Lidhu me ne

Gatime

Bombaj: Vlerat ushqyese të orizit dhe disa sëmundje që trajton

Orizi bën pjesë në grupin e brumërave dhe ka përqindje të lartë karbohidratesh (sheqeri), të cilat ofrojnë 85% të kalorive të tij. Kualiteti proteinik është më i lartë se te gruri apo misri

Orizi është baza e ushqimit për më shumë se gjysmën e popullsisë në botë. Por edhe ne shqiptarët në fakt e njohim mirë pasi e kemi përdorur atë rëndom në receta të ndryshme e sidomos në tavë me pulë. Dietologia klinike Blerina Bombaj shpjegon vlerat që ka orizi, por pa lënë mënjanë edhe pasojat negative që mund të sjellë në disa raste. Orizi bën pjesë në grupin e brumërave dhe ka përqindje të lartë karbohidratesh (sheqeri) të cilat ofrojnë 85% të kalorive të tij. Kualiteti proteinik është më i lartë se te gruri apo misri. Por cilin tip orizi duhet të zgjedhin njerëzit për konsum, pasi jo të gjitha llojet e orizit i ofrojnë këto të mira?

Janë dy lloje orizi më të përdorur, por pakkush e di se cili është më i shëndetshëm. Sipas dietologes njëri lloj është orizi kaf, të cilit i është hequr vetëm lëvozhga e patretshme dhe i është lënë pjesa e brendshme e saj me ngjyrë kafe. Lënia e kësaj lëvozhge e bën atë shumë më të ushqyeshëm se orizin e bardhë pasi ajo është e pasur në vitamina dhe fibra bimore. Ndërsa lloji tjetër i orizit është pikërisht ky i bardhi, që është orizi i zakonshëm i pastruar nga lëvozhgat. Ky oriz, sipas dietologes, është shumë i varfër në proteina, në fibra bimore, dhe nuk përmban vitaminë B1, çka do të thotë se nga vlerat ushqyese është shumë më inferior se orizi ngjyrë kaf.

Megjithatë orizi nuk ka vetëm vlera, por mund të shkaktojë edhe sëmundje. Dietologia e nis argumentimin pikërisht nga vitamina B1, e cila ndodhet vetëm në lëvozhgën e orizit. Me zhvillimin e teknologjisë sipas dietologes u bë e mundshme heqja e lëvozhgës së orizit dhe njerëzit filluan të preferonin orizin e bardhe ndaj atij kaf. Ky proces largoi edhe vitaminën B1 ose ndryshe Thiaminen, mangësia e së cilës shkakton një sëmundje të zemrës dhe të sistemit nervor

Këshilla dhe receta

– Mund të konsumoni orizin 2-3 herë në javë, për t’i lënë vend dhe drithërave të tjera në dietën tuaj të përditshme.

– Preferoni orizin kaf ndaj atij të bardhë (përveç rasteve ku orizi përdoret si trajtim për diskomforte intestinale, si diarre etj.).

Orizi për parandalim dhe terapi

Në kohën që shumë pak barna njiheshin për tensionin e lartë, orizi është përdorur si terapi kryesore. Tashmë njihet se vetitë e tij mjekuese qëndronin më tepër në një dietë pa yndyrë, kripë dhe kolesterol, sesa vetë tek orizi. Një rol me të vërtetë terapeutik i orizit është trajtimi i alergjive.

Orizi është joalergjik dhe qumështi i orizit është përdorur për foshnjat që janë alergjike ndaj qumështit të lopës. Edhe proteinat e orizit janë përdorur për formula ushqyese për fëmijë. Orizi është një nga ushqimet kryesore të një diete që trajton diarretë e shkaqeve të ndryshme.

Që prej vitit 2010 qarkullojnë lajme se në treg ka hyrë oriz plastik. Fillimisht nuk bëhet fjalë për oriz të bërë ekzaktësisht nga plastika por për një oriz të një cilësie më të dobët që shitej për një cilësi më të lartë. Bëhet fjalë për Kinën ku nuk është çudi që të ndodhi gjithçka, që prej skandalit të përdorimit të melaminës në qumështin e fëmijëve i cili vrau një numër të konsiderueshëm bebesh për arsye thjesht të uljes së kostos dhe përftimit më të lartë, aq sa melamina në analizat laboratorike maskohej si një proteinë, atëherë nga ky vend çfarë s’mund të presësh.

Për sa i përket orizit plastik nuk është arritur të vërtetohet asgjë. Këto lajme morën dhënë në rrjetet sociale në Afrikë në vitin 2016 kur autoritetet nigeriane konfiskuan një sasi të madhe orizit. Atëherë u aludua se arsyeja e konfiskimit ishte sepse orizi ishte plastik, por në fakt u konkludua se arsyeja ishte kontaminimi i shumtë me baktere.

Në vitin 2017 autoritetet e shtetit Gana ngritën një grup investigimi dhe ftuan të gjithë konsumatorët të çonin mostrat për të cilat kishin dyshim por në to nuk u gjet kurrë oriz plastik. Vlen këtu të përmendet se nëse orizi do të ishte plastik do të kishte një kosto më të lartë. Megjithëse kjo situata u sqarua në internet nuk pushonin videot e prodhimit të një orizi plastik. Videot mund të kenë qenë origjinale, por veprimi ka qenë i inskenuar. Oriz plastik nuk ka.

Rreziku i kontaminimit të orizit me arsenik, një element mjaft toksik i cili gjendet në ushqim në dy forma; arsenik organik dhe ai inorganik, rezulton të jetë edhe më toksiku nga të dyja. Të dy format janë prezentë natyrshëm në ambient, por me ndotjen që njeriu i ka bërë nëpërmjet industrializimit të ambientit ku jetojmë ky element toksik ka gjetur gjithnjë e më shumë rrugën për të hyrë në ushqimin që ne hamë.

Sasitë e konsiderueshëm të arsenikut i gjejmë tek uji, tek prodhimet e detit në formën e tij organike, por ama tek algat dhe tek midhjet, gjendet edhe ne formën toksike inorganike dhe bima apo ushqimi që përthith sasinë më të madhe të arsenikut fatkeqësisht është arseniku.

Por si e gjen arseniku rrugën për të mbërritur deri në ushqimin tonë?

Pesticidet, herbicidet, konservuesit e drurit, fertilizuesit me bazë fosfati, minimi i shkëmbinjve dhe gërryerja e tokës janë burimi kryesor i arsenikut. Duke qenë i tretshëm në ujë arseniku përfundon nën ujërat nëntokësorë dhe nga aty kalon te bimët që mbillen në këto toka. Orizi është një ndër bimët që akumulon më shumë nga gjithë të tjerat arsenik.

Por cilat janë efektet e arsenikut në organizëm?

Ndër to mund të përmendim, bllokim të enëve të gjakut dhe sëmundje të zemrës, diabet, çrregullime neurologjike te fëmijët dhe adoleshentët dhe kancer.

A përbën shqetësim serioz arseniku në oriz?

Padyshim që përbën një shqetësim shumë të madh?

Sidomos për popullata si e jona ku orizin e përdorim më së shpeshti, por edhe për popullata që janë më të ndjeshme siç janë fëmijët ku ushqimet e gatshme për bebe shpeshherë bëhen me bazë orizi. Gjithashtu edhe personat që duan të evitojnë glutenin, duhet të kthehen tek ushqime të cilat janë glutenfree, të cilat zakonisht janë edhe ato me bazë orizi. Sepse orizi nuk përmban gluten.

A vlen ky shqetësim edhe për orizin bio?

Patjetër që po, sepse që një produkt të quhet bio ose organik duhet thjesht që farat të mos jenë gjenetikisht të modifikuara, të rriten në toka të pambjella me produkte të zakonshme, të mos përdoren pesticide, herbicide dhe plehra kimikë. Produktet bio nuk presupozojnë që të kenë një kontroll të tokës nëse ka metale të rënda apo jo. Prandaj toka mund të jetë e kontaminuar me arsenik dhe produktet bio ta përmbajnë atë më së shumti.

A ka disa mënyra se si mund ta ulim përmbajtjen e arsenikut në oriz?

Patjetër që po. Shpëlarja me ujë të bollshëm e orizit përpara se ta gatuajmë mund të eliminojë nga 10-30 % e arsenikut. Lënia në ujë gjithë natën siç bëjmë me fasulen është një mënyrë që mund të evitojë më shumë se 50% e arsenikut.

Zierja me ujë të bollshëm dhe derdhja e tij ashtu sikurse bëjmë me makoranat, është një zgjedhje fantastike për të ulur sasinë e arsenikut. Ndër orizët që qarkullojnë në treg ai që përmban më së shumti është orizi integral. Fatkeqësisht orizi basmati, tai apo jasmin, orizët aromatikë përmbajnë më pak arsenik. Ndërsa produktet që vijnë nga India Veriore, Nepali, Pakistani janë ushqime që përmbajnë paska më pak arsenik.

Nuk po përpiqemi të themi mos hani oriz, por po përpiqemi të themi se larmia është shumë e rëndësishme. Mos e bazoni ushqimin tuaj vetëm në pak lloje ushqimesh, zëvendësoni orizin me drithëra të tjera dhe përdoreni atë më rrallë. Ka plot drithëra të tjera në treg, fatmirësisht, të cilat mund të zëvendësoni orizin sikurse janë; kuinoa, elbi, thekra, tërshëra edhe hikërori.

MË TEPËR

Kioske5 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar5 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore6 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix6 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix6 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar6 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix6 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix6 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix6 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook