Lidhu me ne

Kryesore

‘Duhet të ngrihemi o sot o kurrë’, Maliqi thirrje të forta: Mjekra e Ramës tregon babëzi dhe cinizëm

‘Duhet të ngrihemi o sot o kurrë’, Maliqi thirrje të forta: Mjekra e Ramës tregon babëzi dhe cinizëm

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi, në një deklaratë për shtyp hodhi akuza drejt kryeministrit Edi Rama.

Maliqi tha se Rama është fajtor për krizën politike dhe ekonomike, pasigurinë, krimet, drogën, korrupsion dhe varfërinë, ndërsa i ka përmendur mjekrën e gjatë që kreu i qeverisë po mban kohët e fundit.

“Mjekra e tij tregon zullumin, paturpësinë, babëzinë dhe cinizmin që e karakterizon”, tha deputeti, ndërsa bëri thirrje të forta që njerëzit të ngrihen dhe të marrin fatet e tyre në dorë.

“Populli yne u ngop me fjale duhen vepra duhet te marre ne dore fatet e vendit. Duhet te ngrihemi o sot o kurre, une jam i pari, vendi ka nevoje per sistem zgjedhor pse jo dhe si Kosova ose sistem mazhoritar, ndryshimi i sistemit zgjedhjor, zgjedhjet e parakohshme domosdoshmeri per fatet e vendit. Nje i cmendur gjithe vendin cmend, duhet larguar e keqja sa me pare nga drejtimi nga lidhja me krimin, bandat, oligarket, duhet te clirohen scialistet nga Rilindja, te clirohet Shqiperia nga ky pushtues i fateve te vendit”, deklaroi ai.

Deklarata e plotë:

Te dashur shqiptare jam ketu para jush per te denoncuar me force krizen e rende ekonomike dhe politike, pasigurine, krimet, trafiqet e droges, korrupsionin, varferine, vrasjet, emigrimin masiv per shkak te nje Kryeministri te papergjeghshem, gruas se Bilalit, piktorit deshtak, i cili u be gazi i botes me veshjet e tij si sharlatan, me shallvare e atlete, duke u zgerdhire ne foto jashte vendit, duke bere shoë e aktrim me fatkeqsite e shqiptareve, duke perqafuar femije e plaka, duke mbrojtur banda e oligarket, duke abuzuar dhe duke mashtruar shqiptaret. Mjekra e tij tregon zullumin, paturpesine, babezine dhe cinizmin qe e karakterizon. Mbi 500 mije shqiptare kane emigruar, fshatra te braktisura, qytetet te zvogeluara. Ç’ti bejme, shtetit c’ti bejme fatit, na griu malli per femijet dhe puthim kalamajt e fshatit, ky eshte refreni i banoreve neper fshatra.

Shqiperia vendi i pare ne bote per azilkerkues, vetem janar-korrik kane kerkuar azil politik 14000 banore, pra 55 banore per 100 mije kerkojne azil politik ne Europe me shume se Siria, Afganistani, Iraku etj. Po iken rinia, po mbyllen shkollat, po braktisen spitalet nga infermieret vendi po shkon drejt 1 milion banoreve. Edi Rama mbetet e keqja e vendit, varferon popullin per ta pasur te nenshtruar si ne kohen e diktatures, bashkepunon me oligarke e banda, ka zaptuar institucionet, realizoi zgjedhje moniste lokale, shantazhon e kercenon opoziten, mediat, artistet, prokuroret, denon te varfrit. Edi Rama ska lidhje me socialistet, ai s’do ndryshim sistemi elektoral pasi do tepsine vetem nuk do demokraci.

Kosova realizoi zgjedhje demokratike dhe numeroi e shpalli rezultatin per 4 ore. Humbesit pranuan humbjen, fituesit pershendeten qytetaret. Haradinaj me doreheqjen e tij tregoi vlera patriotike duke dashur me shume vendin se karrigen e tij dhe dha doreheqje si Kryeminister. Albin Kurti pas fitores leshoi nje lum akuzash per Edi Ramen dhe keshilltarin e tij Batonin si njeriun me te urryer ne Kosove dhe bashkepuntore te serbeve dhe nepermjet tij dhe ministrin rrenacak e te paafte te jashtem Caka. Vetem Rama dhe Vuçiç nuk shqiten nga karriget,nuk njohun aktin e doreheqjes pasi per ta eshte interesi vetjak e personal mbi te gjitha dhe jo ai kombetar.

Populli yne u ngop me fjale duhen vepra duhet te marre ne dore fatet e vendit. Duhet te ngrihemi o sot o kurre, une jam i pari, vendi ka nevoje per sistem zgjedhor pse jo dhe si Kosova ose sistem mazhoritar, ndryshimi i sistemit zgjedhjor, zgjedhjet e parakohshme domosdoshmeri per fatet e vendit. Nje i cmendur gjithe vendin cmend, duhet larguar e keqja sa me pare nga drejtimi nga lidhja me krimin, bandat, oligarket, duhet te clirohen scialistet nga Rilindja, te clirohet Shqiperia nga ky pushtues i fateve te vendit.

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook