Lidhu me ne

Kryesore

Nga këshilltar i Veliajt, në kritik! Malaj: Do e sfidoj atë arrogant


Ditët e fundit, ish-ministri i Financave në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj, ka lëshuar një seri kritikash ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Rritja e arrogancës fillon nga Bashkia e Tiranës. Kam kundërshtuar moslejimin e shitësve në rrugë. Nuk po flas për qumështin, por si mund të sillesh me arrogancë për atë që nxjerr dy tufa presh, një arkë domate, disa qepë për të blerë një palë këpucë, për të dërguar djalin në shkollë apo për të shkuar diku,” tha Malaj në një rast.

Në një tjetër intervistë, Malaj tha se janë shtuar taksat në Tiranë “dhe kjo gjë ka shkaktuar mjaft problematika”. Malaj tha gjithashtu se Veliaj po bën një reklamë të dëmshme në televizione dhe rrjete sociale.

“Ne duhet të mësojmë politikanët tanë të qeverisin në bazë të ligjit. Ata nuk janë të dërguarit e të Zotit. Ata menaxhojnë paratë e qytetarëve dhe duhet të rritet ndërgjegjësimi dhe reagimi i qytyetarëve. Reklama që bën Veliaj është e dëmshme. Televizionet japin kasetat e Veliajt. Risqet ekzistojnë, ndryshimi qëndron në raportin që krijojnë politikanët. Bëni kujdes, kush ju jep gjëra falas, asgjë e mirë nuk hahet thatë,” tha Malaj.

Por pse erdhi ky ndryshim në qëndrim i Malajt?

Ish-ministri ka qenë për disa kohë këshilltar i kryebashkiakut aktual të Tiranës. Por tani ai thotë në një intervistë për A2 CNN se do donte ta sfidonte Veliajn, ose më shumë do donte të sfidonte modelin e tij social-ekonomik.

Ai e gjykon qeverisjen e Veliajt si “arrogante” dhe kjo ka qenë përplasja kryesore që i ka larguar.

“Unë pranova të jem këshilltar i tij, por ishte kërkesë e tij, edhe pse kisha të drejtën morale që të mos bashkëpunoja me atë njeri”, thotë Malaj, pa dhënë shumë detaje.

Por konkretisht çfarë ndodhi? “Duhet të qeverisim me zemër dhe jo me gjoba. Ekonomia zhvillohet duke ndihmuar biznesin, që të kalojë nga ekonomia informale tek ajo formale. Nuk qeveriset me këtë llojë arrogance”.

Një kandidaturë teorike e Malajt përballë Veliajt do të pengonte Veliajn në figurën e tij si pasues i Edi Ramës? “Nuk më pëlqen fjala pengim, thjesht konkurrim”, thotë ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, por shton se Veliaj “me këtë model qeverisje po pengon veten”.

“Unë atij i dal përballë, i them direkt gjerat që nuk shkojnë.  Unë nuk bëj debat prapa shpine, nuk bëj shpifje të parafabrikuara si Mjafti, që sillte gomarin përballë ministrisë”, shton ai.

“Nuk kam parë politikan të majtë të thotë qe shisja fiq, dhe të bëjë dasmë në kala, madje dy dasma. Është habitur edhe Rexhep Qosja. Të kisha qenë unë ministri i Çështjeve Sociale të një vendi të varfër, dasmën do ta bëja vetëm me familjarët, dhe me pas do të merresha me varfërinë e vendit”, thumboi Malaj.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore3 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook