Lidhu me ne

Temporal

Heqin shqiponjën natën, ngrenë memorialin turk ditën


Nga Aldo Baxhaku

– Rruga Dëshmorët e 15 Korrikut u bë e njohur për publikun e gjerë ditën e djeshme pavarësisht se ishte inauguruar 25 ditë më parë. Ajo është e shtruar sipas modelit të rrugëve rreth parkut të liqenit dhe të shpie në një kënd lojërash për fëmijë, i ndërtuar fringo i ri, vetëm 25 ditësh, që quhet Parku i Demokracisë së 15 korrikut. Pra dëshmorët e 15 korrikut të shpien tek demokracia e 15 korrikut. Si ide duhet pranuar se është mjaft e gjetur, por kjo nuk ishte kjo arsyeja që lajmi të bëhej interesant dhe as se kjo hapësirë kishte 25 ditë që ekzistonte si e padukshme mes nesh, por lajmi u përhap se ishte i çuditshëm. Këta dëshmorët e 15 korrikut, mirë që nuk e kanë sjellë demokracinë në Shqipëri, por 251 emrat e tyre janë skalitur në një pllakë të zezë mermeri në të hyrë të rrugës së shtruar bukur sipas modelit kontemporan të Bashkisë së Tiranës.

Padyshim që pyetja e parë që lind është përse duhet të ketë një memorial në Tiranë për disa njerëz që kanë vdekur në Turqi gjatë një tentative për grusht shteti. Pavarësisht se mund të duket tepër ndjellëse për tu sulmuar si ide nga absurditeti që rrezaton, çështja është më e komplikuar dhe përgjigjja jo edhe aq sipërfaqësore.

Së pari duhet të bëj të qartë se në asnjë mënyrë kjo çështje nuk duhet trajtuar dhe as nuk duhet të marrë karakter nacionalist ose patriotik. Fenomene që i përkasin këtyre niveleve, së paku kanë implikime të të njëjtit karakter. Një shembull është shkrimi vetëm në greqisht i tabelave në Himarë, gjë që sjell implikimin se cënohet sovraniteti i vendit duke mos i garantuar shtetasve trajtimin që i takon në gjithë territorin sipas kushtetutës. Çështja e memorialit është e një kotësie aq të madhe sa imagjinoni, nuk ka marrë as vëmendjen e kryebashkiakut në faqen e tij në Facebook.

Ama sado e kotë dhe e patrajtueshme nga ana patriotike, çështja duhet parë si tregues tipik i dy aspekteve shumë të rëndësishëm me të cilat ne bashkëjetojmë çdo ditë, vendimmarrja dhe propaganda.

Duke e nisur nga kjo e dyta, rasti në fjalë na bën të kuptojmë se sa shumë ndikohet dija jonë nga mamuthi propagandistik, për ato se çfarë ndodhin në Shqipëri. Në 25 ditë, në kryeqytet janë zhvilluar tre inaugurime në të njëjtën zonë dhe nuk dinte njeri se çfarë bëhej. Një përgjigje cinike padyshim që mund të jetë se ngjarja kishte dalë në disa media, kush ka dalë nga liqeni e ka parë, atje ishte edhe Mazniku madje më vonë edhe vetë kryebashikiaku që nuk ja vari nga Facebook. Por atëherë si shpjegohet që ngjarja mori dhënë dje e u komentua pothuajse në çdo media, deri te Zëri i Amerikës? Pra lajmi ishte fshehur, e madje edhe paraqitja e Maznikut në inaugurimin e parë ishte pjesë e propagandës kamufluese, pasi po mos të jesh i vëmendshëm ai ngjan si një turk mes turqve që po festonin ndërtimin e veprës idilike me dell demokratik nga Ankaraja. Veliaj do shquhej më lehtë nga syri pasi nuk ka karakteristika fizike prej Anadolli por gjithsesi ai mori pjesë në inaugurimin e fundit dhe u kujdes që të mos shfaqej kurrkund afër memorialit të kotë. Midis këtyre dy ngjarjeve ishte edhe vizita e Ministrit të Brendshëm turk, për të cilin dëgjuam vetëm kur doli nga zyrat e takimeve, rrugës për në aeroport.

Me gjasë mbasi të hapet sot e ta marri vesh gjithë mëhalla do jetë një nga vendet më të frekuentuara dhe të suksesshme në Tiranë” tha pa entuziazmin e zakonshëm kryebashkiaku gjatë inaugurimit, megjithëse asnjë publicitet nuk bëri për “mëhallën” e as nuk kishte ndërmend t’ja bënte.

Fakti i dhimbshëm është se sa i përket Shqipërisë, ne dimë atë që na përplas në sy e në vesh mamuthi propagandistik. Pjesën tjetër mund të jemi me fat nëse e kap syri i ndonjë reporteri, por edhe ajo zakonisht bëhet objekt diskutimi për vërtetësinë pasi e sulmon mamuthi.

Aspekti tjetër mjaftë i rëndësishëm është vendimmarrja. Memoriali i kotë na e bën shumë të thjeshtë të kemi një ide se si funksionon vendimmarrja në Shqipëri. Kush hedh paratë bën çfarë të dojë. Pra agjencia turke financoi “kompleksin” me temë 15 korriku në Turqi, kështu që ata mund të bëjnë aty çfarë të duan. Kryeministri e tha më bukur në konferencën për mediat përpara pushimeve kur foli për teatrin. Meqë nuk kemi fonde tha ai, do i japim privatit një copë të vogël të tokës publike që të na ndërtojë me paratë e tij Teatrin. Por sikur të ndërtojë një mauzoleum të dinastisë Fusha ky financuesi në derën e teatrit?

Ky projekt tregon se transparenca për projekte në prona publike është zero, madje në rastin konkret edhe sensi etikës që të paktën të respektohet njëfarë dinjiteti për tokën mbi të cilën po ndërtohet. Në mes të Parkut të Demokracisë së 15 korrikut, aty ku do të luajnë fëmijët, është simboli i flamurit turk. Projektet e financuara nga Bashkimi Europian mund të kenë një shenjë të vogël dalluese por në asnjërin prej tyre nuk ka memorialë të Robert Schuman ose Jean Monnet megjithëse për idetë e tyre do ja vlente. Ata janë baballarët e integrimit por vendimmarrja jonë e ka përkthyer integrimin si, liro tokë për një pllakë me emrat e ca njerëzve që nuk kanë lidhje fare me këtë vend por s’ka gjë se kanë hedhur lekë. A prish punë kjo pllaka? Absolutisht që jo sepse është e kotë. Po shqiponja e vendosur në Sheshin Shqiponja, çfarë pune prishte?

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino” shkruante kryeministri Rama më 11 Nëntor 2018 për simbolin e kombit. Shqiponja vulgare u hoq nga piedestali e madje në një piedestal edhe më të lartë, në rreth rrotullimin e Zogut të Zi, u vendos një strukturë që ngjan me një letër të përdorur alumini nga ato që mbështjellin sufllaqet.

Rreth 8 muaj para shpërfytyrimit publik të shqiponjës vulgare kryeministri kishte ironizuar fuqishëm nga salla e parlamentit një deputet për jetën alla turka mes ploncit dhe akshomit. Britma në funksion të mamuthit propagandistik për të fshehur të vërtetën që deputeti kish thënë: “Investitor turk që të vijë të blejë një investim privat nuk ka. Këto janë peshqesh publik në shkëmbim të një favori. Të gjitha janë dhënë nga malli i shtetit”.

Sheshi Shqiponja nuk ka më shqiponjë, atë e hoqën me natë, siç po bëjnë me shqiptarët që jetojnë aty përreth ndërkohë që ditën me diell ngenë memorialë të demokracisë turke, të ngritur me gjak dhe me propagandë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix8 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix8 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix8 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix8 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix8 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix8 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix8 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix8 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix8 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook