Lidhu me ne

Temporal

Ku janë alienët dhe çfarë po i ndodh Tokës me inteligjencën artificiale

Një shpjegim i zymtë mbi pyetjet: Ku janë alienët dhe çfarë po i ndodh Tokës me inteligjencën artificiale

Universi është në mënyrë të paimagjinueshme shumë i madh, dhe i pajisur me një numër potencialisht të pafundëm botësh, ku mund të ekzistojë jeta si në Tokë.

Po atëherë, ku ndodhen gjithë të tjerët?

Ky është në thelb, ai që quhet Paradoksi i Fermit: anomalia shkencore e bezdisshme, që pavarësisht se ka miliarda yje në galaktikën tonë të Rrugës së Qumështit – pa llogaritur shumë të tjerë jashtë saj- nuk kemi hasur asnjë shenjë të një qytetërimi alien të avancuar.

Pse ndodh kështu? Është një pyetje e mirë, dhe me të cilën janë përballur disa breza shkencëtarësh dhe mendimtarësh, që kur paradoksi u formulua disa dekada më parë.

Disa sugjerojnë se alienët mund të jenë në gjendje të vegjetojnë, ose se diçka misterioze po parandalon zhvillimin e evolucionit të tyre. Apo mos ndoshta ata thjesht nuk duan që të kenë asnjë kontakt me ne?

Vitin e kaluar, fizikanti teorik Aleksandër Berezin nga Universiteti Kombëtar i Kërkimeve mbi Teknologjinë Elektronike (MIET) në Rusi, prezantoi shpjegimin e tij ndaj Paradoksit të Fermit – shkruan autori Peter Dockrill në “Science Alert”, përkthyer nga Bota.al

Në funksion të zgjidhjes së paradoksit, Berezin thotë se parametri i vetëm me të cilin duhet të merremi – në kuptimin e përcaktimit të jetës jashtëtokësore – është pragu fizik në të cilin mund të vëzhgojmë ekzistencën e saj.

“Variabli i vetëm me të cilin mund ta matim objektivisht, është probabiliteti që jeta është e dallueshme në raport me hapësirën e jashtme vetëm brenda një sfere të caktuar nga vetë Toka”- shpjegon Berezin .

“Për thjeshtësi le ta quajmë ‘Parametri A’. Nëse një qytetërim alien, nuk arrin në njëfarë mënyre Parametrin A – qoftë duke zhvilluar udhëtime ndëryjore, apo me komunikime nër hapësirë, apo me mjete të tjera – ai mund të ekzistojë ende, por ai nuk na ndihmon në zgjidhjen e paradoksit.

Zgjidhja “e parë dhe e fundit”, që propozon Berezin është një skenar i zymtë. “Po sikur jeta e parë që arrin aftësinë e udhëtimit ndëryjor, të shkatërrojë domosdoshmërisht të gjithë konkurrencën?”- hipotetizon ai.

Berezin sugjeron që ne jemi “ndërtuesit”, dhe shkatërruesit e ardhshëm të botëve, të cilat ne i kemi kërkuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Duke supozuar se hipoteza e mësipërme është e saktë, çfarë do të thotë ajo për të ardhmen tonë, shkruan Berezin. “Ne jemi të parët që do të mbërrijmë fazën ndëryjore dhe me shumë gjasa, do të jemi të fundit që do të largohemi”.

Një shkatërrim i mundshëm thjesht do ndodhë në kushtet e një sistemi tërësisht të pakufizuar, më të fortë se sa përpjekjet e çdo individi për ta kontrolluar atë.

Një shembull që jep Berezin, është kapitalizmi i tregut të lire, dhe rreziqet e një inteligjence artificiale (AI), të pakontrolluar nga kufizimet në akumulimin e fuqisë së saj.

“Një Inteligjencë Artificiale që rebelohet mund të popullojë potencialisht gjithë planetet me kopjet e veta, duke shndërruar çdo sistem diellor në një super kompjuter, dhe s’ka asnjë arsye për të pyetur se përse do ta bënte këtë”- shkruan Berezin .

Gjithçka që ka rëndësi, është se ai mundet.

“Është një mendim shumë i tmerrshëm mbi Paradoksin Fermi, që ne mund të jemi fituesit e një gare vdekjeprurëse, për të cilën as që e dimë se jemi duke konkurruar. Pra ne jemi vetë zgjidhja e paradoksit që shfaqemi’.

Berezini e pranon se shpreson që ta ketë gabim në lidhje me këtë.

Shumë shkencëtarë të tjerë, kanë pikëpamje shumë më optimiste rreth asaj, se kur mund të presim të dëgjojmë ndonjë të re nga jeta aliene e avancuar.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix18 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix18 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix18 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix18 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix18 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix18 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix18 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix18 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix18 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook