Lidhu me ne

Kryesore

Premtimi i Bashës: Paga minimale do të jetë 400 euro


Në Kongresin e Sindikalistëve, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka premtuar se sapo të vijë në qeveri, paga minimale për të gjithë puntorët do të jetë 400 euro në muaj.

Deklaroj para kësaj asambleje vendimin e PD për të kaluar brenda gjashtë mujorit të parë të qeverisjes masën e rrogës minimale në nivelin e 300 eurove dhe brenda 4 viteve 400 euro. Si një mase e domosdoshme për punëmarrësit, pa të cilët nuk mund të ketë treg të lirë dhe mirëqenie”, – u shpreh Basha.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e 7-te te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqipërisë, Basha gjithashtu premtoi që sapo të vijë në qeveri do të hetojë të gjitha PPP dhe koncesionet. Secila prej tyre, tha Basha, do të trajtohet si vepër e dyshuar kriminale.  Ndërsa garantoi vënien para drejtësisë nga zyrtari më i thjeshtë deri tek kryeministri.

Politika e PPP që është një vjedhje me ligj është sanksionimi me ligj i devijimit të qindra milionë euro të taksave të marra nga punëmarrësit, nga bizneset, zhvatja e shumicës së shqiptarëve për tia dhënë këto para një grushti oligarkësh për ti ndarë me një grusht politikanësh.

Është prioritet kombëtar dhe emergjencë absolute për PD që ditën e parë në pushtet do verë në lëvizje një plan kombëtar për hetimin e çdo afere korruptive të maskuar si PPP apo koncesion. Gjithsecila prej tyre do të trajtohet si vepër e dyshuar kriminale. Ne do të ndjekim paranë publike kudo që ajo të jetë devijuar. Ne do vëmë para drejtësisë çdo zyrtar përfshirë në këto skema korruptive nga juristi më i thjeshtë tek kryeministri dhe çdo person privat”, – theksoi Basha.

MË TEPËR

Kryesore20 orë më herët

Rama në avion me paratë tona, nis turin e takimeve me diasporën

Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Lajmi bëhet i ditur prej...

Sport20 orë më herët

Ilir Metën e kap ngërçi teksa luan futboll në minikalçeto (VIDEO)

Ilir Meta ne kalceto Ndërsa ka shpallur luftën në partinë e tij ku flet për tradhtarë e nepotizëm, kreu i...

Mix21 orë më herët

Taylor Swift kritikohet nga fansat për këngën e re

Taylor Swift publikoi albumin e saj të 11-të në studio të premten. Por janë disa nga fjalët e këngëtares në këngën e...

Mix21 orë më herët

Pink padit Pharrell Williams

Pink ka ngritur padi ligjore kundër Pharrell Williams për përpjekjet e tij për të markuar termin ‘P.Ink’. Ekipi ligjor i këngëtares ngriti...

Mix21 orë më herët

Këto janë hapat që duhet të ndiqni çdo ditë për një lekurë perfekte

Hapat për të përsosur rutinën tuaj të mëngjesit Hapi 1: Pastrues.  Përdorni një pastrues që i përshtatet llojit të lëkurës tuaj....

Radar21 orë më herët

VIDEO-Dy fytyrat e Salianjit/ Dje me Bashën, sot i lëpihet Berishës

Ervin Salianji, është njeriu që dikur ishte në krah të Lulzim Bashës, ndërsa sot i lëpihet ish-kryeministrit Sali Berisha. Ne...

Radar21 orë më herët

“Xhaxhain tim e hëngrën kanibalët” – Si qendron e vërteta e historisë së xhaxhait të Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden duket se e ka ekzagjeruar duke treguar historinë e zhdukjes së xhaxhait të tij gjatë Luftës...

Mix4 ditë më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix4 ditë më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske4 ditë më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Facebook