Lidhu me ne

Kryesore

Henri Çili: Cikli reformist i Ramës ka përfunduar

Themeluesi i Gazetës Liberale Henri Çili thotë se kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ciklin e tij në krye të qeverisë dhe se duhet ta ndërpresë mandatin, pasi sipas tij, do t’i bënte nder sistemit.

Ai thotë se ndryshe nga mandati i parë ku u vunë re disa prirje reformiste, që pas grevës së studentëve, kryeministri i është kthyer populizmit.

Çili: Rama në krye të herët e ka nisur qartësisht si populist. Madje mund të thuhet se shenja ose fenomene të trampizmit, ai i ka manifestuar me kohë, që nga fillimi dhe shprehja e tij e famshme nuk jam politikan. Mendoj se kur u bë kryeministër pati një tentacion për të bërë gjëra reformiste dhe ndoshta u indikua ndoshta nga këshilltarët e tij që ka pasur në krah.

Nuk është pak të kesh këshilltar politik si Tony Blair. Pati një fazë jo populizmi. Po bënte gjëra antipopullore. Të burgosësh 40 e ca mi veta për faturat e energjisë është antipopullore. Disa gjëra të tjera si reforma e pensioneve, arsimit, kontrollit të territorit, pati një fazë reformiste. Por nga vjeshta e këtij viti, Rama i është dorëzuar dhe ka përfunduar ciklin e tij si reformist, dhe i është dorëzuar populizmit, i cili në Evropën jugore ka tipare puniste.

Kush mund ta përkufizojë sot se çfarë bën Rama? As ai vet nuk besoj se ai lodhet sot për këtë. Pas grevës së studentëve dhe këtej i është futur një projekti menaxhimi, populizmash, kërkesash, por nuk ka një ide thelbësore me të cilin mund ta qeverisë vendin. Sot për sot, tiparet e tij janë të tilla që ai e ka mbyllur arsyen se pse duhet të rri në pushtet. Për hir të sistemit duhet ta lërë përgjysmë edhe këtë mandat dhe t’i japë vendit një kontribut të madh. Një sistem të ri politiko-zgjedhor shumë garantist. Nuk mund të vazhdojmë kështu.

Kemi që nga viti 1995 kemi problemin e rregullsisë së zgjedhjeve. Nga ana tjetër, Rama duhet të ruaj dypartizmin. Do të bënte një gabim të madh kundër interesit publikë, të partisë së vet. Po them dy teza të tmerrshme. Dy partitizmi është një nga kushtet e ekzistencës së politikës shqiptare. Sado defekte të kenë PD dhe PS, ato janë dy parti të mëdha, të përgjegjshme dhe janë vlerë. Pa bipartizmin mendoni sikur në Shqipëri të kishin 7-8 parti dhe të bëheshin lëmsh.

-Çfarë ndodh nëse më 30 qershor shkon vetëm një parti në zgjedhje?

Çili: Katastrofë sigurisht!

Në një intervistë për “Politiko”, Çili thekson problemi thelbësor në politikën shqiptare është mënyra se si financohen partitë politike.

“Jeta jonë politike ka një sëmundje “mëmë”, mënyra se si financohet jeta politike dhe si paguhen politikanët. Metafora është e thjeshtë. Politika kërkon X lekë, ndërkohë që buxheti i shtetit jep një të katërtën e këtyre nevojave. Atëherë ku do gjenden paratë? Kjo në fillim nisi me angazhimin e njerëzve me premtim për punësim, iku administrata. Nisi me financim nën dorë të biznesmenëve me pretendimin e një tenderi. Iku gara e ndershme e tenderave publikë. Pastaj nisi me paratë nga informalja. Kostot u shtuan. Nisi dhe me para nga informalja. Erdhi një moment kur bota e krimit doli hapur, donte pjesëmarrje të hapur.

I ndeshur në të dyja partitë por i shndërruar totalisht në fenomen gjatë qeverisjes së Rilindjes. Ndoshta ka qenë e vetmja rrugë. Ka pasur edhe një slogan Rama. Bile ka biseda informale që rrugaçëve në rrugë, do t’u përgjigjemi me rrugaçëve të qeverisë. Kjo i ka sjellë jashtëzakonisht dëm jetës politike. Dekriminalizimi është një nga fitoret e mëdha të Lulzim Bashës, sepse ky fenomen nuk mund të përsëritet më. Nuk e qortoj marrëveshjen e 17 majit. Marrëveshja e 17 majit është pozitive për Shqipërinë por zbatimi i dha shumë kosto Lulzim Bashës dhe e ktheu jetën politike mbrapsht. Të gjitha këto përfunduan; kjo nuk ecet më dhe kemi nevojë për një ristart”, u shpreh ai.

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook