Lidhu me ne

Sport

10 trajnerët që shpenzuan më shumë në merkato


Nëse jeni në krye të një klubi elitar dhe keni nevojë për një blerje të re, për të zgjidhur një çështje në skuadrën tuaj, miliona do t’ju vihen në dispozicion, sipas dëshirës. Në të gjithë Europën, trajnerët po i shpënzojnë paratë e gatshme si kurrë më parë. Miliarda të shpenzuara në secilën merkato. Si rezultat i një shpenzimi kaq të madh, futbolli tani ka tre trajnerë, që kanë shpenzuar mbi 1 bilion stërlina për lojtarët gjatë gjithë karrierës së tyre.

Pep Guadriola, Carlo Ancelotti dhe Jose Mourinho janë tre të parët në aspektin e shpenzimeve, por sa afër është grupi ndjekës, me emra të tjerë? Epo, më poshtë janë 10 trajnerët kryesorë, që kanë shpenzuar më shumë për blerje gjatë të gjitha kohërave. Aty nuk ka vend për Sir Alex Ferguson, sipas klasifikimit të “Mirror”.

10. Unai Emery – 634.23 milionë stërlina
Blerjet – 63 lojtarë

Për të qenë i drejtë me Emery, PSG e tij harxhoi 198 milionë stërlina (222 milionë euro) për të blerë Neymar nga Barcelona. Kjo shumë përbën gati një të tretën e shpenzimeve të tij si trajner. Spanjolli ishte një “tregtar” mendjemprehtë gjatë kohës së tij me Sevilla dhe Valencia, ndërsa shpenzimet e tij tek Arsenali nuk kanë qenë ekstreme në asnjë kuptim.

9. Rafa Benitez – 677.42 milionë
Blerjet – 79 lojtarë

NeWcastle kurrë nuk i dha para për të shpenzuar, por Benitez e hapi fort portofolin gjatë drejtimit te Liverpool, Chelsea dhe Napoli. 35 milionë stërlina i harxhoi për Gonzalo Higuain (te Napoli), i cili përfaqëson blerjen më të shtrenjtë të trajnerit spanjoll.

8. Claudio Ranieri – 720.93 milionë
Blerjet – 95 lojtarë

Njeriu-mrekulli në triumfin e Leicester (në Premier League) nuk hezitoi t’i shpenzojë fondet e dhëna për merkato. Ndërsa ishte në krye të Monaco, Ranieri mori James Rodriguez dhe Radamel Falcao për një tarifë të kombinuar mbi 80 milionë stërlina.

7. Roberto Mancini – 721.41 milionë
Blerjet – 79

Njeriu që e udhëhoqi Manchester City drejt titullit të parë në Premier League, gjithashtu solli Sergio Aguero në klub për 36 milionë stërlina. Argjentinasi është nënshkrimi i tij më i shtrenjtë. Shpenzimet e Mancinit sigurisht që do të “anulohen” për disa vite, pasi aktualisht është trajner i kombëtares italiane.

6. Arsene wenger – 867.38 milionë
Blerjet – 103 lojtarë

Një “operator” i zgjuar në tregun e transferimeve, por wenger dinte kur duhej hapur portofoli i Arsenalit. Nënshkrimi i Pierre-Emerick Aubameyang për 56 milionë stërlina është blerja më e shtrenjtë e francezit ndonjëherë në merkato.

5. Max Allegri – 914 milionë
Blerjet – 87 lojtarë

Allegri aktualisht është pa punë, pas largimit nga Juventus, ku me siguri nuk ka hezituar të shpenzojë për blerje lojtarësh. Cristiano Ronaldo, Higuain, Joao Cancelo dhe të tjerë mbërritën në Torino për pagesa seriozisht të mëdha gjatë kohës së tij në stolin e “Zonjës së Vjetër”.

4. Manuel Pellegrini – 949.14 milionë
Blerjet – 82 lojtarë

Pellegrini ishte në të vërtetë njeriu që e solli Ronaldon te Real Madridi për 80 milionë stërlina në vitin 2009. Trajneri aktual i West Ham nënshkroi gjithashtu me Kevin De Bruyne (Manchester City). Te “Hammers” dha pëlqimin e tij në blerjen e Sebastian Haller dhe Felipe Anderson.

3. Pep Guardiola – 1.03 bilionë
Blerjet – 52 lojtarë

Numri më i vogël i lojtarëve të blerë në këtë “top 10”, por me shpenzime stratosferike prej mbi 1 bilion stërlina. Guardiola është një “taktik revolucionar”, por i do shumë shpenzimet.

2. Carlo Ancelotti – 1.11 bilionë
Blerjet – 85 lojtarë

AC Milan, Real Madrid, Chelsea, Bayern Munich dhe tani Napoli, kjo është lista e klubeve që ka drejtuar trajneri i njohur italian. Pra, nuk është shumë çudi që Ancelotti ka shpenzuar kaq shumë në karrierën e tij menaxheriale. Gareth Bale mbetet nënshkrimi i tij rekord.

1. Jose Mourinho – 1.40 bilionë
Blerjet – 97 lojtarë

Kjo është një shumë mjaft e madhe parash. Dy eksperienca te Chelsea, Real Madrid, Inter dhe Manchester United, ishin klubet që blenë mjaft lojtarë në kohën e portugezit si trajner. Shpenzimet e Mourinho ishin vërtet të jashtëzakonshme. Kjo shifër mund të thellohet, pot ë kemi parasysh se Mourinho dëshiron më të mirën dhe nuk i intereson nëse duhet të shpenzojë për ta marrë këtë apo atë futbollist. Ironikisht, Paul Pogba është nënshkrimi më i shtrenjtë i “Special One”./TS/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix30 minuta më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix31 minuta më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske34 minuta më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Kryesore38 minuta më herët

Neritan Sejamini analizon deklaratat e Metës: Janë skandaloze, përfiton vetëm qeveria

Ilir Meta dhe Neritan Sejamini Në emisonin “Të paekspozuarit” analisti Neritan Sejamini u shpreh se mënyra se si flet ish-presidenti...

Mix40 minuta më herët

Koha fluturon, vajza e Tom Cruise dhe Kate Holmes bëhet maxhorene

Suri Cruise po feston moshën madhore. Paparaci ka kapur një foto të saj teksa shëtit me një shoqe. Në njërën...

Mix44 minuta më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin e gjirit

Olivia Munn është duke detajuar diagnozën e saj të kancerit në fazën 4, e cila e çoi në një mastektomi...

Radar52 minuta më herët

Kim Jong Meta bën susta për krahët, “shërbëtorët” e tij mbajnë shënime

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Çim Pekën. Para intervistës, ai ka publikuar një video nga zyra e vet....

Radar57 minuta më herët

Lulzim Basha: Rama e mund Berishën sa herë t’i dojë qejfi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në News24, është shprehur se “problemi i Edi Ramës” është me të dhe...

Radar60 minuta më herët

Monika Kryemadhi konfirmon “ndarjen”: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën. Palë të treta kanë hyrë në jetën tonë

Në përfundim të intervistës për “Opinion” gjatë së cilës Monika Kryemadhi foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirisë, sulmet e...

Radar22 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Facebook