Lidhu me ne

Temporal

Miti i “Gruas së Bukur”, mashtrimi liberal me imazhin e prostitutës së lumtur

Ka vizituar bordellot e ligjshme në Australi, Gjermani, Nevada, Holandë etj., ka vizituar në të gjithë botën dhjetëra femra që kanë qenë prostituta, pronarë shtëpish publike dhe agjencish eskortash, qeveriratë dhe blerës të seksit, aktivistë të legalizimit të punonjëseve të seksit etj. gazetarja britanike, Julie Bindel, ka bërë një kërkim të thelluar në fushën e prostitucionit, duke hetuar në detaje mekanizmat që e rregullojnë këtë biznes dhe kushtet e femrave që e ushtrojnë. Rezultatet e këtij investigimi që i ka marrë dy vjet punë dhe dhjetëra udhëtime në të gjitha kontinentet  janë përmbledhur në “Miti i Gruas së Bukur” (Botuar nga “Morelli” në Itali).

Titulli që të kujton filmin me Julia Roberts dhe Richard Gere zbulon konkluzionet e autores: lobingu i industrisë së seksit vit pas viti ka shpërndarë imazhin e rremë të “prostitutës së lumtur”, duke lënë në hije të vërtetën e hidhur, prostitucioni është gjithmonë abuzim dhe shtypje, kurrë zgjedhje e lirë dhe ata që pretendojnë – përfshirë këtu një pjesë e feministeveë – se shërbimi seksual është një punë si të tjerat dhe duhet të garantohet si e tillë, po bën një gabim që rëndon mbi gratë e pambrojtura dhe të margjinalizuara.

Julie Bindel, përse sot flitet aq shumë për ‘punonjëset e seksit’ sikur të ishin punonjëse normale?

Falë mbështetjes së organizatave si Human Rights Watch, Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNIDIDS dhe Amnesty International, lëvizja për të drejtat e ‘punonjëseve të seksit’ mund t’i paraqitet botës si diçka e bazuar në çlirimin e një grupi të shtypur. Një nga argumentet më qesharake të përdorura nga këto të ashtuquajtura grupe të të drejtave të njeriut është se falë dekriminalizimit të prostitucionit, do të zvogëlohet e policisë dhe shfrytëzuesve ndaj grave që prostituojnë. Një argument tjetër është se rastet e reja të HIV-it do të reduktohen ndjeshëm sepse përdorimi i mjeteve mbrojtëse do të bëhet i detyrueshëm. Por, siç kam parë gjatë vizitave në bordellot e ligjshme në Nevada, Gjermani, Holandë dhe Australi, është e pamundur të aplikohet “rregulli i prezervativit”. Në Nevada, për shembull, grave u kërkohet të bëjnë analizat e gjakut çdo javë për të garantuar pronarët e shtëpive publike që janë të shëndetshme, pasi shumë prej klientëve kërkojnë seks pa masa mbrojtëse. E vërteta është se neoliberalizmi ka ngritur tregun e lirë të seksit mbi të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të grave. Një qasje e drejtë do të sihte mbrojtja e të drejtave të grave dhe burrave që janë viktima të tregtisë seksuale. Kjo është ajo që ndodh në vende si Suedia, Franca dhe Republika e Irlandës, të cilat kanë miratuar modelin abolicionist, i cili kriminalizon ata që krijojnë kërkesën, pra konsumatorët.

Përse qasja abolicioniste është më pak e ndjekur nga ajo që pretendon lirinë për t’u prostituuar?

Sepse ekziston bindja se gjithmonë do të ketë burra që paguajnë për seks dhe gra që e shesin atë. Pra, prostitucioni duket të jetë ‘i nevojshëm’ dhe në një farë mënyre një ‘e drejtë’ e konsumatorit. Liberalët argumentojnë gjithashtu se dekriminalizimi i të gjitha formave të prostitucionit, përfshirë edhe bordellot, i bën gratë më të sigurta dhe e bën më të lehtë luftën kundër abuzimeve dhe shfrytëzimit. Parë në këtë këndvështrim, punëtoret e seksit mund të mbrohen nga sindikata dhe intitucione shëndetësore. Vitet e fundit, këto argument, për fat të keq, kanë avancuar. Në vitin 2000, Holanda formalizoi atë që në atë kohë ishte pranuar kulturalisht, heqjen e ndalimit të bordeleve dhe liberalizimin e tregtisë së seksit. Tre vjet më vonë, qeveria e Zelandës së Re miratoi  ligjin që dekriminalizonte plotësisht prostitucionin në rrugë dhe shtëpitë publike.

Nga ana tjetër, çfarë pretendojnë abolicionistët, një kategori cilës ju i përkisni?

Abolicionistët refuzojnë përshkrimin provokativ të ‘punës seksuale’ dhe e pranojnë se prostitucioni është dhunë në një botë neoliberale, ku trupi i njeriut është kthyer në mall dhe shfrytëzimi i njëanshëm i ka rrënjët në pushtetin mashkullor. Ata besojnë se rruha e duhur është të ndihmohen gratë që të dalin nga kjo tregti seksi dhe të penalizohet kërkesa.

Edhe feminizmi është i dyzuar kur vjen puna te qëndrimi që duhet mbajtur. Pse?

Problemi është se termi “punonjëse seksi”, i krijuar në vitet ’80 dhe që përdoret gjithnjë e më shumë nga policia, punonjësit e shëndetësisë dhe mediat, i përfshin të gjithë: pornografët e striptistet, njësoj si ato/ata që shesin seks. Në dhjetë vitet e fundit apo më shumë, debati mbi prostitucionin është dominuar nga kriminelët dhe shfrytëzuesit që drejtojnë tregtinë e seksit, të maskuar si sipërmarrës dashamirës dhe mbrojtës. Feministet liberale në mbarë botën janë mashtruar nga një lobim industrial i fuqishëm dhe i mirëfinancuar, i cili imponon narrativën e tij, maskon dhunën që pësojnë gratë dhe e redukton prostitucionin në një punë si gjithë të tjerat, në mënyrë që të dekriminalizojë industrinë e seksit.

Atëherë, si mund t’u kundërvihemi lobeve të paguara të seksit dhe t’u japim zë viktimave?

Për fat të mirë, një numër gjithnjë e më i madh vendesh po e marrin në konsideratë modelin abolicionist. Organizatat feministe të drejtuara nga të femra që kanë dalë dalë nga tregtia e seksit, të tilla si Space International, konfirmojnë vërtetësinë e fakteve, ndryshe nga shfrytëzuesit dhe propagandistët: prostitucioni është shkelje e të drejtave të njeriut. Rritja e lëvizjes abolicioniste do të bëjë që ata që kanë qenë pjesë e tregtisë së seksit të dëgjohen dhe besohen, më shumë se sa ata që nxjerrin fitime nga shitja e trupit femëror.

Në librin tuaj, universi mashkullor mbetet si i nëndheshëm. A nuk mendoni se në një moment do të bëhet e domosdoshme të kërkohet një aleancë me burrat për të luftuar prostitucionin?

Po, burrat duhet të flasin kundër tregtisë së seksit dhe të pranojnë se kjo është shkak dhe pasojë e shtypjes së grave.

/Avvenire.it /TvT /Respublica.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 min më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix3 minuta më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix7 minuta më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Mix9 minuta më herët

Ditët e aktrimit të Meghan Markle kanë mbaruar, sipas ekspertit mbretëror!

Meghan Markle tashmë nuk ka më në plan t’i rikthehet aktrimit, pavarësisht nga marrëveshjet e saj të vazhdueshme me Netflix,...

Mix11 minuta më herët

6 prerjet e flokëve për gra që do të jenë trendi i këtij sezoni!

Dëshironi të ndryshoni pamjen tuaj për këtë sezon? Ja modelet e flokëve për femra që do të vendosin trendin gjatë...

Mix13 minuta më herët

Simon Cowell zbulon arsyen se pse detyrohet të mbajë syze me ngjyrë të kuqe!

Manjati i muzikës, Simon Cowell, 64 vjeç, së fundmi ka treguar se përse shihet shpesh me syze me ngjyrë të...

Mix15 minuta më herët

Ju bien flokët: 8 arsye i gjeni këtu!

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e...

Mix20 minuta më herët

ASUS Zenfone 11 Ultra: tre veçori të reja të AI

Rreth një muaj më parë, ASUS njoftoi Zenfone 11 Ultra me ekran AMOLED dhe procesor Snapdragon 8 Gen 3 Sot,...

Mix22 minuta më herët

NUCA: Kamera e AI që zhvesh këdo në 10 sekonda

NUCA është një prototip eksperimental i kamerës 3D që gjeneron në çast një nudo të çdo subjekti me inteligjencë artificiale....

Mix24 minuta më herët

Edge 50 Pro: Motorola zbulon xhevahirin e saj të ri që rikarikohet në vetëm 18 minuta

Motorola sapo ka prezantuar Edge 50 Pro të saj të re, një pajisje me gamë të mesme të lartë që...

Facebook