Jugu i Shqipërisë është mbushur me tabela treguese në gjuhën greke. Gjuha shqipe sipas tabelave në Jugun e Shqipërisë e humb statusin si gjuhë shtetërore dhe quhet gjuhës pakice kombëtare.

Me rastin e 1 Majit, Greqia ka ngulur tabelat me gjuhën greke si gjuhë zyrtare shtetërore.

Studiuesi Arben Llalla e vë re këtë gjë në prag të sezonit turistik, kur dygjuhësia në Jug bëhet fakt i kryer, megjithëse nuk ka një marrëveshje mes shteteve. Vetëm nëse është arritur një marrëveshje e fshehtë për shpalljen e Jugut të Shqipërisë zonë minoritare duke anashkaluar Kuvendin dhe vetë shqiptarët.