Lidhu me ne

Temporal

Tre sugjerime për lirinë e shtypit

Analiza e shefes së “Deutsche Welle”: Tre sugjerime për lirinë e shtypit

Sot (3 maj) festojmë ditën e lirisë së shtypit. Por ka pak arsye për të festuar, thotë kryeredaktorja e DW-së, Ines Pohl, dhe bën tre sugjerime për forcimin e qëndrueshëm të lirisë së shtypit.

Ndalim publikimesh, heqja e bazës ekonomike dhe burgimi njihen si modele të sjelljes së shteteve represive që kërkojnë kështu të shtypin shprehjen e lirë të mendimit në vendet e tyre.

Por ndërkohë ekzistojnë rreziqe që nuk mund të kuptohen aq lehtë – e në krye të tyre është struktura virale e internetit: njerëzit, gjithnjë e më shumë edhe makinat, përhapin gënjeshtra, video të rreme dhe foto që synojnë të manipulojnë enkas. Lajmet e rreme, fushatat e dezinformimit në mediat sociale, shpifjet dhe kërcënimet janë bërë të zakonshme. Aty veprojnë gjithnjë e më shumë profesionistë të vërtetë nga fusha e komunikimit. Për shembull, në RT (Russia Today) dhe për fat të keq edhe në Al Jazeera.

Komunikimi i tyre duket i këndshëm, e nganjëherë edhe me humor. Në një botë të komplikuar, ata tërheqin me ofertën e thjeshtimit. Përveç kësaj, shtetet gjithnjë e më shumë po përpiqen ta kthejnë internetin kozmopolit në një intranet të censuruar të vendit. E shohim këtë në Iran, në Kinë, në Rusi dhe në Turqi.

Ka vetëm një përgjigje për këtë: Njerëzit duhet të mësojnë ta dallojnë gënjeshtrën nga e vërteta. Kjo kompetencë në fushën e medias duhet të bëhet pjesë integrale e edukimit shkollor, për të rriturit duhet të ketë oferta tërheqëse. Oferta, në të cilat gjithnjë transmetohet se në fund do të jenë në rrezik jo vetëm liria e mediave, por edhe liria e shprehjes së mendimit në hapësirën “private” pa frikë nga represioni.

Politikanët të tregohen të përgjegjshëm

Politikanët demokratë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe ata nga Evropa dhe Gjermania, janë tepër të zellshëm, kur është fjala për t’i bërë temena Kinës. Nuk ka rëndësi se liria e shtypit në këtë vend thuajse nuk ekziston dhe se transmetuesit e huaj të pavarur, si Deutsche Welle, atje janë bllokuar. Përfaqësuesit e biznesit mendojnë për biznese kur kujtojnë Kinën dhe jo për të drejtat e njeriut.

Edhe për Iranin, flitet më shumë për mundësitë ekonomike, sesa për 20 gazetarët që po mbahen në burgjet e torturave të Gardave Revolucionare. Në Bangladesh dhe Pakistan, blogerët vënë në rrezik jetën e tyre, kur raportojnë në mënyrë kritike për islamizmin në rritje në vendin e tyre. Pakkush i mbështet nga jashtë.

Bota duartroket princin e Arabisë Saudite, sepse i lejon gratë të shkojnë në kinema, në stadiume sportive dhe madje tani ato lejohen edhe t’i japin makinës. Por ku është thirrja për blogerin Raif Badawi, i cili ende gjendet në një burg në Arabinë Saudite?

Lista është e gjatë. Është listë e trishtuar. Dhe sot është dita e duhur për t’i matur politikanet dhe politikanët edhe me atë çka bëjnë kundër sulmeve të shtuara ndaj lirisë së shtypit. A u tregojnë ata diktatorëve qartë, se cilat janë vlerat tona? A janë ata të gatshëm të heqin dorë nga biznesi, nëse këto vlera shkelen haptas? A e lidhin ata gatishmërinë për të dhënë ndihmë zhvillimore me situatën e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit?

Gazetarët – faktori vendimtar

Liria e shtypit nuk jepet vetëm nga lart. Njëra gjë është korniza ligjore, qëndrimi i brendshëm i çdo gazetari është gjëja tjetër. Sidomos gazetarët nga vendet me një sistem liberal mediash duhet të shërbejnë si shembull për kolegët që punojnë në rrethana të vështira.

Për mua të jesh gazetare do të thotë t’i shikosh gjithnjë me dyshim bindjet e veta, – ose të kolegëve, – dhe gjithmonë ta vësh në pyetje edhe atë që është e sigurt. Dhe posi, mos të kesh frikë të marrësh duartrokitje nga ana e gabuar. Për shembull, unë e shoh me shqetësim të madh diskutimin se duhet të flasim me politikanët populisto-djathtistë të AfD-së (Alternativa për Gjermaninë). Nëse i injorojmë të gjitha grupet politike, politikanët e pakëndshëm ose figurat e tjera publike që nuk përshtaten me botëkuptimin tonë, ne injorojmë, lëmë një boshllëk, i cili më pas plotësohet nga të tjerët.

Dhe me këtë ne në fund të ditës dëmtojmë lirinë e shtypit, që duam ta festojmë sot.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix6 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi19 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi19 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix19 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix19 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske20 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook