Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini ka reaguar sot në lidhje me akuzat për plagjiaturë ndaj zv/rektorit të komanduar Bernard Dosti.

Shahini është shprehur se është në dijeni të këtij fakti, por theksoi se nuk i ka verifikuar këto akuza pasi, sipas saj, “nuk ka ndonjë mjet për të verifikuar”.

Ministrja shtoi se “rektori ka patur mundësi që ta shkarkojë zv/rektorin Dosti nëse ka vërtetuar se ka kryer plagjiaturë me dokumentin me të cilin ka marrë titullin akademik, por nuk e ka bërë një gjë të tillë”.