Lidhu me ne

Kioske

Më thuaj sa vjeç je të të them sa orë gjumë të duhen


Ndërgjegjësimi për rolin e gjumit në shëndetin tonë është gjithnjë e në rritje. Gjumi është thelbësor për mirëqenien fizike por edhe shëndetin mendor. Ekspertët thonë se njeriu ka nevojë mesatarisht për 7-9 orë gjumë, por ka të tjerë që besojnë se orët e gjumit të nevojshme për njeriun duhen llogaritur në bazë të moshës së tij. Në kohët e fundit, teknologjia moderne është transformuar në një prej shkaktarëve kryesorë të lodhjes fizike dhe mendore.

Përdorimi i pajisjeve teknologjike pengon trurin të çlirojë melatoninë, hormoni që na vë në gjumë. Kjo pengesë ndodh për shkak të ndriçimit blu të këtyre pajisjeve, ndërkohë që truri e prodhon këtë hormon në errësirë. Ka njerëz të cilët janë të mendimit se 5 orë gjumë janë të mjaftueshme për shëndetin. Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se pasojat e sasive të kufizuara të orëve të gjumit janë të rënda për shëndetin, sidomos për zemrën. Përpos të tjerave, njerëzit që flenë më pak se 7 orë, janë më të prirur të shtojnë në peshë e të vuajnë nga diabeti.

Orët e Nevojshme Të Gjumit Sipas Moshës

Një ekip ekspertësh i Universitetit të Harvardit ka listuar orët e nevojshme të gjumit sipas çdo moshe.

Sipas të dhënave të ekspertëve:

Të sapolindurit nga 0-3 muaj duhet të flenë 14-17 orë në ditë

Foshnjet nga 4 në 11 muajsh duhet të flenë 12-15 orë në ditë.

Fëmijët nga 3 deri në 5 vjeç duhet të flenë 10-13 orë në ditë.

Fëmijët nga 6 në 13 vjeç duhet të flenë nga 9 në 11 orë në ditë.

Adoleshentët nga 14 në 17 vjeç duhet të flenë 8 deri në 10 orë në ditë.

Të rinjtë nga 18 në 25 vjeç dhe të rriturit deri në 64 vjeç duhet të flenë nga 7 në 9 orë në ditë.

Të moshuarit mbi 65 vjeç duhet të flenë nga 7 deri në 8 orë gjumë në ditë,

Ekspertët thonë se lista e mësipërme është optimale dhe se organizmi e nevojat për gjumë të individëve janë të ndryshme. Sidoqoftë, nuk duhet të harroni se gjumi dhe pushimi janë shumë të rëndësishme për parandalimin e shumë sëmundjeve.

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar2 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore2 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix2 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix2 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar2 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix2 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix2 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix2 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook