Lidhu me ne

Kryesore

Agron Shehaj: Koncesionarët e Rrugës së Kombit fituan 10 milionë euro në një vit

Agron Shehaj: Koncesionarët e Rrugës së Kombit fituan 10 milionë euro në një vit

Konsorciumi i kompanive Kastrati dhe Salillari, që ka koncesionin e Rrugës së Kombit, ka fituar rreth 10 milionë euro vetëm gjatë vitit 2018. Këto të fitime janë vjelë nga taksa e kalimit që paguan çdo qytetar kur kalon në rrugën e Kombit, di dhe drejtëpërdrejtë nga buxheti i shtetit.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, në një postim publik, sqaroi se koncesionari ka marrë 10 milionë euro megjithëse trau në rrugë u vendos në shtator 2019:

“Trau në Rrugën e Kombit është vendosur në Shtator 2018 dhe ortakët e Kompanisë do fusin në xhep 10 milionë euro vetëm në 3 muaj e gjysëm punë, me një marzh fitimi prej afro 40 për qind.

Para që u janë marrë qytetarëve nga taksa e kalimit, por edhe nga Buxheti i Shtetit.”

Më tej Zoti Shehaj sqaroi se ky është vetëm viti i parë që kompania kocesionare paguhet, por ky koncesion do të zgjasë për 35 vjet, dhe “për këto 35 vjet qytetarët do paguajnë nga xhepi për fitimet e majme të koncesionarit.”

Ky koncesion, sipas ish-deputetit, është simbol i qartë se si Kryeministri Rama po përdor pasuritë publike dhe buxhetin e shtetit, për të pasuruar miqtë e tij.

Partia Demokratike ka premtuar se me ardhjen në pushtet do të shqyrtojë çdo koncesion të dhënë në mënyrë klienteliste dhe të padrejtë nga qeveria Rama.

Siç Exit.al ka shkruar më parë, koncesioni i Rrugës së Kombit është një ndër koncesionet më të shtrenjtë dhe me afat më të gjatë kohor dhënë në Shqipëri.

Në vitin 2016, Qeveria Rama shpalli fituese të koncesionit koncorciumin Kastratit – Salillari, pas katër tenderësh të dështuar. Sipas kontratës, vlera totale e koncesionit është rreth 350 milionë euro dhe do të zgjasë 35 vjet.

Në shtator 2018, koncesionari njoftoi se do të bënte me pagesë kalimin në Rrugën e Kombit. Pavarësisht protestave të shumta të banorëve të Kukësit dhe qytetarëve nga I gjithë vendi, kompania koncesionare nuk u tërhoq nga ky vendim. Sot çdo makinë apo automjet i tonazhit të ndryshëm që kalon në këtë rrugë duhet të paguajë nga 100 lekë deri në 2500 lekë për çdo kalim.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore8 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix8 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi21 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi21 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix21 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix21 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske22 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook