Lidhu me ne

Kryesore

Lubonja: Regjimi i Edi Ramës nuk rrëzohet pa dhunë

Analisti Fatos Lubonja është i mendimit se korrupsioni në Shqipëri është i integruar në sistem dhe se kemi një regjim që duhet rrëzuar. Sipas tij ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë. Duke komentuar situatën politike dhe protestën e fundit të opozitës në studion e News24, në rubrikën “Opinion” Lubonja tha se nëse studentët do kishin bërë kaq dhunë, Rama do ikte.

“Kur e pashë atë të parë me flamuj amerikanë, europianë e tullumbace thashë kjo është kot se për tullumbace këta nuk duan t’ia dinë fare se tullumbace janë vetë. Duhet të kemi parasysh dhe faktin që këta ndërkombëtarët i bien të njëjtit avaz, nuk ka ndonjë shpresë nga këto lloj protestash. Kur ndodhi e dyta thashë që këtu ka diçka që meriton. unë ngelem i mendimit se këtu nuk bëhet fjalë për krim e korrupsion. Ka shtet por ka dhe krim të organizuar. Unë jam i mendimit se këtu korrupsioni është i integruar në sistem. Kemi një regjim që duhet rrëzuar. Një regjim që duhet rrëzuar kërkon mjete më të forta se dialogu. Opsioni i dhunës është një opsion që bën kambanë alarmi. Kam bindjen sikur të kishin bërë kaq dhunë edhe studentët Rama ikte sot. Për mua ka pak dhunë, s’ka dhunë fare. Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë. Këta janë më të dhunshmit. Ky është sistemi më i dhunshëm. Të fusësh fadromat e të shkatërrosh shtëpitë e njerëzve, e një mijë e një gjëra, kjo është më shumë se dhunë”, deklaroi Lubonja.

Sipas tij vendi është një burg i madh. Për Lubonjën në Shqipëri nuk ka parti të majta, por janë të gjitha të djathta ekstreme.

“Thonë ose ikni nga Shqipëria ose na u nënshtroni neve. Në këtë kuptim nuk ka asnjë lloj shprese që të kthehen dhe të mendojnë këta që e kanë çuar deri këtu këtë vend. Një nga alibitë që ka Edi Rama është ajo se pak a shumë kjo ka ndodhur në Shqipëri, kanë bërë dhunë ca parti, kanë marrë pushtetin, nuk kanë punuar për pasurimin e popullit. Kështu bëri dhe Rama me 21 janarin, pra dhunë e cila instrumentalizohet zemërimi i njerëzve ose manipulohet një zemërim për qëllime. Unë mbetem i mendimit që këtu duhen parti të majta të vërteta që të përfaqësojnë popullin. Ata që protestojnë janë viktima, por ata që protestojnë me një koshiencë të madhe se çfarë kërkojnë. Partitë tona janë të gjitha të djathta ekstreme, s’ka të majta e të djathta”, deklaroi Lubonja.

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar8 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore9 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix9 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix9 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar9 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix9 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix9 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix9 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook