Lidhu me ne

Mix

Dhjetë prerjet më të shtrenjta të flokëve, nga 400 dollarë në 8 milionë dollarë…

Njerëzit e famshëm në botë, bëjnë edhe një jetë shumë lukzoze. Ata promovojnë modelet më të fundit në një shoqëri, të cilat më vonë kopjohen nga njerëzit e zakonshëm. Prerja e flokëve, luan një rol të rëndësishëm në imazhin e përgjithshëm të një personi. Dhe disa prej vipave, kanë paguar shuma të çmendura për prerjen e flokëve të tyre. Ja cilët janë 10 prej tyre:

1.Xhenifer Lopez

Oribe është një nga parukierët më të njohur të vipave nëSHBA. Dhe këngëtarja e njohur Xhenifer Lopez, ka shpenzuar në një rast 400 dollarë, për të prerë dhe stiluar flokët tek ai. Ajo shkon në sallonin e tij çdo muaj, qoftë edhe vetëm për të dalë nga rutina.

2.Xhenifer Aniston

Modeli me të cilin është bërë e famshme në serialin “Friends”, është stiluar në sallonin e parukierit të njohur Kris Mekmilan. Ky stilist, merr thuajse 600 dollarë vetëm për një prerje flokësh. Që në fillim të karrierës së tij, Mekmilan nuk ndoqi tendencat normale, por krijoi tendenca të reja, që më pas u bënë shumë në modë.

3.Rihhana

Rihanna është një këngëtare e famshme në të gjithë botën. Ajo shquhet shpesh duke performuar në koncerte me stile flokësh unike. Rihana është shprehur se flokët janë një nga gjërat më të rëndësishme të gjithë imazhit të saj. Dhe kjo falë parukieres Ursula Stefën, që i merr gati 2000 dollarë për një prerje flokësh.

4.Majkëll Dagllas

Në vitin 1969, aktori amerikan pagoi gati 1000 dollarë, 6000 dollarë me kursin e sotëm, për një prerje floksh. Kjo është një kosto shumë e madhe, që nuk mund të përballohet nga të gjithë. Në atë kohë atij, Dagllas fitoi një çmim kinematografik, dhe doli në skenë me një prerje flokësh unike.

5.Dejvid Bekam

Ish-futbollisti i famshëm anglez, Dejvid Bekam, cilësohet si një nga personalitetet më elegantë të botës së shoubizit, pikërisht për shkak të pamjes së tij. Ai paguan 6000 dollarë çdo herë që pret flokët. Por kjo shumë nuk është problem për të. Pasi Bekam është imazhi kryesor i disa markave të njohura, kryesisht në fushën e kozmetikës.

6.Bevereli Lateo

Biznesmeni italian, u bë i famshëm për prerjen e flokëve nga parukieri i njohur anglez Stjuart Filips. Në një rast ai pagoi plot 16 mijë dollarë për një prerje flokësh në Londër. Udhëtimi i tij drejt kryeqytetit anglez ishte luksoz, i shoqëruar me masazhe dhe trajtime të ndryshme spa.

7.Sulltani i Bruneit Hasanal Bolkiah

Ai paguan plot 31 mijë dollarë gati çdo muaj, për të pasur një prerje perfekte flokësh nga berberi i tij i preferuar Ken Modestou, në sallonin e tij në Londër. Dhe këtë e bën prej 16 vitesh. Por kjo gjë nuk është aspak një sakrificë për sulltanin. Ai ka një pasuri marramendëse prej mbi 20 miliardë dollarësh.

8.Ish-zonja e parë  e SHBA-së, Memi Ajzenhauer

Ishte një nga zonjat amerikane, që i paraprinte tendencave të fundit të modës në vitet 1950. Ajo i priste gjithmonë flokët tek salloni “First Lady” në Paris, dhe parukierja e saj ishte Elizabet Arden. Çmimi që ajo paguante mbetet ende i panjohur. Por mendohet se ka qenë i kripur, për shkak se ai sallon, qe një ndër më të shtrenjtët në botë për kohën.

9.Xhon Dejoria

Xhon Dejoria një biznesmen i njohur i botës së modës. Kur parukueria Liza Gibons i preu flokët në vitin 2005, ai i pagoi gati 4 milionë dollarë për këtë shërbim special. Ai dhuroi flokët e tij për një bamirësi në favor të Kryqit të Kuq, në ndihmë të viktimave të cunamit shkatërrues që goditi Tajlandën.

10.Ana Hedhëuej

Aktorja u pagua 8 milionë dollarë për një prerje flokësh, për një arsye shumë specifike. Edhe ajo i shiti flokët e saj për bamirësi. Aktorja i mban zakonisht flokët e gjata. Pas prerjes, ajo ngjante më shumë me një djalë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore3 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook