Lidhu me ne

Temporal

Nga Lutfi Dervishi/ Do të bëjnë fajtor edhe për vapën

Analisti Lutfi Dervishi ka bërë një koment në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi ynë. Në një postim në rrjetet sociale, Dervishi shkruan se për çdo gjë, çdo koment apo sjellje, do të të vënë një “etiketë” apo do të bëjnë fajtor.

Sipas Dervishit, nëse kritikon qeverinë do të thonë se të paguan opozita, por nëse kritikon opozitën do të thotë se je shitur te qeveria.

Për më tepër, Dervishi thekson se “Nëse nuk shkruan të hakërrehen…. pse nuk shkruan.?!
Nëse shkruan, gjithsesi ti do të jesh fajtor për…
për 13 tetorin, 30 qershorin, për negociatat, për zjarrin në Amazonë, për faktin që ka dy muaj që nuk bie shi, për krizën e refugjatë, për Brexit, dhe padyshim edhe për krizën në detin e Kinës.
Por do të jesh fajtor edhe pse ai/ajo është pa punë, pse ai/ajo nuk del në televizor, pse nuk i ka dalë llotaria amerikane, pse nuk ka fituar llotarinë kombëtare dhe pse tani…. bën kaq shumë vapë!”

Postimi i plotë:

Nëse…

Nëse kritikon qeverinë do të thonë se të paguan opozita,
Nëse kritikon opozitën do të thotë se je shitur te qeveria,
Nëse i kritikon të dy do të thonë bën lojën e oligarkëve…
Nëse i kritikon oligarkët do të thonë i shantazhon për t’u marrë para!
Nëse i kritikon të gjithë do të thonë…ky është i çmendur.

Nëse përdor emra në shkrim do të thonë e ke personale
Nëse nuk përdor emra do të thonë…ke frikë të përmendesh emra!
Nëse merresh me gazetari investigative do të thonë: gjobvënës
Nëse nuk merresh do të thonë: pse nuk investigon?
Nëse ke mbetur pa shtëpi e katandi do të thonë: ti nuk bën hajër për vete
Nëse ke shtëpi e katandi do të thonë: aaaa edhe ti si gjithë të tjerët, i korruptuar.

Nëse merresh me një ngjarje të aktualitetit do të thonë: ku ishe ti më 1991? 1996? 2006? 2016?!
Nëse shkruan për të shkuarën do të thonë: po pse nuk shkruan për këto që ndodhin sot?!
Nëse kritikon një lider do të thonë: po pse nuk e kritikon tjetrin.
Nëse i kritikon të dy (apo të tre) do të thonë: e bën për snobizëm.
Nëse shkruan për sportin do të thonë…nuk ta mban të shkruash për politikë.
Nëse shkruan për politikë do të thonë të gjithë merren me këtë sport!
Nëse shkruan për liderët, do të thonë: pse nuk shkruan për njerëzit.

Nëse shkruan për “njerëzit” do të thonë nuk ta mban të shkruash për “liderët”
Nëse shkruan për zjarret në Amazonë do të thonë pse nuk shkruan për zjarret në Shëngjin.
Nëse shkruan për zjarret në Shëngjin do të thonë: bota digjet dhe ky e ka mendjen te Shëngjini
Nëse shkruan humor do të thonë: seriozisht e ka ky?
Nëse nuk shkruan humor- do të thonë: po ky me ne tallet?
Nëse flet për një çështje do të thonë: pse nuk hesht?
Nëse hesht do të thonë: pse nuk flet?

Nëse shkruan të vërtetën do të thonë: këto i dinë të gjithë na thuaj zgjidhjen.
Nëse shkruan për zgjidhjen do të thonë: avash, avazh. U bëre ti.!
Nëse nuk shkruan të hakërrehen…. pse nuk shkruan.?!
Nëse shkruan, gjithsesi ti do të jesh fajtor për…
për 13 tetorin, 30 qershorin, për negociatat, për zjarrin në Amazonë, për faktin që ka dy muaj që nuk bie shi, për krizën e refugjatë, për Brexit, dhe padyshim edhe për krizën në detin e Kinës.
Por do të jesh fajtor edhe pse ai/ajo është pa punë, pse ai/ajo nuk del në televizor, pse nuk i ka dalë llotaria amerikane, pse nuk ka fituar llotarinë kombëtare dhe pse tani…. bën kaq shumë vapë!

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix2 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi16 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi16 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix16 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix16 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske16 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook