Lidhu me ne

Aktualitet

Secili gjermanin e vet

Në Shqipëri është krijuar një kakofoni e vërtetë me luftën e dy partive të mëdha që rekrutojnë deputetë të huaj për ti përdorur për qëllimet e tyre të brendëshme. Që kur presidenti Meta shpalli dekretin e anullimit të zgjedhjeve të 30 qershorit mesazhet nga Gjermania po çorodisin akoma dhe më fort. I Pari që foli ishte nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul(djahtas ne foto): ‘Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit”. 

Ky qëndrim i këtij njeriu të fuqishëm të partisë së kancelares Merkel krijoi përshtypjen se nga Gjermani po mbështetej një zgjidhje kompromisi. Por menjëherë në Shqipëri u shfaq një delegacion i bundestagut gjerman i kryesuar nga gjermano kroati i socialdemokratëve, Josip Juratovic (majtas). Ai deklaroi krejt të kundërtën e kolegut të vet të djathtë:”Nëse kushtetuta parasheh që zgjedhjet do të duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohor, atëherë ato duhet të zhvillohen në këtë moment kohor. Vetëm në këtë mënyrë, këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, duke u bazua në kushtetutë… Nëse në datë 30 Qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend, dhe kjo korrespondon me përcaktimet Kushtetuese, atëherë është në dorën e qytetarëve shqiptarë të vendosin se cfarë duan për të ardhmen e tyre. Procesi zgjedhor është proces konkurrimi dhe unë pres të marrin pjesë. Detyra e politikanëve është të përballen me problemet dhe të mos përdorin tymueset në rrugë për të realizuar qëllimet e tyre”.

Duke i shtuar këtyre deklaratave diametralisht të kundërta edhe titujt e mediave shqiptare që nuk ngurojnë të shpallin: “Gjermania foli…” është e vështirë të kuptohet se cilit mesazh duhet ti besojë publiku shqiptar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix3 orë më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske3 orë më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Kryesore3 orë më herët

Neritan Sejamini analizon deklaratat e Metës: Janë skandaloze, përfiton vetëm qeveria

Ilir Meta dhe Neritan Sejamini Në emisonin “Të paekspozuarit” analisti Neritan Sejamini u shpreh se mënyra se si flet ish-presidenti...

Mix3 orë më herët

Koha fluturon, vajza e Tom Cruise dhe Kate Holmes bëhet maxhorene

Suri Cruise po feston moshën madhore. Paparaci ka kapur një foto të saj teksa shëtit me një shoqe. Në njërën...

Mix3 orë më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin e gjirit

Olivia Munn është duke detajuar diagnozën e saj të kancerit në fazën 4, e cila e çoi në një mastektomi...

Radar3 orë më herët

Kim Jong Meta bën susta për krahët, “shërbëtorët” e tij mbajnë shënime

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Çim Pekën. Para intervistës, ai ka publikuar një video nga zyra e vet....

Radar3 orë më herët

Lulzim Basha: Rama e mund Berishën sa herë t’i dojë qejfi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në News24, është shprehur se “problemi i Edi Ramës” është me të dhe...

Radar3 orë më herët

Monika Kryemadhi konfirmon “ndarjen”: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën. Palë të treta kanë hyrë në jetën tonë

Në përfundim të intervistës për “Opinion” gjatë së cilës Monika Kryemadhi foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirisë, sulmet e...

Radar1 ditë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Facebook