Lidhu me ne

Kryesore

‘Çmenden’ kompanitë e fluturimeve, biletat për në Itali 300-400 euro


Edhe kjo verë nuk i ka shpëtuar çmimeve të larta të biletave të avionëve për fluturimet drejt dhe nga Italia e shtete të tjera ku jetojnë emigrantët. Për javët e fundit të gushtit të udhëtosh nga Tirana drejt qyteteve të Italisë është një çmenduri e vërtetë. Bileta kushton mbi 300 euro për të shkuar në Milano, Romë apo qytete të tjera, madje edhe 400 euro.

Me Blue Panorama drejt Milanos, Romës, apo Torinës, nga data 24 gusht deri në fund të muajit, çmimet e biletave janë 290 euro vetëm në një drejtim.

Me Alitalia vendet janë pothuajse të zëna dhe nëse do të blesh një biletë për në Romë, minimumi është 400 euro.

Edhe destinacionet e tjera janë shtrenjtuar ndjeshëm. Nga Tirana në Vjenë me Austrian Airlines, bileta kushton minimumi 330 euro në datën 24 dhe pas kësaj date rritet në 430 euro.

As operatorët low cost nuk janë të lirë. Me Wizz Air për në Londër mund të fluturosh me 370 euro.

Rritja e çmimeve të biletave drejt Shqipërisë në fillim të gushtit dhe nga Shqipëria drejt destinacioneve të tjera në fund të tij është një dukuri e përvitshme.

Burime nga Tirana International Airport (TIA) pohojnë se kjo dukuri lidhet me trafikun e rritur në dy-tre muajt e verës nga emigrantët. Vendet prenotohen me shpejtësi për të ardhur në Shqipëri në fillim të gushtit dhe për të ikur në fund të tij dhe kompanitë reagojnë duke rritur çmimet e biletave. Nga ana tjetër operatorët nuk kanë avionë të tepërt vetëm për këta dy-tre muaj, teksa i bëjnë planet e fluturimeve që në prill deri në tetor dhe nuk i shtojnë vetëm pë gushtin, raporton “Monitor”.

Çmimet mbeten të larta dhe në 10 ditëshin e parë të shtatorit dhe më pas ulen, ku drejt Italiasë mund të gjesh bileta edhe me 50-60 euro në një drejtim.

Italia është destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit. Sipas të dhënave nga TIA në 2018-n, në total, pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.6 milionë (rritje 6%), duke zënë rreth 59% të totalit.

Ndonëse numri i operatorëve, përfshirë ata low cost, sa vjen e shtohet, Shqipria vijon të ketë çmimet e biletave më të shtrenjtat në rajon.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Letersi4 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi5 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix5 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix5 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske5 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar17 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix17 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix17 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal17 orë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook