Lidhu me ne

Mix

Spitali Amerikan – Kirurgjia estetike në stinën e dasmave

Spitali Amerikan – Kirurgjia estetike në stinën e dasmave

Me ardhjen e verës shtohet edhe ardhja e ftesave për dasëm. Kjo stinë është shumë e përshtatshme për dasmat që zhvillohen jashtë, në plazh, në një hotel me pishinë ose në një oborr të gjelbëruar. Moti i ngrohtë dhe dita e gjatë e bëjnë stinën e verës stinën e dasmave.

Çdo vajzë e vogël ëndërron për ditën e saj të dasmës, si do të jetë fustani, si do të këtë modelin e flokëve, si do të duket. Çdo nuse është personazhi kryesor i asaj dite, kështu që sigurisht dëshiron të duket më mirë se çdo ditë tjetër, por cilat janë procedurat kirurgjikale dhe jo kirurgjikale që mund të zhvillohen tek nuset e ardhshme dhe sa kohë përpara dasmës duhet të kryhen ato.

Dr. Rezarta Kapaj, kirurge plastike pranë Spitalit Amerikan jep disa këshilla për kohën që duhet të respektohet për çdo procedure.

4-6 muaj përpara dasmës; Rhinoplastika dhe mbushjet me dhjamë të fytyrës dhe buzëve

Një hundë me kurriz dhe me majën që shikon poshtë gjatë gjithë historisë është asociuar me gratë e liga, shtrigat dhe perceptohet si një tipar jo i preferuar për gjininë femërore, gjithashtu, përgjithësisht, hundët me majë për poshtë karakterizohen nga problemet në frymëmarrje. Operacioni i rinoplastikës ka një periudhë gjatë së cilës hunda është ende edematoze dhe kjo periudhë, duke u varur nga karakteristikat e pacientit si dhe nga teknika operatore e përdorur mund të variojë nga 6 javë deri në 6 muaj, kështu që këshillohet që kjo ndërhyrje të kryhet disa muaj përpara ditës suaj të madhe.

Për të zbutur më tej tiparet si dhe për të krijuar një fytyrë sa më tërheqëse, në shumë raste rinoplastika shoqërohet me mbushjet e mollëzave dhe buzëve me dhjamin e vetë pacientes. Tiparet tona si shqiptare, ndryshe nga zona të tjera të Europës, karakterizohen nga mollëza të sheshta dhe buzë jo shumë të plota. Me mbushjen me dhjamë të këtyre zonave, jo vetëm arrihet një mbushje permanente dhe super natyrale, por gjithashtu lëkura ka një përfitim shumë të madh për shkak të qelizave ushqyese që përmban dhjami i injektuar. Sidoqoftë edhe kjo procedurë ka një periudhë shërimi prej 2-3 javëve kështu që është më e sigurtë të zhvillohet disa muaj përpara dasmës.

2-3 muaj përpara dasmës

Zmadhimi i gjoksit

Të gjitha vajzat ëndërrojnë për dekoltenë ideale në fustanin e dasmës dhe kjo mund të arrihet me anë të zmadhimit të gjoksit. Me zhvillimin e teknikave kirurgjikale tanimë ky operacion zgjat vetëm 45-60 minuta, nuk ka nevojë për kohë të gjatë qëndrimi në spital dhe ka fare pak ose aspak dhimbje. Gjithashtu, shumë e rëndësishme, nuk ndikon aspak në aftësinë e të dhënit gji për bebet e bukura, që do të vijnë në jetë më pas. Është mirë që kjo procedurë të zhvillohet 2-3 muaj përpara dasmës.

1 muaj përpara dasmës

Procedura mini invazive

Tani që dasma afrohet edhe stresi rritet. Në këtë periudhë nuk këshillohen operacione invasive, por procedurat mini invazive. Sidoqoftë edhe këto procedura e kanë një periudhë shërimi dhe sigurisht që nusja nuk dëshiron të marrë pjesë në dasëm me një nxirje sado e vogël qoftë ajo.

Botox

Për ngritjen e lehtë të vetullave dhe sheshimin e vijave të nevrikosjes, dy vijat vertikale në ballë që mund të jenë shtuar disi nga stresi i dasmës dhe nga vëzhgimi i gjatë i listës së të ftuarve. Botox siguron një ballë të lëmuar dhe një vetull të harkuar edhe kur jemi pa make up, gjithashtu botox masseterik siguron një fytyrë më të relaksuar dhe një hollim në zonën e nofullave, ndërsa botox i aplikuar në sqetull ju jep rehatinë e të kërcyerit pa fund në netët verore, pa u trembur nga djersa.

Acidi hialuronik

Mbushjet me acid hialuronik janë mjaft të thjeshta për pacientin, i cili u kthehet punëve të përditshme dhe madje ditën e injeksionit mund të shkoni të provoni menunë pa frikë. Zona poshtë syve dhe mbushja e buzëve janë procedura mjaft të kërkuara nga nuset e reja. Gjithashtu rinoplastika likuide, pra mbushja e hundës për të krijuar një profil më të bukur mund të zhvillohet në këtë periudhë. Me anë të këtyre injeksioneve mund të sigurohet volum në zonat ku ai mungon dhe mund të thjeshtohet mjaft puna e artistit të make up, lapsi deri sipër buzës së lartme nuk do të jetë më i nevojshëm. Sigurisht që këto procedura duhet të kryhen në duart e specialistëve në mënyrë që t’ju pakësohet stresi përpara dasmës, jo t’ju shtohet një stres ekstra. Nuk ju pëlqeu pamja e re? Gjithçka mund të kthehet në gjendjen e mëparshme me anë të injektimit të një enzime.

Mezoterapia dhe PRP

Për një lëkurë rrezatuese në ditën e dasmës injeksionet e acidit hialuronik, vitaminave dhe PRP mund të aplikohen duke filluar 2 ose 3 muaj përpara dasmës. Këto procedura aplikohen edhe në flokë për të patur flokë të shndritshëm, një nga elementët më të rëndësishëm të një nuseje të bukur, por kujdes, injeksioni i fundit nuk duhet të jetë më afër se një muaj përpara ditës së madhe.

Ditën e dasmës

Kjo është dita juaj! Ju jeni ylli i ditës dhe nuk diskutohet që do të shkëlqeni. Mos harroni se pavarësisht injeksioneve, kirurgjisë estetike dhe make up, një fytyrë e lumtur, dy sy që qeshin janë gjithmonë shumë shumë të bukur.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Rezarta Kapaj kontaktoni në 042357535 ose klikoni në:
rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Op. Dr. Rezarta Kapaj

Kirurge plastike

Spitali Amerikan 2

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske20 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar20 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore20 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix21 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix21 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar21 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix21 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix21 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix21 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook