Lidhu me ne

Kryesore

E frikshme! Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Europës


Kryeqyteti i Shqipërisë vijon që të jetë një ndër vendet më të ndotura të Europës. Indeksi, i cili përllogaritet nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti.

Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës dhe i treti si qytet, pasi në vend të parë renditet Tetova në Maqedoni dhe Chelyabinsk në Rusi.

Përkeqësimi i nivelit të ndotjes në Tiranë, sjell edhe uljen e cilësisë së jetës për ata që jetojnë apo që po mendojnë të shpërngulen në kryeqytet. Numbeo shërben si baza më e madhe e të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetës për të huajt që kërkojnë informacion për vendet ku do të udhëtojnë apo do të jetojnë.

Pas Tiranës, kryeqyteti i dytë më i ndotur i Europës është Shkupi. Sipas të dhënave të publikuara nga Numbeo, indeksi i ndotjes në Shkup shënoi 82.6. Por, ndryshe nga Tirana, indeksi i ndotjes në Shkup nuk ka pësuar ndryshime gjatë pjesës së parë të viti.

Sipas renditjes që ka realizuar Numbeo, tek qytetet më të ndotura mbizotërojnë ato të Europës Lindore dhe Juglindore, kryesisht në Rusi, Maqedoni, Bosnje dhe Ukrainë.

Ndër qytetet më të ndotura të vendeve që janë anëtare të Bashkimit Europian renditet Napoli, i cili është në vend të gjashtë, ndërsa Bukureshti i Rumanisë renditet në vendin e 9.

Qyteti më pak i ndotur i Europës, sipas vlerësimit të Numbeos është Helsinki, kryeqyteti i Finlandës, i cili ka shënuar për 6-mujorin e 2019-s vetëm 12.4 pikë në indeksin e ndotjes.

Qytetet të tjera më pak të ndotura janë Rekjaviku, kryeqyteti i Islandës, Zyrihu në Zvicër, Stokholmi, Malmo dhe Gothenburg në Suedi, Vjena në Austri dhe Kopenhageni në Danimarkë, të cilët kanë shënuar më pak se 20 pikë në indeksin e ndotjes, shkruan ‘monitor’. Në total, janë marrë në shqyrtim 82 qytete të kontinentit Europian.

Indeksi i Numbeo është një përllogaritje e ndotjes së përgjithshme të një qyteti. Pesha më e madhe i është dhënë ndotjes së ajrit dhe më pas ndotja e ujit, si dy ndër faktorët kryesorë. Një peshë më të ulët kanë llojet e tjera të ndotjes.

 

MË TEPËR

Kioske5 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar5 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore5 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix6 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix6 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar6 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix6 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix6 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix6 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook