Lidhu me ne

Kryesore

Erdogan kërcënon Evropën me hapjen e dyerve për 3,6 milionë refugjatë sirianë

Nga Gerard Gega

Erdogan kërcënon Evropën me hapjen e dyerve për 3,6 milionë refugjatë sirianëPresidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Presidenti Turk Recep Tayyip Erdogan ka mbrojtur ofensivën ushtarake kundër kurdëve në Siri duke kërcënuar Evropën se “do të hapë dyert për 3,6 milionë refugjatë sirianë nëse Evropa e cilëson ndërhyrjen turke si pushtim”.

Turqia nisi sulmet ushtarake të mërkurën, pasi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga zona. Ankaraja thotë se kërkon të krijojë një zonë të sigurt me distancë 480 kilometra nga kufiri turko-sirian, por kritika të forta janë ngritur për mënyrën se si po zhvillohet ky aksion.

Dhjetëra mijëra njerëz u shpërngulën nga banesat e tyre që të enjten, ndërsa sulmet thuhet se nuk kanë kursyer as zonat e banuara. Kryqi i Kuq raportoi 11 persona të vrarë vetëm të enjten, mes tyre edhe një fëmijë 11-vjeç, ndërsa më herët mediat turke kishin raportuar 109 ushtarë kurd të vrarë që prej nisjes së operacionit.

BBCThe Guardian dhe Euronews raportuan se operacioni ushtarak po ngre shqetësimin se mund të kalojë në pastrim etnik apo edhe rizgjim të influencave nga Shtetit Islamik.

Në SHBA një grup prej 29 kongresmenësh kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve për Turqinë. E njëjta gjë mund të bëhet edhe nga Bashkimi Evropian ndërsa sulmet ndaj kurdëve në Siri janë cilësuar si pushtim.

Mirëpo këto raportime kanë bërë që Presidenti turk të reagojë me kërcënime. Gjatë një fjalimi pasditen e së enjtes, thuhet se Erdogan ka kërcënuar Evropën se “nëse vazhdojnë ta cilësojnë kështu këtë operacion ushtarak atëherë Turqia do t’u hapë derën 3,6 milionë refugjatëve sirianë për të vazhduar më tej në Evropë”.

Në SHBA ka patur shumë kritika për administratën e Presidentit Trump, të cilin e akuzojnë se dha dritën jeshile për këtë sulm ndaj kurdëve.

Turqia mbështetet në këtë ofensivë edhe nga forcat ushtarake të regjimit të Bashar Al Assad. Në vitin 2014 SHBA-të lidhën aleancë me forcat rebele kurde për të luftuar Shtetin Islamik, një organizatë terroriste që kishte shpallur krijimin e një shteti që shtrihej nga Iraku në Siri dhe kërcënonte perëndimin me sulme terroriste.

Popullsia kurde mendohet se varion nga 25 në 35 milionë dhe është një popullsi autoktone që shtrihet në malësitë e Turqisë juglindore, Armenisë jugore, Iranit perëndimor, Sirisë lindore dhe Irakut verior. Përpjekjet e tyre për pavarësi janë bllokuar nga luftërat e ndryshme dhe gjeopolitika e rajonit me dominancat e interesave dhe influencave të disa shteteve si Irani, Iraku apo dhe Turqia dhe Siria.

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix6 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi19 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi19 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix19 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix19 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske20 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook