Pas deklaratave të ekspertit të ekonomisë, Pano Soko, ku tha se Bashkia ka dhënë 390 lejeve të ndërtimit për një vit në Tiranë, ka reaguar Petrit Vasili.

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili kujton premtimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj se nuk do të jepnin asnjë leje për 4 vite.

“390 leje ndërtimi vetëm në 2018,pra vetëm në një vit, nga Bashkia e Tiranës. Çfarë krimi?!! Thanë se nuk do të jepnin as edhe një leje të vetme për 4 vjet. Çfarë mashtruesish?!!”, shkruan Vasili.