Lidhu me ne

Kryesore

Në 8 vitet e fundit ra me 27% numri total i nxënësve në shkolla

Në 8 vitet e fundit ra me 27% numri total i nxënësve në shkolla

Tkurrja e popullsisë është duke e ndikuar drejtpërsëdrejti edhe sektorin e arsimit në vend. Çdo vit, numri i nxënësve në shkolla ësht ëmë i ulët, çfarë sjell edhe mbylljen e shumë klasave.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, Këtë vit shkollor, në arsimin 9-vjeçar do jenë rreth 306 mijë nxënës në total. Numri fëmijëve në këtë cikël është 13 mijë më pak se në vitin shkollor 2018-2019. Ndërsa në krahasim me fillimin e tranzicionit (vitin ’92) janë rreth 200 mijë nxënës më pak.

Në raport me vitin 2011, në shkolla janë rreth 114 mijë nxënës më pak. Sipas këtyre të dhënave, në 8 vite, numri i nxënësve në ciklin 9-vjevar është reduktuar me 27%. Ritmet e rënies pritet të jenë të larta edhe periudhën në vijim. Ministria e Arsimit pret që në vitin 2022 numri i nxënësve në arsimin 9 vjeçar të arrijë në 273 mijë nxënës ose 9.7% më pak se në vitin 2019.

Përveç rënies natyrore të popullsisë, arsimi shqiptar po vuan nga braktisja e shkollës për arsye emigrimi. Mijëra të rinj nën moshën 18 vjeç, kontingjent për arsimin e mesëm fillor zgjedhin emigrimin në të shumtën e rasteve me familjet e tyre.

Sipas të dhënave të Eurostat për aplikimin e lejes së qendrimit, që nga viti 2010, çdo vit janë larguar nga vendi drejt BE-së mesatarisht 15,000 të mitur.

Viti 2018 shënoi serish rritje në numrin e të miturve që ishin pajisur me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Gjatë 2018-ës, u pajisjen me leje qëndrimi rreth 17,279 të mitur nën 19 vjeç. Kjo ishte një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë.

Shifrat janë më të larta se kaq, duke marrë parasysh që Eurostat nuk ka të publikuara të dhënat për lejet e para të qëndrimit të lëshuara nga Gjermania.

Emigracioni shihet të jetë një ndër shkaktarët e kryesor të rënies së numrit të nxënësve në shkolla. Eksperti i politikave arsimore Ndriçim Mehmeti thotë se, që prej 2014 e në vijim ka një ulje drastike të nxënësve për shkak emigrimi dhe migrimi të brendshëm.

Sipas tij MASR dhe qeveria, nuk e ka analizuar këtë situatë dhe për pasojë, nuk janë gati të japin edhe zgjidhjet. Braktisja e arsimit të detyruar, ndodh më së shumti për arsye ekonomike dhe sociale dhe edhe për mungesë të shpresës./ Monitor

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix9 orë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar9 orë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore2 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix2 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar2 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix2 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix2 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix2 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix2 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook