Lidhu me ne

Kioske

Një listë me arsye dhe emra artistësh që iu futën politikës

Një listë me arsye dhe emra artistësh që iu futën politikës

Që nga fillimi i viteve 1990, fenomeni i artit të angazhuar në shoqëri është zhvilluar vit pas viti. Ashtu siç ndodhi me rastet simotra në botë, edhe në Shqipëri nuk kanë qenë të pakta rastet kur një artist (për shembull Edi Rama, Arben Imami) është angazhuar në politikë. Kohëve të fundit, vihet re që shumë artistë i janë përkushtuar politikës.

I fundit në listë është Erion Isai, i zyrtarizuar nga Partia Socialiste si kandidat për kryetar bashkie në Kolonjë. Eliza Hoxha, me profesion arkitekte dhe e njohur prej shumë kohësh për karrierën në muzikë, u bë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës.

Memli Krasniqi, ish-anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”,  ka qenë nënkryetar i PDK-së në Kosovë dhe ka shërbyer më herët si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Aktualisht është kryetar i grupit parlamentar të PDK-së. Greta Koçi ka shërbyer si kryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Gaz Paja nuk është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ka qenë më tepër se thjesht mbështetës i një force politike, duke marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të FRESSH-it. Julian Deda është përfshirë në strukturat e PD-së si anëtar i Këshillit Kombëtar.

Pjesë e dy forcave politike më të mëdha në vend kanë qenë edhe aktoret Raimonda Bulku dhe Luiza Xhuvani, përkatësisht te PD-ja dhe PS-ja. Lista me artistët që u angazhuan politikisht mund të jetë më e gjatë, por këtu jemi edhe për tjetër çështje.

Ç’lidhje ka politika me artin?

Siç e thamë më sipër, pas qindra vitesh debat për autonominë e artit, pas viteve 1990, shumë shoqëri e panë të nevojshme ta përdornin artin për të ndërhyrë në jetën shoqërore dhe ekonomike. Si rrjedhojë, shumë artistë u angazhuan politikisht dhe fundja nuk është absolutisht diçka e keqe.

Ç’rol mund të luajë arti në politikë?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjes komplekse, le të shqyrtojmë shkurtimisht disa nga arsyet pse artistët i futen politikës.

Arti i intereson politikës

Të gjithë biem dakord mbi fuqinë e artit për të bashkuar miliona njerëz. Atë e kemi kudo, duke nisur nga mënyra si vishemi e deri tek mënyra si flasim. Pra, për partitë politike është e rëndësishme që të bëjnë pjesë të strukturave artistët bazuar në fuqinë e tyre për të thithur një numër të konsiderueshëm njerëzish. Për shembull, Erion Isai ka gjasë të ketë më shumë potencial për t’u votuar sesa një kandidat tjetër jo fort i njohur.

Politika u intereson artistëve

Për të qenë të drejtë, na duhet të përmendim edhe rastet kur artistët i futen politikës për arsye që nuk kanë lidhje me artin. Ambicia personale (dhe financiare) është një ndër to.

Rastësisht artist

Sa artistë e gjetën veten rastësisht në këtë profesion? Në një intevistë për “Tempora”, Isai rrëfeu se “Altin Basha, Dritan Hoxha dhe Top Channel bënë një çmenduri kur i besuan skenën një djali të ardhur me autobus në tre të mëngjesit nga Erseka”. Po kështu, Memli Krasniqi u bë i famshëm rreth të njëzetave, në kohën kur muzika rep debutoi për herë të parë në Kosovë. Pra, një ndër arsyet pse shumë artistë i janë përkushtuar politikës lidhet edhe me faktin se u bënë të tillë para se të kuptonin se ç’donin realisht të bëheshin.

Politika ka potencial

Ukrainasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si president. Theksojmë gjithashtu që një pjesë e artistëve, sado suksese të kenë në karrierë, fuqia e tyre është e kufizuar ndaj politika është e dobishme për realizimin e projekteve të ndryshme.

Jo gjithçka bëhet për para.

Kjo pikë kundërshton pikën e dytë. Jo çdo artist i futet politikës vetëm për ambicie financiare. Sot, në Shqipëri nuk është fort e vështirë të paguhesh mirë nëse je artist.

Pra, a mund ta ndryshojë arti politikën?

Së paku mund të ndikojë. Në shoqërinë tonë, ka një tendencë për ta parë artin të ndarë nga çështjet shoqërore dhe politike; ka gjithashtu një tendencë për t’i parë artistët e angazhuar me një sy kritik; shumë më kritik seç duhet. Në fakt, përgjigjja është paksa komplekse pasi nuk kanë qenë të pakta rastet kur artistët e angazhuar politikisht kanë dështuar, por nga ana tjetër nuk kanë qenë të pakta as rastet e suksesshme. Megjithatë komunitetet artistike dhe vetë artistët kanë mjaftueshëm fuqi për t’i përcjellë problemet në mënyrë që të mos bien në vesh të shurdhët.

Në të tilla kushte, me kaq shumë artistë që po i futen politikës, shpresojmë që këto bashkëpunime të shkojnë përtej parashikimeve, ose së paku, të mos mbeten thjesht premtime.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske11 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar11 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore11 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix11 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix11 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar11 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix12 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix12 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix12 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook