Lidhu me ne

Kryesore

Notre Dame, Bernar Arno dhe mantenutat shqiptare të kokainës


Nga Ilir BABARAMO

Një nga aktet e para në Elize, të ish-presidentit Olond ishte vendosja e taksës 70 për qind për këdo që kishte të ardhura vjetore mbi 1 milionë euro. Ishte një vendim që tronditi jo vetëm Francën por dhe tregjet financiare ndërkombëtare. Bernar Arno, njeriu më i pasur i Francës deklaroi se po mendonte të zhvendosej nga Parisi në Bruksel bashkë me selinë e perandorisë së tij, një biznes që për hir të së vertetës nuk ka fare lidhje me fondet publike.

Deklarata e Arno shkaktoi një stuhi mediatike. Më e ashpra ishte e përditshmja thellësisht e majtë “Liberation”. Në faqen e parë, një foto e madhe e Arno-s me valixhe në dorë shoqërohej me titullin: “Thyej qafën trap i pasur!”

Ky titull ishte aludim i qartë mbi incidentin e bujshëm që kishte patur miku i Arno-s , Presidenti i mëparshëm, Sarkozi. Në panairin e bujqësisë, kamerat kishin kapur një incident të Sarkozisë me një blegtor që kishte refuzuar ti jepte dorën Presidentit. Ky i fundit, në gjaknxehtësi ia kishte kthyer fshatarit: “Thyej qafën trap i mjerë!”

Ky incident mu kujtua kur flakët sapo kishin përpirë shigjetën e drunjtë që ngrihej drejt qiellit nga themelet e “Notre Dame”. Mediat e gjithë botës po ndiqnin me vëmendje se si elita franceze po përballonte me dinjitetin e një kombi të madh tragjedinë e madhe. Kur flakët ishin dominuar por ende nuk ishin shuar plotësisht, presidenti Makron duke shtrënguar nofullat për të mbytur gulçin, me rrënojat e katedrales në sfond, e mbylli mesazhin drejtuar kombit dhe botës: “Bashkë do ta ringremë ashtu siç ishte”. Nuk kaluan shumë minuta dhe sipërmarrësit më të mëdhenj të Francës hynë në garë se kush do ofronte shifrën më të madhe të donacionit për ringritjen e Katedrales. Për fare pak orë, kur ende flakët nuk ishin shuar plotësisht, u mblodhën 700 milionë euro. Ai që pak vite më parë ishte anatemuar nga shumëkush, pikërisht ai “trapi i pasur” i “Liberation”, Arno, ofroi plot 200 milionë euro.

Duke parë këto pamje instiktivisht më lindi pyetja: Si reagon elita shqiptare? Hera e fundit kur u shfaqën bashkë në publik personazhet më të zëshëm të “shoqërisë së lartë shqiptare” ishte në premierën e një filmi, me protagonist palaçon personal të Kryeministrit dhe një mantenute të parave të kokainës.

Kryeministri, Kryetari i Bashkisë dhe gjithë oligarkët parakaluan para kamerave dhe për të treguar blerjet e koleksioneve më të fundit të veshjeve. Në një farë mënyre secili prej tyre ishte bashkëprodhues në filmin që është “monument” vulgariteti. Secili prej oligarkëve kishte dhuruar dhjetëra, mijë euro për filmin në të cilin vetë Kryebashkiaku kishte pranuar të luante një rol episodik. Secili prej tyre ishte i qartë se kishte bërë investimin më të mirë për të kuruar imazhin. Ishin të qartë se ku po hidhnin paratë. Filmi ishte i “lolos së mbretit” dhe Mbreti sigurisht do iu ishte mirënjohës. Me aq para sa kishin hedhur do restauroheshin gjithë ikonat e Onufrit e Shpatarakut bashkë.

Shijet e mecenëve shqiptarë vazhdojnë të jenë të njëjta me ato të Shemsies, kur jepte 800 mijë dollarë për një spektakël Miss-i gati çerek shekulli më parë. Dhe s’kanë përse ti ndryshojnë kur ish-nusja e Shemsies tani është Ministre.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook