Lidhu me ne

Gatime

10 gjëra që nuk i dini për kosin

Kur është shpikur? Është e vërtetë që shitej dikur në pilula? Çfarë dallimi ka mes qumështit të fermentuar dhe kosit. 10 kuriozitete që ndoshta nuk i dinit.

Çfarë është – Kosi është në thelb qumësht i fermentuar, që pasi ftohet përzihet me 2 baktere të gjalla, Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus Thermophilus, e pas kësaj kthehet në kos. Kujdes: po flasim për dy baktere të mira. Ato janë tip pro-biotikë të cila mbeten të gjalla në organizmin tonë, siç kemi edhe shumë të tjera që ndihmojnë trupin për të shpërbërë ushqimet.

Miliona – Një kos përmban minimumi 10 milion bakterie në gram, të cilat duhet të jenë të gjalla dhe vitale deri në datën e maturimit të paketimit. Kosit i lejohet edhe shtimi i aromave, frutave, sheqerit ose miellit në përqindje më të ulët se 30% e produktit përfundimtar.

Çfarë stomaku? – Fjala ‘kos’ rrjedh nga turqishtja “yogurmak”. Mendohet se kosi prodhohej në Turqi që në shekullin e VI Para Krishtit. Pastorët e Azisë Qendrore e prodhonin duke e vendosur qumështin e dhisë në stomak kafshësh, për të ruajtur kur ishin në udhëtim.

Kosi në Evropë – Testet më të vjetra për prodhimin e kosit janë bërë nga Plinio Plaku në shekullin e I Pas Krishtit. Ai shkruan se barbarët nënkuptonin me kos, një substancë pak të athët, por të shijshme. Nuk dihet kush e solli kosin në Evropë, por është e sigurt që erdhi nga Azia.

Kura Turke –  Në Francë, kosi u përhap për arsye shëndetësore në vitin 1542. Françesko I vuante nga diarrea dhe medikamentet nuk po e shëronin. Sulejmani i Madhërishëm, asokohe aleat i Francës, urdhëroi një doktor që ti shërbehej kos. Lajmi i përfitimeve të këtij ushqimi ekzotik udhëtoi nëpër Evropë.

Më shumë kos –  Duhej pritur shekulli i 20-të që kosi të hynte në dietat e njerëzve. Në fillim të shekullit kur kosi nisi të konsumohej në Perandorinë Ruse, Stamen Grigorov, një mikrobiolog bullgar, identifikoi i pari bakterin Lactobacillus. Elie Metchnikoff fitoi çmimin Nobel, pasi besonte se fermentet laktike luftojnë efektet e dëmshme të disa baktereve në aparatin tretës, duke shtuar jetëgjatësinë e këtij produkti. Ky ishte një kontribut në shpërndarjen e kosit në Evropën Perëndimore. Pas zbulimit të Grigorov, në vitin 1919, Danone prodhoi i pari kosin në një fabrikë ​​në Spanjë.

Ka lidhje kosi me pjellorinë? – A e rrit kosit pjellorinë mashkullore? Janë disa substanca probiotike që shkaktojnë këto efekte pozitive. Kjo u zbulua nga një studim i 40 minjve meshkuj dhe 40 minjve femra nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts.  Minjtë që ushqeheshin rregullisht me kos, kishin testikuj më të rëndë (5%) dhe ky shtim në peshë korrespondonte me një rritje të pjellorisë: ata u çiftëzuan më shpejt dhe lindën shumë këlyshë. Pasi u testua tek njerëzit, efekti rezultoi i ngjashëm.

Pilulat – Sot prodhohet kos duke pasterizuar qumështin, i cili pasurohet me qumësht pluhur për të rritur përmbajtjen e proteinave dhe kalciumit, dhe pasi ngrohet në 43 ° C, shtohen dy bakteret Streptococcus dhe Lactobacillus. Shumëllojshmëria e shijeve që kemi provuar sot, u shpik në shekullin e 20-të. Kosi me fruta u prodhua në SHBA në vitin 1937.

Kuriozitet: Kosi u prezantua për herë të parë në SHBA në fillim të shekullit të njëzetë në formën e tabletave për ata që vuanin nga intoleranca e tretjes.

E ëmbël apo e kripur? –  Shumica prej nesh e njohin kosin vetëm në formën e tij të ëmbël. Por shija e athët e kosit kremoz, shijon edhe me ushqimet e kripura. Ka shumë ushqime në botë, ku përfshihet edhe kosi pa sheqer: pula korma indiane, salcë greke xaxiqi, ajrani turk ose labnehu libanez.

E ardhmja – Ka gjasa që kosi një ditë të bëhet një vaksinë. Shkencëtarët e Universitetit Northwestern po zhvillojnë një vaksinë me bazë bakteret e kosit dhe të djathit, e cila do të prodhonte vaksinën e zorrëve, në mënyrë që sistemi imunitar të luftojë patogjenët. Por në të ardhmen, kosi nuk do të shërbehet në kavanozë, por do të mbështillet në një formë të ngrëshme si frutat. Ky paketim ushqimor tashmë ekziston. Në vitin 2014 në Boston, perlat e para të kosit u prodhuan nga Stonyfield. Së shpejti të tjerët do të ndiqnin shembullin e tyre, duke hapur një botë mundësish për studiuesit dhe projektuesit, duke zvogëluar problemin e paketimit dhe duke prodhuar me një ndikim shumë më të ulët mjedisor.

MË TEPËR

Kioske7 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar7 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore7 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix7 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix7 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar7 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix8 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix8 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix8 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook