Lidhu me ne

Kioske

Si të jetojmë më gjatë?

SI TË JETONI MË GJATË? SHKENCA TREGON SE DUHET TË BËNI KËTO 5 GJËRA

Jetegjatesia ne bote 

Kur vjen puna që të qëndroni të shëndetshëm, shumica e njerëzve kanë të njëjtin motivim: të jetojnë sa më gjatë dhe ta shijojnë jetën sa më shumë të munden.

E ndërkohë që shkenca nuk e ka shpikur ende burimin e rinisë, shkencëtarët kanë identifikuar sjelljet dhe gjërat që mund të rrisin jetëgjatësinë.

Një studim, i botuar në revistën Circulation vitin e kaluar, argumentoi se respektimi i pesë sjelljeve të shëndetshme mund të zgjasë jetëgjatësinë për gati një dekadë.

Marrja e një diete të shëndetshme

Ushqimi është i lidhur ngushtë me jetëgjatësinë. Hulumtimet kanë sugjeruar se ndjekja e një diete mesdhetare e cila përfshin shumë fruta, perime, drithëra, arra dhe yndyrna të shëndetshme, sjell një mori përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë një jetë më të gjatë.

Ushtrimet fizike

Ushtrimet e rregullta janë një ndihmë për shëndetin fizik dhe mendor, duke rritur nëpërmjet palestrës, duke filluar nga pjesa kardiovaskulare deri në ngritjen e humorit dhe energjisë, prandaj nuk është çudi që ajo gjithashtu mund të zgjasë jetën tuaj. Udhëzimet e veprimtarisë fizike rekomandojnë që të paktën 150 minuta të aktivitetit aerobik të moderuar në 75 minuta çdo javë, plus seancat forcuese dy herë në javë, japin përfitime shëndetësore dhe rritje të jetëgjatësinë.

Ruajtja e një peshe të shëndetshme të trupit

Dieta dhe stërvitja e rregullt, ndihmon njerëzit që të mbajnë një peshë të shëndetshme të trupit, të cilën përcaktohen si një indeks i masës trupore(IDM) ndërmjet 18.5 dhe 24.9. Obeziteti është i lidhur me kushtet kronike përfshirë dhe diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin, sëmundje këto që shkurtojnë jetën tuaj.

Mosteprimi me pijet alkoolike

Për vite të tëra, pirja e moderuar u tregua si zakon i padëmshëm dhe i shëndetshëm. Por kohët e fundit, opinioni shkencor ka filluar të zhvendoset drejt një qëndrimi më të kujdesshëm mbi alkoolin.

Vitin e kaluar, studimet paraprake për pirjen e alkoolit, arritën në përfundimin se nuk ka sasi të sigurt të pijes, sepse rreziqet neto për një popullsi konsumuese të alkoolit, si përshembull varësia, kanceri, aksidentet e trafikut dhe kështu me radhë, reduktojnë dukshëm jetëgjatësinë.

 Jo pirjes së duhanit

Përveç shkaktimit të kancerit të mushkërive, pirja e duhanit shoqërohet edhe me probleme serioze shëndetësore duke përfshirë sulmet në zemër, goditjet në tru dhe kancerin në rrugët e frymëmarrjes apo në mushkëri, duke e bërë kështu duhanin një kërcënues serioz për jetëgjatësinë.

Mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun, sipas ekspertëve është largimi sa më shpejt që të jetë e mundur nga pirja e duhanit, për të minimizuar kështu kërcënimet për shëndetin.

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore20 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix20 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook