Lidhu me ne

Kritike

Albin Kurti zhvishet nga parimet rrugës drejt pushtetit

Reldar Dedaj

Personazhi lapidar i Franc Kafkës Gregor Samsa, që pëson metamorfozë e shndërrohet në një insekt gjigant, nuk do të ndihej i huaj në Shqipëri, ku metamorfozat trajtohen si gjë e zakonshme. Kjo ide n’a u përforcua akoma edhe më shumë ditën kur do të shpallej rezultati i zgjedhjeve në Kosovë. Atë mëngjes të gjithë u zgjuam me parandjenjen e mirë se spiralja e ngjarjeve jo të mira, që kishin shoqëruar prej vitesh si tik-taku i një bombe atë vend, dukej se ishte ndalur, shkurdisur e tretur nën prekjen e fortë të rrezeve të diellit. Prej vitesh Kosova ndryshonte pa u ndalur, herë për mirë dhe herë tjetër për keq, por metamorfoza kafkiane, asaj që i druhej secili prej nesh, si për dreq, e nxirrte kryet vazhdimisht nga e para dhe, atje ku të gjithë mendonin se kishte lindur dielli, plazmohej më tej, për disa minuta, imazhi i një vendi jo aq i pastër sa hamendsohej, i mbushur me ankthe dhe plot parandjenja të këqija.

Kosova ishte zgjuar e gjitha me entuziasmin e fitores së LVV, por jo vetëm ajo edhe Shqipëria nga ana tjetër e Drinit të krijonte përshtypjen se ishte e pushtuar e gjitha nga një entuziasëm i tillë. Ndoshta ky entuziasëm vinte për shkak të Albin Kurtit, liderit të kësaj partie, i cili qëndron prej më shumë se një dekadë në politikë, por pa e provuar asnjëherë pushtetin. Mirëpo, rrënimi është paraprirë shpesh nga një zgjim i butë dhe dritëplotë i natyrës njerëzore; njerëzit, pra, nuk kanë përse të mos kenë mendjen ndaj kurtheve të reja të fatit, por atyre, veçanërisht në mëngjes u pëlqen të ushqejnë shpresën se më e mira do të bëhet; u pëlqen të vetëmashtrohen me iluzionin e një fillese të re.

Fitorja e Albin Kurtit në Kosovë, çuditërisht, kishte filluar të ndihej në Shqipëri më fort se kudo. Në Tiranë ke gjithmonë përshtypjen se dhe e mira edhe e liga janë më të prekshme. Kjo vjen ndoshta nga pamja e ndërtesave të larta në qendër të qytetit. Sidomos në mbrëmje. Në katet e tyre të larta, qindra dritaret, me atë ndriçimin e tyre të zbehtë për shkak të lartësisë të kujtojnë se njerëzit që gjenden aty, edhe pse qëndrojnë lart, pak shanse kanë t’i shohin gjërat qartë.

Ndodh që brenda atyre dritareve, Albin Kurti, të trajtohet në të shumtën e rasteve si shpresë për popullin e Kosovës dhe kjo është mëse e kuptueshme, për shkakun se s’është provuar asnjëherë në pushtet. A nuk thotë Platoni se për të kuptuar një njeri të mirë, merreni dhe visheni me pushtet dhe pastaj flisni për të. Pavarësisht kësaj, ka shumë intelektualë në Kosovë që janë të mendimit se Albin Kurti s’mund të ketë program politik qeverisje, por vetëm atë të përmbysjes së pushteteve dhe qeverive dhe, sipas tyre, një fakt të tillë e dëshmoi me Prishtinën. Nga pikëpamja ekonomike Albin Kurti është i paqartë në dilemën nëse Kosova duhet të jetë më e barabartë apo duhet të bëhet më e pasur.

Albin Kurti dhe gjithë lëvizja Vetvendosje mban një qëndrim të qartë si progresist e forcë social-demokratike në Kosovë. Në manifestin e tyre thuhet shprehimisht se: “Barazia në rezultate, në funksion të rritjes së mirëqenies dhe barazisë së gjithëmbarshme, nënkupton që ata që fitojnë më shumë dhe që jetojnë në kushte më të mira, ta bartin një përgjegjësi më të madhe karshi të mirës së përgjithshme.” Po ashtu dhe më shqetësuese është interpretimi i tyre idologjik se çfarë do të thotë që një person ka arritur të pasurohet. Sipas tyre, “mundësia më e madhe për të krijuar të ardhura vijnë nga pasuria e përgjithshme e cila është krijuar, akumuluar, mirëmbajtur dhe funksionalizuar nga një punë e bashkuar shoqërore”. Albin Kurti bërtet: ne jemi kundër privatizimit dhe do të rishohim të gjithë procesin e privatizimit në Kosovë. Zhbërja e privatizimeve të aseteve kombëtare gjen gjithnjë e më shumë mbështetje politike, një skemë kjo e pastër populiste, që do t’i bëjë po këta të varfër edhe më të varfër në të ardhmen.

E gjithë lëvizja në përgjithësi, por veçanërisht Albin Kurti është i obesionuar me mitet që i krijon vetë: duhet të vritet, që të mund të ringjallet. Ai është tipiku i një revolucionari, pavarësisht nëse dikush e quan marksist-leninist, maoist, çavezist. Të tillë tipa dhe lëvizje ka pasur në tërë Europën, tani ka në Serbi, në Bosnje, në Greqi. Këta shuhen dhe vdesin, kur nuk rrënojnë, kur nuk gjuajnë me gurë, kur atë dhe pjesëtarët e lëvizjes nuk i rreh policia. Në anën tjetër, në çdo vend të botës do të gjenden dhjetë mijë njerëz të pakënaqur që t’iu bashkohen këtyre dhe lëvizjeve që përfaqësojnë. Madje ajo që e shquan më tepër se gjithçka është lufta e pakompromis kundër inteligjences borgjeze, kulturës borgjeze, artit borgjez, qytetarisë, gjithnjë sipas modelit të revolucioneve proletare.

Albin Kurti dhe lëvizja që ai përfaqëson është e vërtetë që erdhi duke u rritur në çdo palë zgjedhje, por bashkë me rritjen e saj, ai po shkurtonte çdo ditë e më shumë rrugën drejt pushtetit. Megjithatë, përgjatë këtij rrugëtimi ai përjetoi transformime të vazhdueshme. Pas hyrjes në “sistem” nën pretekstin e ndryshimit të gjërave nga brenda, Kurti u përball me shumë kritika për aksionet e dhunshme dhe radikale të lëvizjes që drejtonte, shpesh duke u përplasur edhe me përfaqësuesit diplomatik të vendeve që kishin sjellë çlirimin dhe pavarësinë e vendit. Albin Kurti tentoi të fusë aksionet e rrugës në institucione dhe në njëfarë mënyre ja arriti.

Kush nuk i kujton skenat e gazit lotsjellës në Kuvend dhe plot aksione të tjera ku deputetë, përfaqësues dhe aktivistë të Vetëvendosjes edhe pse tashmë ishin subjekt politik, përplaseshin fizikisht me policinë dhe mbrojtësit e institucioneve. Kjo sjellje radikale e Kurtit që e identifikonte veten me lëvizjen dhe këtë të fundit me veten e tij, falë dhe aftësive të tij indoktrinuese, shërbente si frymëzim për gjithë aktivistët e lëvizjes, ku pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj. Një fakt i tillë, kishte filluar t’a bënte Kurtin të rrezikshëm dhe autoritar, pasi kushdo që guxonte të distancohej nga këto veprime, aksione të dhunshme, radikale dhe ekstra institucionale, do përballej me fushata linçimesh.

Ishte pikërisht kjo qasje autoritare e Kurtit, por edhe flirtimi me grupe të tjera radikale të shoqërisë (grupe radikale fetare…islamit politik) që shkonin edhe kundër kauzës kombëtare që ngërthente në vetvete Vetëvendosja, bashkë me frymën e ndezur konfliktuale në diskursin publik, solli edhe largimet e para nga lëvizja. Ndërkohë, në vitin 2013, ai kishte fituar zgjedhjet lokale në disa komuna, përfshi këtu edhe Prishtinën, ndërsa lëvizja e tij po provohej për herë të parë në pushtet. Ajo çfarë u tregua më pas nga drejtimi i VV në këto komuna, ishte një katastrofë e vërtetë.

Trampolina më e fuqishme për të ishte viti 2015. VV protestoi kundër ratifikimit të marrëveshjes kufitare me Malin e Zi dhe kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Këto protesta ishin të dhunshme si brenda Parlamentit po ashtu edhe në rrugë. Këto aksione edhe pse të dhunshme, siç duket ndikuan në rritjen e elektoratit dhe në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017, VV doli partia më e madhe politike me 32 vende në Kuvend. Por shumë më pak se një vit më vonë, 12 deputetë dhe dy kryetarë komunash, duke përfshirë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin u larguan nga partia, pasi shfaqen pakënaqësi me fushatën e Kurtit për t’u rizgjedhur kryetar i lëvizjes.

Me rënien e qeverisë Mustafa dhe ardhjen e Ramush Haradinajt si kryeministër i vendit, Albin Kurti kishte zbutur aksionet opozitare të lëvizjes. Një gjë e tillë, ndodhi edhe në planin estetik. Albini kishte filluar të sillej në një mënyrë më institucionale, duke u paraqitur me kravatë, të cilën deri para pak kohësh, jo vetëm e refuzonte, por këtë kod modest veshje ua impononte edhe deputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë të lëvizjes. Arsyet për këto transformime në sjellje, por edhe në artikulim dhe diskursin publik me gjasë kanë ardhur si rezultat i faktit se Albinin tashmë nga pushteti e ndante vetëm një palë zgjedhje, ndërsa kishte marrë mesazhin e qartë se duhej të ishte më i pranueshëm nga ndërkombëtarët, por edhe për skeptikët dhe kritikët të cilët e shihnin VV si të vetmen forcë ndryshimi të situatës politike.

Është për t’u theksuar se gjatë dy viteve të fundit, Albin Kurti ka filluar të mbajë një qëndrim pranues të simboleve shtetërore, ndërsa vite më parë, jo vetëm simbolet, por as pavarësinë e vendit nuk e respektonte apo njihte. Mirëpo, nga ana tjetër, kjo metamorfozë kafkiane që ka prekur Albinin në kulmin e apogjeut të tij, jo vetëm hedh poshtë gjithë ato veprime radikale që i kanë sjellë jo pak pengesa qeverisjes dhe proceseve politike, por krijon edhe dyshime serioze nesër për drejtimin e vendit. Por, këto ndryshime dhe transformime nuk janë pika më e dobët e tij. Qëndrimet e tij në lidhje me shumë çështje dhe kauza kanë qenë kontradiktore dhe shpesh kanë ngjallur konfuzion.

I tillë ishte qëndrimi në lidhje me ligjin që kaloi në Kuvend, i cili ndalonte apo dënonte vajtjen e shtetasve kosovar në luftëra të huaja, dhe e gjithë kjo ndodhi në kontekstin kur qindra kosovar kishin shkuar të luftonin përkrah terroristëve xhihadist në Siri dhe ku dhjetra prej tyre gjeten vdekjen. Këtë ligj Kurti e kundërshtonte me pretekstin se ligji do të penalizonte çdo kosovar që në një situatë hipotetike do të shkonte të luftonte për Shqipërinë, nëse kjo e fundit, do të gjendej në luftë. Pavarësisht motivit të epërm të tij, nëse do t’a marrim për të mirëqenë, ky argument në kontekstin e miratimit të këtij ligji, në rastin më të mirë, ishte thjesht demagogji dhe në rastin më të keq, flirtim me grupet ekstreme të islamit politik, të cilat ishin shumë aktive gjatë kësaj periudhe në Kosovë.

Peshën më të madhe të premtimeve me të cilat u ka marrë votat qytetarëve, trazirat dhe bllokimet që VV i ka sjellë shtetit përgjatë një dekade, vetëm me një qeverisje të shkëlqyer do mund t’i shlyente. Gjë për të cilën dyshojmë, ose jemi skeptikë, por gjithsesi kjo do vihet re shumë shpejt. Por dy gjëra, Albin Kurti do t’i ketë shumë vështirë t’i shlyejë: flirtimet me rrymat islamiste antikombëtare dhe veçanërisht linçimet e organizuara ndaj njerëzve që mendonin ndryshe nga ai.

Prandaj rrugëtimi i Albinit drejt pushtetit, po të analizohet me kujdes, zbulon se ka shkelur shumë parime dhe kauza. Kjo tregon se pushteti në të ardhmen mund t’a transformojë akoma edhe më shumë se kaq, ndërsa nga ana tjetër, tregon se procesi i metamorfozës tek ai është ende në aksion dhe, ne të gjithëve, do të na duhet të presim akoma edhe më tepër për t’a parë të gjithë procesin e transformimit të përfunduar. Dhe për t’a ilustruar me një shembull metamorfozën e Albinit drejt pushtetit, që e rrëzon edhe “mitin” e tij si një lider i pagabueshëm, si për ironi të fatit, në prononcimet e tij të fundit, ai është deklaruar se do të udhëheqë vetë bisedimet me Serbinë, ndërkohë, në zanafillë të lëvizjes, kemi pikërisht sloganin: Jo negociata, Vetëvendosje

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix2 ditë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar2 ditë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore4 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix4 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar4 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix4 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix4 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix4 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix4 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook