Raporti mes burrit dhe gruas për sa i përket dhunës nuk është ashtu siç shihet dhe interpretohet nga gratë.

Në thelb, nuk janë burrat që dhunojnë gratë vetëm sepse këto të fundit janë gra. Pra nuk ka diskriminim gjinor. Në thelb, i forti dhunon të dobëtin. Më i forti ka pushtetin. Jeta sot është luftë për pushtet, real apo simbolik.

Po të kthehemi pas në kohë, shohim se njerëzit e bardhë historikisht kanë dhunuar ata me ngjyrë. Mes njerëzve me ngjyrë ka edhe burra. Pra, burri i bardhë dhunon një burrë me ngjyrë, jo sepse është burrë apo grua, apo jo sepse është me ngjyrë, por sepse është më i dobët se ai. Duke e dhunuar fizikisht apo psikologjikisht, personi më i fortë ka pushtetin, pushtet i cili do t’i duhet për të realizuar qëllimet e tij.

Fizikisht, në shumicën e rasteve, njerëzit me ngjyrë për shkak të gjenetikës së tyre, janë më të fuqishëm se të bardhët, por në kohën e skllavërisë ata i nënshtroheshin të bardhëve sepse këta të fundit kishin para dhe armë, i shisnin dhe i blinin, pra kishin pushtetin.

Një shembull tjetër. Vëllai apo motra më e madhe, dhunon vëllain apo motrën më të vogël, jo sepse është djal apo vajzë, por sepse është më i dobët fizikisht, më i pafuqishëm. Ka edhe raste kur i vogli rreh të madhin nëse fizikisht është më i fortë. Pra, kemi dy vëllezër që dhonojnë njeri-tjetrin.

Ku është diskriminimi gjinor këtu?

Asnjë prej tyre nuk është femër, por prapë se prapë dhunohet.

Pra, dhuna nuk është mes burrave dhe grave, mes të bardhëve dhe të zinjve, mes të mëdhenjve apo të vegjëlve, dhuna është mes të fortëve dhe të dobtëve. Kush është më i forti ai ka pushtetin.

Ligji i xhunglës thotë: “Më i forti e ha më të dobëtin”. Nuk ekziston diskriminimi gjinor, racor apo moshor, harrojeni! Këto janë justifikime.

Ju lutem vajza, femra, gra, mos u bëni feministe për të kapur trendin. Ju nuk dhunoheni sepse jeni femra, përkundrazi, ne ju duan sepse jeni femra. Çdo mashkull e do gjyshen, mamanë, motrën, hallën, tezen, gruan, vajzën.

Nëse dhunoheni kjo ndodh sepse në shumicën e rasteve jeni më të dobëta fizikisht apo psikologjikisht.

Kemi jo pak raste kur një burrë shkon në polici për të denoncuar partneren e tij për dhunë fizike apo psikologjike.

Çfarë duhet të themi në këtë rast? Se ai mashkull është maskilist apo se ajo është feministe? Se ajo e rrahu partnerin sepse ishte mashkull?

Jo! Ajo e rrahu sepse ishte më e fortë fizikisht. Duhet pranuar që ka edhe meshkuj të cilët nuk janë fizikisht të fuqishëm.

Në një zënkë mes burrit dhe gruas, kur burri dhunon, jo të gjitha gratë rrinë duarkruq dhe presin shuplakat apo grushtet. Ka edhe gra të cilat përpiqen me të gjitha forcat të kundërpërgjigjen. Disa ulërasin, disa kafshojnë, disa pickojnë apo tentojnë të godasin partnerin, por pa arritur rezultat. Kjo sepse ato nuk kanë forcë të mjaftueshme fizike për të mposhtur një mashkull.

Por, lind pyetja, nëse do të kishin një forcë të tillë, a do ta bënin?

Unë them padyshim që po. Njeriu është i destinuar të mbrojë me çdo kusht jetën e tij, është instiktive.

Për të gjithë ata burra që dhunojnë gratë, shtrohet pyetja: A do tentonin ata të dhunonin partneren e tyre nëse kjo e fundit do të ishte mundëse apo boksiere?

Unë mendoj që jo, nuk do kishin këllqe.

Nga Freard Rista