Lidhu me ne

Kioske

Zuckerberg: Përgatituni për GlobalCoin, njerëzit do shkëmbejnë para me lehtësinë e një fotoje

Zuckerberg: Përgatituni për GlobalCoin, njerëzit do shkëmbejnë para me lehtësinë e një fotoje

“Mendoj se njerëzit duhet të kenë mundësinë që të dërgojnë para me të njëjtën lehtësi sikurse dërgojnë një foto”. Kështu, prillin e kaluar Mark Zuckerberg ka ngritur velin për projektin që prej kohësh një ekip i posaçëm po realizon në sekret të plotë në një godinë në ‘Menlo Park’ në të cilën mund të futesh vetëm përmes një karte specifike.

Kriptovaluta që Facebook po bëhet gati që të paraqesë të marten e ardhshme dhe që do të aplikohet vitin e ardhshëm është emërtuar ‘GlobalCoin’ (monedha globale), paraqet një platformë për transferimin e parave  që bashkon Instagramin, Whatsappin dhe Messengerin. Një monedhë pa kufinj që do të lëvizë pa barriera në tregjet ndërkombëtare e për më shumë, pa komisione, duke shfrytëzuar sistemin që eleminon çdo lloj ndërmjetësie.

Për Facebook është një bast në një moment ekstremisht delikat, në dritën e akuzave që lidhen me të dhënat personale të përdoruesve duke nisur nga skandali “Cambridge Analytica”. Nëse strategjia e Zuckerberg synon të transformojë rrjetin social në një platformë të bazuar në biseda private dhe mbi shërbime që mund të rrjedhin prej tyre, do të duhet të gjejë burime alternative për reklamimet.

Nga ana tjetër, Facebook ka bashkuar një grup partnerësh me autoritet të padiskutueshëm, nga Mastercard e Visa, te Paypal, Uber e Booking që jo vetëm do të bëjnë të mundur përdorimin e kriptovalutës por do të paguajnë edhe një 10 milionë dollarë secili për të marrë pjesë në drejtimin e sistemit.

Një pjesë e mirë e aktorëve të përfshirë në projekt, duke nisur nga sistemet e mëdha të pagesave ndërkombëtare janë të interesuara që të monitorojnë nga afër evolucionin e eksperimentit që në fakt vendos në risk modelin e tyre të biznesit.

Padyshim njoftimi i Facebook do t’i çojë kriptovalutat në botën “mainstream” të financës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore18 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix19 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook