Lidhu me ne

Kryesore

Alfred Lela: Opozita mund të shpallë një ‘Parlament paralel’


Protesta e opozitës pati frymë dhe relativisht masivitet pas djegies së mandateve të deputetëve, ndërsa parashikimet ishin se kjo situatë do të detyronte qeverinë të shkonte deri në zgjedhje të parakohshme. A ka rënë ky parashikim, deri ku mund të shkohet me protesta?

Alfred Lela: Mendoj se kërkesa e opozitës nuk janë ‘zgjedhjet e parakohshme’ si të tilla, por ‘qeveria tranzitore’ si instrument domosdoshmërie që e përcjell vendin në mënyrë të shëndetshme dhe të besueshme drejt zgjedhjeve. Nuk mendoj se qeveria, dhe as ajo pjesë e opinionit që e mbështet duhet ‘trembur’ nga togfjalëshi ‘zgjedhje të parakohshme’. I duhet mëshuar më shumë ‘zgjedhjeve’ të cilat duhet të jenë të lira, të ndershme, të hapura dhe me garë të alternativave, kandidatëve, siglave, rekordeve personale dhe kolektive, apo dhe trashëgimive. Zgjedhjet mund të ndodhin edhe një vit prej tani, dhe një kohë e tillë është e nevojshme në fakt për të konkretizuar një programacion kombëtar të zgjedhjeve. Ideja nuk duhet të jetë për t’i dhënë fund pushtetit të Edi Ramës, por për të penguar çdo pushtet (qoftë ky i Bashës apo Veliajt), që mund të dalë prej shtrembërimit dhe infiltrimit të vlerave monetare dhe jovlerave njerëzore në sistemin politik. Kjo formulë e bën nevojën e zgjedhjeve të pakohë apo të gjithkohshme. Edhe qeverisë i duhen ‘zgjedhjet e parakohshme’, qoftë edhe për t’u takuar me veten apo me vetëbesimin e propagandës ‘ne i fitojmë zgjedhjet’. Kjo fitore ama duhet arritur në kushte të barabarta.

Qeveria vijon të jetë të paktën publikisht “indiferente” ndaj kërkesave të opozitës dhe këmbëngul se zgjedhjet lokale do të mbahen më 30 qershor. A mendoni se PD dhe partitë e tjera opozitare do të futen në zgjedhje? Nëse jo, a mund të konsiderohen zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës?

Alfred Lela: Indiferenca e qeverisë, ndërkohë që duket si guxim dhe mosinteresim, është në fakt një shkelje e re në serinë e gabimeve të vjetra që shndërrohen në faje dhe shlyhen nga publiku, taksapaguesit, qytetarët. Z. Rama ka qenë indiferent edhe pranverën e 2017, dhe më pas, në cajtnot, u kthye me ngut nga Elbasani për t’u ulur me krerët e partive opozitare. Indiferenca është vetëm maska e së rrejshmes në portretin e lodhur të një qeverie së cilës opozita po i bën nder duke e shtyrë drejt zgjedhjeve. PS apo Rilindja, kanë mundësinë e një rishpikjeje tani, që u jep një shans për një rikthim në pushtet nën idenë e vetëpastrimit. Nëse e zgjasin këtë agoni të tyren, keq për vendin dhe më keq për ta. Imagjinoni për një çast një Shqipëri me 61 bashki të PS, parlamentin ku oponencën ‘e luajnë’ të gjithë hanxhinjtë e lavdisë dritëshkurtër që vetëquhen ‘opozitë e re’, apo dhe një tërheqje të presidentit Meta. Çfarë roli do të luanin ‘indiferentët’ atëherë?! Opozita nuk mund të futet në zgjedhjet e 30 qershorit dhe njëkohësisht të ketë ato kërkesa që ka tani. Ajo i ka djegur të gjitha mundësitë për zgjidhje të pjesshme kur ka kërkuar një zgjidhje totale. Të kërkosh zgjedhje të ndershme të garantuara nga një qeveri tranzitore dhe të hysh në zgjedhje me të njëjtën qeveri që e konsideron si ‘mama’ dhe ‘mami’ të zgjedhjeve të vjedhura është, në më të paktën, inkoherencë politike.

Të shtunën opozita ka parashikuar protestë masive para Kryeministrisë, ndërsa skenarët deri tani të protestave kanë qenë të ngjashme; disi incidente të vogla, por pa akte dhune. A mendoni se kjo formë proteste duhet të ndryshojë. Çfarë mendoni se do të ndodhë?

Alfred Lela: Skenografia e protestave të opozitës nuk ka qenë e njëjta dhe ky element i bën mirë imazhit opozitar, sepse politika është imazh sa edhe thelb. Ka patur ‘lëvizje’ në repertorin e protestave dhe kjo është gjë e mirë. Ama duhet vazhduar me ‘lëvizjet’. Poshtë njëtrajtshmëria! Kohët dhe njerëzit janë likuidë, të lëvizshëm, në kërkim të një habie dhe emocioni tjetër, dhe opozita duhet me iu përgjigj kësaj antropologjie psiko-emocionale. ‘Sit in’, për shembull, është një formë shumë e suksesshme në Perëndim. Opozita mund ‘të marrë’ Kuvendin ose Kryesinë e Kuvendit dhe prej aty të shpallë një ‘parlament paralel’. Aty mund të mbahen fjalime, të ftohet publiku, të dëgjohen apo këndohen këngë patriotike, e me radhë. Duke thënë se parlamenti ka rënë dhe se deputetët e opozitës janë bashkuar me popullin, një formë e tillë proteste, një ‘sit in’, kthen agorën apo kuvendin e publikut. Kjo është vetëm një ide. Repertori i protestave ka qindra të tilla. Duke mbajt gjithmonë në sy dhe mendje një gjë: jo dhunë. Shumë simbolikë dhe zero violencë!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix22 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix22 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix22 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix22 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix22 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix22 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix22 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix22 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix22 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook