Lidhu me ne

Temporal

Ishulli i Sazanit,, ishulli i thesareve dhe çudive historike

Sazani, ishulli i thesareve dhe çudive historike

Sazani, ishulli i thesareve dhe çudive historike

Arkeologët në shekujt 5 dhe 6 para erës së re, kanë  publikuar të dhëna, ku shprehen se Sazani në fillim u quajtur “gur” (që rrjedh nga fjalia saso-gur). Sipas autorit të vjetër romak Sklymi, ky ishull i është dedikuar hyjneshës Athina, e cila paraqitej në vizatimet e lashta me uniformë të praruar ushtarake. Që në antikitet ishulli thërritej me emrin Sasan, që do të thotë ishulli i Shpresës. I pari që e përmend është autori i antikitetit Skilariaki, i cili thotë: “Më afër maleve Kereune është një ishull i vogël që quhet Sasan. Prej këtej në qytetin Orik (Orikum) lundrimi mban një të tretën e ditës”. Ndërsa gjeografi i shquar Aleksandër Ptolemeu shek.II-të p.e.s përmend ishullin e Sazanit në koordinatat gjeografike të tij  44º 10’ dhe 30º 30’, që janë afër realitetit të sotëm. Detari i shquar romak Plini në shekullin I p.e.s thotë, “Tremijë hapa larg nga Oriku gjendet Ishulli i Sazanit i përmendur si qendër piratësh.

Gjatë mesjetës ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Gjatë Mesjetës Sazani ishte zotërim i Venedikut, që zotëronte pothuaj pikat më strategjike të Adriatikut, madje dhe të Mesdheut”. Edhe mbreti Ferdinand i Napolit në vitin 1481 e ka përdorur Sazanin si bazë ushtarake.

Në shekullin e XV-të u pushtua nga osmanët. Në fillimin e shekullit të XIX-të, Sazani së bashku me disa ishuj të tjerë jonianë u pushtua nga Anglia, e cila në vitin 1864 ia kaloi Greqisë. Gjatë luftërave Ballkanike, në vitin 1912, për të bllokuar daljen në det të qeverisë së parë shqiptare të Ismail Qemalit, grekët vendosën trupa në Sazan. Në 30 dhjetor të vitit 1914, Sazani u pushtua nga Italia.

Në vitin 1920 italianët u përzunë nga Vlora, por jo nga Sazani. Ai u kthye në një vend internimi, më saktë në një “burg natyror” për burrat shqiptarë të besimit mysliman që kundërshtonin fashizmin. Vendimet e Beunit nuk mundën të shkonin përtej Sazanit. Numëroheshin deri 1700 veta të burgosur, të cilët jetonin në kushte mjaft të vështira, si rezultat i mungesës pothuajse totale të ujit të pijshëm. Ata merreshin me punime mbrojtëse, rrethonin ishullin me tela me gjemba dhe minonin territorin e ishullit në ato pak vende tokë që ishulli “takon” detin.

Përkatësia e Sazanit ndaj Italisë është sanksionuar nga Traktati Italo-Shqiptar i 3 gushtit 1920, i ratifikuar nga Konferenca e Parisit në 5 nëntor 1921, edhe pse ishte një tokë tërësisht shqiptare. Ishulli i Sazanit i përkiste ëndrrës së madhe të Italisë, pasi siç thuhej ajo donte t’i kishte të garantuara e të sigurta “dyert e lindjes”.

Megjithatë kohët do të ndryshonin. Më 21 tetor 1944 ishulli merret nga partizanët dhe Sazani bëhet një herë e përgjithmonë tokë shqiptare. Ishulli u çlirua nga Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe.

Nga viti 1997 në ishull u vendosën disa motovedeta dhe anije të forcave detare Italiane të cilat asistonin ne luftën kundër trafiqeve të jashtëligjshme dhe ndihmën për ringritjen e kapaciteteve operative të forcave detare dhe policisë kufitare shqiptare. Në vitin 2009, pas plot 12 vjet qëndrimi në ishull dhe një lufte të suksesshme kundër trafiqeve te jashtëligjshme, forcat detare italiane largohen nga ishulli, i cili në planet e Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare do vazhdojë të shërbejë akoma si bazë detare.

 Sazani jo vetëm që është një vend strategjik ushtarak që kontrollon tërë bregdetin shqiptar edhe kanalin e Otrantos, por ai është edhe një vend i bukur, me resurse të papërsëritshme turistike. Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer.

Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra. Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhershme nga deti të krijon përshtypjen e një lartësie shumë të madhe. Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë Jugore, me lartësi 331 metra. Klima e Sazanit është e butë, mesdhetare.

Temperatura mesatare vjetore është 16,2 gradë Celsius. Mesatarja e janarit është 10 gradë Celsius dhe e korrikut 23,4 Celsius. Sasia mesatare e reshjeve është 715 mm në vit. Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit vazhdimisht zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.

Në Sazan ndodhen  7 specie amfibësh, nga të cilat 3 janë specie të rralla. Ishulli përmban 15 specie zvarranikësh nga të cilët 13 specie zvarranikësh janë të rrallë. Disa nga këto amfibë dhe reptilë janë: Hardhucë luspore me gushë blu, hardhuca jeshile ballkanase, zhapiku evropian i bakrit, nepërka amodite gjendet në pjesën tokësore të afërt, por mungon në Ishullin e Sazanit. Mungesa e kësaj nepërke prezanton një interes të lartë shkencor sepse tregon formimin dhe ndarjen e ishullit përpara shfaqjes së kësaj specieje.

Kërcënimi, Ja pse thoshte Enver Hoxha se çelësat e Otrantos i kemi ne!

Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura. Një pjesë reliktesh nënujore si amfora e objekte të tjera janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe atë sarkeologjik në Durrës. Gjatë kohës së luftës së ftohtë ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katera siluruese, artileria bregdetare etj. Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë luftës së ftohtë ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për ushtrinë në rast lufte. Për këtë arsye njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria e asaj kohe. Udhëheqësi i asaj kohe e quante ishullin e Sazanit si një nga pikat me nevralgjike jo vetëm të Shqipërisë dhe të Ballkanit, por edhe të gjithë Evropës, duke thënë shprehjen e famshme dhe të frikshme njëkohësisht se “çelësat e Otrantos i kemi ne”.

Ish-banorët e ishullit: Jeta jonë në Sazan, e vështirë, por edhe e bukur dhe romantike

Të japësh një panoramë të plotë për ishullin e Sazanit, duhet të gërmosh në arkiva, që nga historia e hershme, për të mbërritur në dëshmitë e njerëzve që kanë jetuar e punuar atje në kohën e socializmit në bazën ushtarake detare, të cilët, siç thonë, ruajnë kujtime të bukura dhe mbresëlënëse. Ata kujtojnë një qytet i vogël të ngritur aty me të gjithë infrastrukturën e domosdoshme që ka një qendër banimi, me lokale shërbimesh dhe objekte të tjera social-kulturore. Në këtë qytet në mes ujërave të thella të Adriatikut, jeta bëhej njëlloj si kudo në qytetet e tjera të Shqipërisë. Kishte shoqëri të ngushtë, dasma, vdekje.

Për të thënë të vërtetën, thonë ata, jeta në ishull ishte e vështirë. E para, se ishe i izoluar, kishe ndonjë hall a fatkeqësi në tokë, do të prisje kur të nisej anija (luftarake), që nisej vetëm dy herë në javë për në Vlorë. Po kështu kur kishte ndonjë urgjencë do të ngrije në këmbë të gjithë ishullin, do merrej leje për lëvizjen e mjeteve deri në ministri, por edhe deti mund të ishte me dallgë. Vështirësi kishte edhe me ujin, ai vinte me autobote dhe përdorej me kursim, sidomos për të larë.

Lamtumirë Sazan!

Në shënimet e detarit të vjetër ushtarak, Diogjen Gjergji, gjejmë këtë fragment ditari, ku ai flet për largimin e një pjese të efektivit dhe të teknikës luftarake nga ishulli, në të cilin duken vlerat e një shoqërie dhe komuniteti të bashkuar mes vështirësish dhe sakrificash si pune dhe jetese. Ja ç’shkruan ai ndër të tjera:

Më 3 janar 1965, do të largoheshim përfundimisht nga ishulli i Sazanit. Në mbrëmje vijnë në anijen time Robert Bali, Kristaq Çito e më vonë Perikli Xhixho, pasi ata duke u gdhirë e nesërmja, do të niseshin për Durrës. Vjen edhe Paskal Kote e Mihallaq Papadhopuli për t’u takuar, për t’u ndarë. Kur afroi koha që do të iknin, Perikliu më thotë: Dhiogjen, kurrë nuk të harroj. Fillova të qaja si fëmijë. Berti e Kristaqi më pushtuan si ata. Dëgjova Kristaqin që tha: Lëreni, katë drejtë! Në atë moment erdhi edhe Polo Guga, pa gjithë skenën e më tha: Po, ti ç’ke, në Flotë do jemi! Do të takohemi prapë.

U ndava me ta me mall e me emocion të madh. Pas orës 24:00 të asaj nate, jepet sinjali i përgatitjes së anijeve që do të shkonin në Durrës. Të gjithë u zgjuan, kuadro e detarë edhe të anijeve që do të ngeleshin në Sazan. Askush nuk shkoi në shtëpi. Do përcillnim shokët e anijet, të cilët do të shkonin në një bazë detare, në bregdetin e atdheut.  Dolën me radhë nga baza: minaheqësja, dy gjuajtësit detarë, dragaminat, katerat silurues… Baza dhe vetë ishulli i Sazanit u duk sikur u lëkundën e lëvizën nga vendi. Buçiti ai ishull nga sirenat dhe fishekzjarrët (raketat shenjëdhënëse). Ishin momente prekëse. Sazanit, iu shkëput nga trupi i tij, një pjesë e mirë, prandaj dhe u duk se ra tërmet disa ballësh. Momente ndarjeje mjetesh e njerëzish. I gjithë ishulli, reparte e familje në këmbë, shikonin këtë largim historik e përcjellje të karvanit detar drejt veriut, i cili tashmë qe vendosur në formacion lundrimi të përbashkët. Ato lundruan derisa ne nuk i dallonim më. Lundrim të mbarë, shokëve tanë! Lundrim të mbarë, anijet tona!

U ndamë, por shoqëria mbeti e paprekur. Përsëri na dukej sikur ishulli rënkonte së bashku me grykën e Xhehnemit, atë të Arushës, shpellës së Haxhi Alisë dhe i tërë gjiri i Vlorës për atë largim. Edhe lepujt e famshëm të Sazanit kishin lënë strofullat e tyre dhe shikonin këtë skenë të papërsëritshme. Shikonin ato “gjemi” që lundronin drejt veriut, në Detin Adriatik. 

 

Guidë, Sazani, resort turistik, një ëndërr me sy hapur!...

Në vitin 2001 një grup pune me emra të njohur arkitektësh dhe specialistësh të fushës së turizmit, hartuan një nga projektet më ambicioze turistike, që mund ta shndronin Sazanin, në një nga pikat më të lakmuara turistike të Mesdheut. Ky projekt iu dorëzua Kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta, por që fatkeqësisht u mbulua vetëm me heshtje, që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Deri në ditët e sotme edhe qeveria aktuale, që pohon me të madhe se ka një strategji, që synon që turizmin ta shndërrojë në industrinë primare zhvilluese të bregdetit shqiptar, gjithçka është një retorikë fjalësh dhe projekti I dikurshëm , nuk dihet nëse ekziston edhe në letër. Nëse Qeveritë do të kthenin vështrimin nga  Sazani, kjo dhunti e natyrës do të shndërrohej në “ishulli i thesarit”, që do të tjetërsonte bregun nga Veriu në Jug. Duke u njohur me detaje projektin, mësohet se ishte  parashikuar që Sazani të shndërrohej në një resort turistik ekskluziv për të gjithë Mesdheun, për të mikëpritur kureshtarë dhe pushues. Me një kapacitet akomodues prej 3 deri në 4 mijë shtretër, aty nuk do të mungonte as edhe porti modern i jahteve, i ngritur mbi gërmadhat e portit ekzistues ushtarak të ishullit. Për ta kthyer ishullin edhe në një ambient argëtues për të pasurit, u mendua ndërtimi i një kazinoje, e cila do të qëndronte jashtë ambienteve të populluara lokale, duke shmangur kështu krijimin e problematikave sociale, të një vendi në zhvillim e sipër. Ishte parashikuar edhe ngritja e një muzeu, për të futur në muret e tij historinë e këtij ishulli, përfshi edhe ekspozimin e një koleksioni të uniformës së Ushtrisë Shqiptare, duke filluar që nga epoka e mesjetës. Për ta bërë të shfrytëzueshëm gjatë gjithë vitit këtë resort turistik u ngrit ideja e ndërtimit të një qendre për kongrese, konferenca, kurse trajnimi, madje dhe për spektakle muzikore. Ish-qyteza e ushtarakëve, krejt e braktisur, do të shndërrohej në një qendër administrative, për të ofruar argëtim, gjallëri dhe jetë nate në ishull, përmes një rrjeti të tërë baresh, restorantesh, klube nate, salla kinemash dhe aktivitete të tjera tregtare. Por të gjitha këto tani për tani mbeten vetëm një ëndërr, një ëndërr me sy hapur!…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Letersi9 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi9 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix9 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix9 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske10 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar22 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix22 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix22 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal22 orë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook