Lidhu me ne

Kryesore

GAZETAR I VJETËR APO I VJETRUAR?

Gazetar i vjetër apo i vjetruar?

Nga Manjola Arizaj Zeka

Çdo të thotë të jesh gazetar i vjetër? E bëj këtë pyetje, sepse herë pas here, ngrihet një stuhi që sulmon ‘gazetarët e vjetër’, si të dalë mode, si zënës të rrugës për të rinjtë etj.,gjëra të tilla… Ka pasur një stuhi të tillë edhe kur nisa unë këtë profesion. Por gazetarët e vjetër të atëhershëm, janë përsëri sot, akoma më të fortë, madje. Unë kuptova se ‘i vjetër’ është krejt ndryshe nga ‘i vjetruar’. Gazetarët e vjetruar po i nxjerr jashtë vetë sistemi, madje çfarëdolloj sistemi, nisur që nga mënyra e të shkruarit, mënyra e të folurit, pamundësia e artikulimit, apo fjalori bosh.  Por nga ana tjetër, çdo me thënë të jesh gazetar i ri? E para dhe më kryesorja që mendoj është se, një gazetar i ri duhet të ruhet nga deliri dhe njëkohësisht të mësojë respektin, për punën e kolegut që e quan të vjetër. Një ‘sëmundje’ e zakonshme për gazetarët e rinj shqiptar të këtyre 30 viteve demokraci është se kanë menduar se gazetaria ka nisur kur kanë nisur ata të shkruajnë, apo bëjnë kronika. Kështu ka ndodhur dikur, kështu ndodh edhe sot. Të jesh i ri në profesionin e gazetarisë nuk do të thotë të bëhesh nihilist. Sepse emrin tënd nuk e rrit duke bërë analizën e punës së paraardhësve të tu, por duke bërë punën tënde, sa më mirë. Sepse të bësh mirë punën e gazetarit, nuk do të thotë të vesh në jetë vetëm çfarë ke mësuar në shkollë, apo gjatë rrugës kur rastësisht i ke hyrë këtij profesioni. Jo! Do të thotë më shumë se kaq. Fillimisht do të thotë dinjitet kundrejt kujtdo. Do të thotë kulturë kudo. Do të thotë inteligjencë përherë. Do të thotë respekt për çdo profesion tjetër. Do të thotë mirënjohje për punën e të tjerëve. Do të thotë madje edhe falënderim, sepse po të jepet një mundësi që mijëra të tjerë nuk e kanë. Arroganca, mosmirënjohja, falsiteti, provokimi, agresiviteti, tundja e bexhës, përdorimi i titullit gazetar (duhet fituar në fakt) në çdo vend, janë disa nga tiparet që e shëmtojnë një gazetar të ri dhe që fatkeqësisht i gjejmë sot me shumicë. Ashtu si ka dhe gazetarë që ulërasin dhe bëjnë zhurmë me punën dhe mendjen e tyre dhe këta janë për t’u admiruar.

Nëse rikthehem edhe njëherë tek ‘lufta mes gazetarëve të vjetër dhe të rinj, këta të fundit veç përfitime mund të kenë. Gazetarët e vjetër, nuk janë si një vegël makine që pas një kohe duhet ndërruar, por sa më shumë kalojnë kohët, aq më shume ata profesionalizohen, në rrugët që kanë zgjedhur. Të rinjtë kanë rrugë të gjatë. Dhe në këto kohë kur gazetaria është ‘liberalizuar’ mund të bëhen të vjetër brenda pak muajsh. Por kjo fatkeqësisht nuk do të thotë se janë bërë më profesionistë. Nuk kam ndërmend aspak të bëj krahasime me çfarë ofrohej dikur nga redaksitë për gazetarët dhe çfarë ofronin gazetarët për redaksitë me kushtet e sotme. As të bëj krahasim mes lirisë së sotme për të folur krejt pa përgjegjësi, me të dikurshmin kujdes në çdo fjalë, jo vetëm pse të kthente redaktorja shkrimin pesë herë, por se të nesërmen e gjeje derën e redaksisë të zënë nga njerëzit që kishe guxuar të përmendje. Nuk i bëj krahasimet, sepse mendoj se çdo kohë ka të mirat, benefitet dhe të këqijat e saj në fushën tonë. Por ama do të këmbëngulja përherë, jo në rolin e profesoreshës, por të një gazetareje që e adhuron profesionin e saj dhe është mirënjohëse kundrejt çdokujt që ka dhënë sadopak në këtë profesion: Tek respekti ndaj punës së gjithsecilit, brenda dhe jashtë fushës sonë, e mbi të gjitha të mos harrojmë asnjë moment se gazetarët janë në shërbim të publikut, jo të vetes. Sepse mund të jesh gazetar i ri në moshë, por i vjetruar në profesion.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore22 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix22 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook