Lidhu me ne

Kioske

A është e vërtetë dashuria me shikim të parë?

Për dekada të tëra, studiuesit e ndjenjës aq të shumëpërfolur të dashurisë, janë përpjekur të kuptojnë, nëse “dashuria me shikim të parë” është diçka e vërtetë, apo thjesht një koncept i këndshëm romantik. Gjatë gjysmës së parë të shekullit XX-të, qëndrimet ishin kryesisht kundër këtij pretendimi.

Rreth vitit 1960, u paraqitën më shumë prova që tregonin se “dashuria me shikim të parë”, ishte një mit. Një tërheqje e çastit, mund të ndodhë vërtet kur takohen 2 persona, shkruante sociologu Xhanson Lendis. Por dashuria e vërtetë kërkonte disa kohë për t’u zhvilluar.

Në vitin 1972, Bernard Marshtein, iu bashkua korrit që hedh poshtë idenë popullore të “dashurisë me shikim të parë”. Profesori i psikologjisë në Kolegjin e Konektikat, ra dakord me studiuesit e mëparshëm, duke u shprehur se versioni i mirëfilltë i emocionit dashuror, mund të lindë vetëm pasi individët të zhvillojnë një marrëdhënie gjatë një periudhe kohore.

Edhe pse shumica e studiuesve, besojnë se nuk ka asnjë bazë shkencore, “dashuria me shikim të pare”, mbeti një zonë me interes në Shtetet e Bashkuara. Sidomos në mesin e atyre që ishin betuar se e kishin provuar atë. Për shembull, Erika Jong, që dinte shumë për dashurinë, pohoi se ra në dashuri me shikim të parë me një shofer, që kishte ardhur ta merrte në Hotelin Beverli Hills në vitin 1974.

Duke pasur parasysh dëshmitë në rritje, se ajo që ne e quajtëm ‘dashuri’, ishte një produkt i një kimisë së trurit, ideja që një person të dashurohej me një tjetër që në përballjen e parë mes tyre, nisi të konsiderohej si jo plotësisht e paarsyeshme:

Një çlirim i madh i hormonit fenetilaminë, që ndodh nga një tërheqje fizike e madhe intensive ndaj dikujt, ka të ngjarë të jetë ajo që është quajtur ‘dashuri me shikim të parë’, argumentuan studiuesit. Diçka që shumë prej nesh e kanë përjetuar në një shkallë të caktuar, një në rast apo tjetrin.

Në fakt, shumë njerëz ndër vite janë betuar se kanë rënë në dashuri me dikë brenda një ore nga takimi mes tyre. Disa studime në fillim të shekullit XXI, kanë treguar se dashuria me shikim të parë (që tani njihet shkurtimisht si LAFS) ishte dukuri reale, me një numër befasues amerikanësh, që u shprehën se u ka ndodhur pikërisht atyre.

Një studim me 1.500 amerikanë të rritur, zbuloi se gati dy të tretat, besojnë tek LAFS, dhe se më shumë se gjysma e kishin provuar atë personalisht. “Sytë e tij më futën gati në një gjendje ekstaze, zemra ime nisi të rrahë shumë fort”- u shpreh një grua 32-vjeçare në studim, duke theksuar se gjëja më e jashtëzakonshme, ishte që kjo ndodhi kur ajo ishte 15 vjeç.

Ekspertët ishin të kujdesshëm për të dalluar LAFS nga epshi. Pasi tek i pari ka shumë më tepër sesa tërheqje fizike ose dëshirë seksuale. Dashuria me shikim të parë, ishte “magjike dhe e shenjtë, për ata që pretendojnë se kanë qenë më fat që e kanë provuar”, vuri në dukje Hauard Markman, psikolog në Qendrën për Studime Martesore dhe Familjare në Universitetin e Denverit në SHBA, dhe bashkë-autor i librit “Pse budallenjtë bien në dashuri?”, duke e parë atë si një bazë ideale për martesë.

Ndërkohë antropologët, besojnë se kjo dukuri i ka rrënjët tek fiziologji dhe evolucioni. Ndonëse duhej të jenë kushtet e duhura që kjo të ndodhë (koha, misteri dhe prania e një lloj pengese, të gjitha besohej se luanin rolin e vet). Kohët e fundit, dashuria me shikim të parë, është shfaqur si një temë kryesore edhe në shfaqjet e njohura televizive.

Këto shfaqje, bazohen në premisën e dashurisë që lind menjëherë ose përafërsisht ashtu, në një mjedis të kontrolluar (teksa miliona shikues shikojnë ecurinë e raportit). Shumica e ekspertëve, mendojnë se dashuria e vërtetë dhe e qëndrueshme, mund të vijë nga situata të komerciale dhe konfuze.

Por të tjerë, veçanërisht Helen Fisher, besojnë se parimet e dashurisë me shikim të parë, mund të zbatohen. Fisher, një antropologe biologjike, dhe ndoshta emri më i njohur në fushën e studimeve mbi dashurinë, ka qenë një mbështetëse e fortë e legjitimitetit të dashurisë me shikim të parë.

Dashuria romantike, ishte “një fiksim emocional”, deklaroi ajo për “The Wall Street Journal” në vitin 2015, dhe “një mekanizëm përshtatës ndaj tërheqjes, dhe për të filluar sa më shpejt procesin e çiftimit”. Nëse ishin të pranishëm 3 elementë – tërheqja ndaj personit, një personalitet i dëshirueshëm, dhe besimi se personi tjetër ju pëlqen – argumenton ajo, “dashuria me shikim të parë” është një mundësi tërësisht e vërtetë.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook