Lidhu me ne

Kryesore

Tirana si kufomë urbane dhe varrezë betoni

Tirana si kufomë urbane dhe varrezë betoniSheshi Skënderbej, pamje nga ana verilindore e tij.

Ndryshimet që po i bëhen Tiranës vitet e fundit kanë shtyrë gazetarin Ilir Demalia të shprehet me një opinion në Facebook duke thënë se kryeqyteti po kthehet në “kufomë urbane” si “kazermë betoni e pa groposur”, e cila “do qelbi dynjanë”.

Në opinionin e tij Demalia niset nga ndërhyrjet që Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i kanë bërë qytetit.

Shembja e stadiumit kombëtar dhe prishja e sheshit Skënderbej sipas Demalisë ka tejkaluar edhe shkatërrimet e periudhës komuniste. Ai shkruan se shkatërrimi i Tiranës filloi në 45-ën me ardhjen e komunistëve të cilët ndërtuan “pallate tip birucash të Shallvareve”, shembën ndërtesa dhe prishën rrugë por që “në shëmtirën estetike komuniste prapë u ruajt njëfarë funksionaliteti”.

Por, sipas Demaliajt “shkatërrimi që i ka bërë Edi Rama 15 vjet si kryetar i Bashkisë dhe 6 vjet si Kryeministër si nga ana funksionale, si nga ana estetike, si nga ana e higjienës dhe mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve, që nuk i përgjigjen minimalisht rritjes popullsisë së qytetit, rritjes së mjeteve që nuk i përgjigjet kapacitetit të arterieve rrugore, ku sot, është turp të përdorësh fjalën rrugë në Tiranë… ka bërë atë që Tirana sot është kthyer në një kufomë urbane si kazerma betoni e pa groposur që do qelbi dynjan”.

Tirana nisi të urbanizohej kryesisht në vitet ’30 me projektet e arkitektëve italianë si Gherardo Bosio, Armando Brasini, Florestano Di Fausto, Giulio Berté apo Vittorio Ballio Morpurgo.

Pas sistemimit të shtratit të lumit Lana, u ndërtua bulevardi, sheshi qendror, Banka, ministritë, godina e korpusit të Universitetetit, stadiumi, kolonat, godina e Teatrit Kombëtar, hotel Dajti. Mirëpo projektet u tjetërsuan në kohën e komunizmit dhe shumë më tepër pas viteve 2000.

Foto e Tiranës së viteve ’30 botuar në Facebook nga Ilir Demalia.

Në kohën e komunizmit, ideologjia dhe fryma sovjetike bëri që të ndërhyej në qendër duke shembur ish-Bashkinë, pazarin e vjetër dhe duke ndërtuar aty Muzeun, Pallatin e Kulturës dhe hotel Tiranën, godinat e të cilave nu kishin lidhje me stilin e arkitekturës së propozuar nga Bosio në pjesën tjetër të bulevardit.

Po kjo prirje për t’i tjetërsuar tërësisht projektet e italianëve vazhdoi edhe më shumë në fillim të viteve 2000 me kullat që u ndërtuan kur kryetar Bashkie ishte Edi Rama, për këtë dhe faktin se kjo po vazhdohet edhe me drejtimin e Erion Veliajt, Demalia thotë:

Ndërtimet pa kriter dhe shëmtira arkitekturiale dhe funksionale në funksion të pastrimit parasë nga krimi i trafiqeve dhe oligarkëve të krimit e ka kthyer Tiranën në një varrezë inertesh betoni. Tirana ka marrë fund si qytet, se kryeqytet horroje. Tirana nuk ka asnjë mundësi për t’u bërë më qytet me parametra normal funksional. Na ishte një herë një Tiranë! Sot është kazerma betoni që shërbejnë si fjetore shëmtirë estetike dhe qenef funksional.

Ilir Demalia është publicist dhe opinionist në disa media. Aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka qenë aktiv si protagonist në ngjarjet e ambasadave apo protestave të studentëve të vitit 1990 gjë për të cilën është dekoruar me “Medaljen e artë të Shqiponjës”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook