa më shpejtë në një intervistë nga ana juaj.

<

p style=”padding-left: 30px;”>Përshëndetje të sinqerta,
Filan Fisteku

<

p style=”padding-left: 30px;”>Bashkangjitur:
1. Curriculim Vitae
2. Emri i dokumentit të bashkangjitur
3. Emri i certifikatës së bashkangjitur
4. ….

VINI RE: Nëse ju postoni një letër motivimi përmes mjeteve elektronike atëherë titulli i postës duhet të jetë njëjtë sikur titulli i letrës së motivimit . Përmbajtja, gjithashtu, duhet të jetë ashtu që nënkupton atë se ajo letër është letër motivimi dhe titujt e dokumenteve duhen të jenë të njëjtë sikur tek bashkëngjitja. Si dhe preferohet që letra e motivimit të bashkëngjitet dhe në formë dokumenti (pra PDF)

Letër motivimi, shembuj:

P.S. Unë personalisht nuk u kisha preferuar që këta shembuj nga një letër motivimi të kopjohen dhe të përshtaten për aplikimet tuaja, por vetëm si bazë për të kuptuar vizualisht se si do të dukej një letër aplikimi.

MË TEPËR

Kioske22 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar22 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore22 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix22 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix22 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar22 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix22 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix22 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix22 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook