Lidhu me ne

Kryesore

Lulzim Basha në miting: Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm

Protesta e opozitës para Kryeministrisë ka shënuar një rekord pjesëmarrjeje. Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar kundër qeverisë “Rama”, si asnjëherë më parë. Pjesëmarrja është masive jo vetëm nga rrethet, por si asnjëherë më parë edhe qytetarët e Tiranës kanë dalë në shesh kundër qeverisë. Organizatorët e protestës kanë vendosur në artopolantët në shesh përgjimet e dosjeve të vjedhjes së votave, ku ministrat e qeverisë “Rama” diskutojnë sesi bëhet manipulimi i zgjedhjeve.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur në protestë deklaroi se fitorja e qytetarëve është afër. “Si kurrë më parë është mbushur ky shesh, nga “Nënë Tereza” te “Skënderbeu”. Një ditë dhe datë si kjo do të mbahet mend përherë në historinë tonë. Rama ik del sot nga kraharori i çdo shqiptari. Ora e të vërtetës erdhi. 6 vite me radhë qëndruam, 6 vite me radhë qëndruat dhe më në fund e gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës”,- tha Lulzim Basha. Kreu i PD-së tha se kjo betejë nuk mbaron me largimin e Ramës, “por vetëm kur të kemi vendosur standarde si në gjithë Europën”.

Kreu i PD-së deklaroi se dy janë kushtet e opozitës: “Nuk ka asnjë negociatë pa largimin e Edi Ramës dhe pa dënimin e atyre që vodhën votat e shqiptarëve”.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:“Përfaqësuesit e përfaqësive perëndimore gjatë javës së shkuar më në fund kanë kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz. Atyre dua t’u them se standardi europian i kësaj zgjidhjeje kalon përmes dy hapave të panegocieshëm.

1.Largimin e Edi Ramës.

2. Zgjdhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, se janë aty se protestian për Europën, për Amerikën, pa futur aty ata që vodhën votën, nuk ka zgjidhje politike.

Ne ua kemi borxh shqiptarëve që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazare, Kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo me pazare por mbi parime dhe sot dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut të atyre që u vodhën votën shqitparëve”.

ORA 22:19- Basha në selinë e Partisë Demokratike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbyllur mitingun me një fjalim para selisë së PD. “30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë kurrë. Sonte, me bekimin dhe kërkesën tuaj, qëndrimit tonë politik për zgjidhjen e kësaj krize përmes kushtit të panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeverie tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme, i shtohet një tjetër kusht i panegociueshëm, arrestimi dhe çuarja para drejtësisë i hajdutëve të votave tuaja. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuar para drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve”,- tha Basha.

ORA 22:10 – Vetëm pak minuta ka zgjatur qëndrimi i protestuesve dhe kreut demokrat Basha e ish-deputetëve të PD pranë godinës së Parlamentit.

ORA 20:05 -Berisha: Imer Lala e ka regjistruar Ramën, i mjeri ai!

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Fax News, ka komentuar publikimin e përgjimeve nga gjermania Bild, për të cilën tha se nxori zbuluar krimet e Rilindjes. Berisha tha se Rama vrapon si një kufomë e gjallë, rrethuar me autoblinda.

“Përgjimet janë një zhvillim historik në kuptimin që i treguan Shqipërisë dhe botës se çfarë përfaqëson narkoshteti i Edvin Kristaq Ramës. Tregon se këta mender ministra janë bashkë me vrasës, me kriminel, kundër vlerave të demokracisë, kundër votës së lirë të shqiptarëve, kundër të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ky ka qenë një vendim i jashtëzakonshëm. Ymer Lala pyet nëse e ka karikuar gruaja regjistruesin, dhe kjo tregon se ai e ka të dokumentuar gjithçka për Edvin Kristaq drogën. I mjeri ai se çfarë do të shohë”,- u shpreh Berisha.

ORA 22:00 – Mësohet se Lulzim Basha pritet të mbledhë ish-grupin parlamentar të PD.

ORA 21:40- Basha fton qytetarë në marshim drejt Parlamentit

Në orën 21:50 ka përfunduar fjalimi i Lulzim Bashës. Kreu i PD i ftoi qytetarë që të nisin marshim drejt godinës së Kuvendit.

ORA 21:00- Protestë madhështore

Në protestën e nëntë të opozitës, shqiptarët u mblodhën për të kundërshtuar regjimin e Edi Ramës. Si kurrë më parë qytetarët u mblodhën nga kryeministria deri tek sheshi “Skënderbej”. Para kryeministrisë transmetohet audio-përgjimi ku shfaqet ku dëgjohet se si Edi Rama kërkon llogari për blerjen e votës. Dëgjoni se si Arben Keshi merr urdhra nga deputeti Artan Gaci. Se si i bëhet presion drejtorëve të arsimit. Po ashtu dëgjohet edhe se si Gjiknuri premton çuna problematik për të zgjidhur çështjet e votave.

ORA 20:50- Rrëzohet busti i Ramës para Kryeministrisë

Protestuesit, në mënyrë simbolike kanë ngritur një bust të Edi Ramës, të ngjashëm me atë të diktatorit Enver Hoxha. Busti është rrëzuar gjatë protestës me litarë duke simbolizuar dhe rrëzimin e qeverisë “Rama”.

ORA 20:45 -Kryemadhi: Protesta paqësore, largimi i Ramës mbyllë trazicionin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në protestën e 9-të të opozitës është shprehur se Rama kërkon të izolojë Shqipërinë. “Sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për tiu bashkuar Europës. Protesta do të jetë paqësore, Largimi i Ramës mbyll tranzicionin e zymtë e lëngues të Shqipërisë. Shqipëria është gati për ndryshimin e madh, aspirata jonë Shqipëria si gjithë Evropa. Ëndrra e Ramës izolimi i shqiptarëve. E ardhmja e të rinjve është shpresa e Shqipërisë, fati i Ramës mynxyrë për vendin. Shteti po sillet si bandit me qytetarët. Rama ka zgjedhur përçarjen dhe provokimin ndërsa në paqen dhe mirëkuptimin. Beteja me krimin e ulur në qeveri është pa kthim. Shqiptarët jetojnë në skamje për shkak të Ramës. Opozita po shpëton vendin nga gremina ku po e çon Rama. Asnjë kompromis me grabitjen e votës së lirë nga kriminelët e qeverisë. BILD vërtetoi krimin e tmerrshëm zgjedhorm do ju shkojmë deri në fund. Rama i tmerruar nga drejtësia pas të vërtetave të Bild dhe nuk i shpëton dot drejtësisë”, u shpreh Monika Kryemadhi.

ORA 20:35- Basha me familjen në protestë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, së bashku me familjen e tij është nisur nga selia e PD për të marrë pjesë në protestën kombëtare para Kryeministrisë.

ORA 20:20Mediat ndërkombëtare transmetojnë live protestën

Mediat ndërkombëtare po ndjekin me interes protestën kombëtare të opozitës sot në Tiranë. “Zëri i Amerikës” po transmeton live protestën.

Ndërkohë në shesh ndodhen dhe shumë gazetarë të mediave të huaja. Pas publikimit të përgjimeve që faktojnë përfshirjen e qeverisë në krim elektoral dhe incidenteve në protestat e kaluara, zhvillimet në Tiranë ndiqen me vëmendje.

ORA 20:05-Ish-presidenti i Republikës, Nishani merr pjesë në protestën e opozitës.

Për mikrofonin e RTV Ora, Nishani u shpreh besimplotë që qytetarët do t’a çojnë deri në fund misionin e tyre. Bujar Nishani: Nuk është më çëshjta e një palë zgjedhjeve, por nxjerrjes së vendit nga kriza e pa parë më parë. Vendi është rrënuar përfundimisht për faj të një modeli, një njeriu. Nuk ishte parë më parë në qeveri që një kryeministër të angazhohej në bashkëpunim me pjesën më të errët të shoqërisë, në dëm të të drejtës për të votuar. Sot në Shqipëri është evidente jo vetëm fati i asgjësimit të institucionit të votës. E gjithë ekonomia, institucionet janë barazuar me krimin e organizuar. Qytetarët janë të vendosur deri në risjelljen e realitetit normal. Qytetarët besoj se do ta çojnë deri në fund misionin e tyre.

ORA 20:00- Mesazhet e PD: Edi Rama në shtrat me krimin

Simbolet e protestës së sotme janë frymëzuar nga përgjimet e dosjes 339 dhe 184, të vjedhjes së zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin dhe me njerëzit e tij të korruptuar në qeveri, polici, administratë.

Një krevat i madh, ku qëndrojnë të rinj me portretet e Edi Ramës dhe të personave me të cilët ai ka bashkëpunuar si një organizatë kriminale për të vjedhur zgjedhjet. Poshtë emrit të Edi Ramës është nofka Babloku, siç e thërrasin kriminelët me të cilët ai bashkëpunon. “Imer Lala thirret babloku i vogël, kriminel i lindur, Damian Gjinuri është cilësuar me ironi si guru, për shkak të lidhjeve misterioze me një personazh misterioz indian, Saimir Tahiri quhet El Chapo si bosi i kartelit më të fuqishëm meksikan të drogës. Vangjush Dako tallet me nofkën “akullorja”, siç e thirri veten në zhargon për të treguar se është i pastër nga lidhjet me krimin. Erion Veliaj është quajtur me ironi Fiku, për shkak të historisë që tregon për t’u viktimizuar dhe Arben Keshi, perosni që del në përgjime me Ramën duke I garantuar zbatimin e skemës për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër”, bën të ditur PD.

PROTESTA/Ironia therëse e të rinjve të LSI-së

Lëvizja Rinore për Integrim, ka zgjedhur një mënyrë orgjinale për të treguar se përgjimet e eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste të lidhur me shitblerjen e votave, do të jenë arsyeja kryesore e protestës së sotme! Opozita ka disa muaj që ka ngritur këtë shqetësim dhe tani me publikimin e audio-përgjimeve kauza për zgjedhje të lira e të ndershme bëhet më aktuale se kurrë. Demokracia është në rrezik nga Edi Rama dhe banda e Rilindjes prandaj rezistenca bëhet një detyrim për këdo që e do lirinë dhe progresin e Shqipërisë drejt familjes Europiane!

“Fluturime nga puna” po nuk votuan PS, ”fugona me çuna problematik” që ruajnë zyrat e kandidatëve, ”lekë për vota” si pazar i gjësë së gjallë nuk janë e nuk do të jenë kurrë mjete demokratike.

Presidenti Meta apel para protestës: Shmangni dhunën, zgjidhja e krizës vjen përmes dialogu

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pak para nisjes së protestës së opozitës. Në një mesazh publik, Presidenti kërkon nga palët që të shmangin dhunën, duke theksuar se zgjidhja e krizës politike vjen përmes dialogut. “Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”,- deklaron Presidenti.

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, ILIR META: “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë. Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”.

Lefter Maliqi në protestë: ”Poshtë diktatura”

Deputeti që mori mandatin nga PD-ja, Lefter Maliqi i është bashkuar protestës madhështore të opozitës politike. Përmes një postimi në facebook ku lështon thirrjet ”Poshtë Diaktatura”, Maliqi thotë se populli duhet të marrë në dorë fatet e vendit. ”Sot është dita nesër do jetë vonë. I bashkohem me zemër e shpirt demokratëve të ndershëm dhe socialistëve të zhgënjyer që duan shkëputjen përfundimtare nga Rilindja e krimit dhe e korrupsionit. Rroftë Shqiperia, rroftë Demokracia, poshtë Diktatura”,-shkruan Maliqi në facebook.

Postimi i plotë: “Drejtë Protestës. Kunder zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit.Kundra instalimit të diktatures. Kundra oligarkëve, bandave, trafikantëve qe kane kapur Qeverine,qe perdoren per blerje, shantazhime, kercenime votuesish Pro zgjedhjeve të lira, te ndershme. Pro zhvillimit ekonomik, sigurise ne vend dhe ëndrres Europiane. Qeveri teknike, zgjedhje te parakohshme, ndryshim sistemi elektoral. Populli të marrë ne dore fatet e vendit dhe te vendos me vote te dretperdrejt te lire e te ndershme per deputet qe do dhe Qeverinë qe do. Sot është dita neser do jetë vonë. I bashkohem me zemer e shpirt demokratëve te ndershem dhe socialisteve te zhgenjyer qe duan shkeputjen perfundimtare nga Rilindja e krimit dhe e korrupsionit. Rrofte Shqiperia, rrofte Demokracia, poshte Diktatura”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook