Lidhu me ne

Aktualitet

Kush po e vonon Reformën

Forumet UET/ Spartak Ngjela shprehet në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë të UET se vonesat në Reformën në Drejtësi vijnë, sepse të gjithë janë kundër saj dhe në Kushtetutë nuk u parashikuan qëllimisht prurjet e reja për sistemin juridik. Pse Shqipëria ndodhet në momentin e takimit të faktit historik me atë juridik dhe profecia për klasën politike në zgjedhjet e 2021

Për avokatin,  Reforma në Drejtësi, jo vetëm që do përfundojë, por është e nevojshme të përfundojë, pasi ky është momenti i takimit të faktit juridik me faktin historik, të cilat në Shqipëri u takuam me Reformën në Drejtësi.

“Janë tre ingredientë të cilët takojnë në këtë moment faktin historik me faktin juridik. Shumë rrallë takojnë. Fakti juridik me faktin historik është kur historia takohet me shtetin. Ku na është takuar ne? Tek Reforma në Drejtësi. Është rast i rrallë, pasi ky takim do na japi kreativitet, do jetë progresiv apo do jetë i ngrirë për këtë duhet do ta presim. Po fakti juridik kur bashkohet me faktin historik, është shteti me historinë dhe fakti juridik kuptohet me shtetin, kurse fakti historik është historia. Por në Shqipëri janë takuar në një pikë, dhe çfarë ndodh te kjo pikë? Te kjo pikë ndodh një gjë tjetër që vjen prapë si fakt historik, që është hyrja në BE. Futja në BE na sjell një fakt historik.

Bashkimi Europian kërkon Reformën në Drejtësi, që është fakt juridik. Do t’i zgjedhin këta? Nuk besoj. Shumë shpresë kam, por vetëm   nëse do t’i eliminojë nga skena.

Ndërkohë, Ngjela tregoi se para pak kohësh në Shqipëri kishte ardhur një grup ekspertësh të cilët i kishte dërguar BE për inspektim dhe gjatë takimit që avokati kishte pasur i kishin drejtuar një pyetje.

“Si ka mundësi gjithë ky vend me kaq pasuri, të jetë kaq i varfër? Ai në vend të më thoshte për pasurinë e kromit e këto, më tha klima, uji, dhe natyra. Si ka mundësi, më tha. Po ka 100 vjet që drejtohet nga injorantë, i thashë. Kështu, ata më dhanë të kuptoj që ju nuk dini të zgjidhni. Mos mendoni se është aftësi e vogël të dish të zgjedhësh, nuk zgjedh dot çdo njeri. 10 vjet i thashë, të drejtuar nga një mjek fshati, kryeministër, çfarë ndodh? Ahh, shkatërrohemi. Po mbas këtij i thashë, të vijë 10 vjet një mësues vizatimi, çfarë ndodh? Black water, tha, (ujë i zi) del”.

Pyetjes se pse ka kaq shumë korrupsion për 30 vite në Shqipëri,  avokati iu përgjigj se nuk është çështja se na ka mbytur korrupsioni, por ne nuk dimë ta frenojmë atë.

“Nuk na ka mbytur korrupsioni, por ne nuk dimë të frenojmë forcën omnipotente të parasë. Nuk kemi qenë në gjendje që të frenojmë forcën omnipotente të parasë. Paraja blen këdo. Pastaj ka dhe një gjë, që është rast i rrallë që të vijnë në pushtet njerëz kaq të varfër sa ç ‘erdhën këtu në 91’-shin. I panë europianët me këpucë të Gjirokastrës, me çorape najloni dhe me një kostum teritali që kishin 4 vjet që s’e hiqnin nga trupi. Vijnë tani pas 20 vjetësh dhe i shohin me pallate. Se i kanë parë kur nuk dinin të lidhnin as kravatën. Tani këta janë me pallate, si i bëhet? Ja pra këta e sollën korrupsionin, se menduan që ishte një shtet i pakontrolluar. Një shtet i pakontrolluar dhe një bankë e pakontrolluar vidhen. Problem nuk është pse ka korrupsion, po pse e kanë shitur shtetin.

Reforma në Drejtësi

Spartak Ngjela gjatë bisedës në Forumet UET u ndal dhe tek vonesa në Reformën në Drejtësi, duke shpjeguar se Kushtetuta ka një gabim, pasi nuk ka dhënë burimet e reja. Sipas tij vonesa vjen edhe pse të gjithë aktorët politikë janë kundër saj. “Është detyrim ligjor që duhet të ketë mbaruar vettingun, pastaj të bëhet anëtar i Prokurorisë të Posaçme. Kështu do vijë dhe për gjykatën. Sepse nuk pranuan burime të reja. Gabim, do prurje. Bota akademike ka shumë prurje për jurisprudencën në Shqipëri, pra ka burime dhe të gjithë janë kundër, se i kap Reforma në Drejtësi. Nuk është problem se i kap, është problem se Kushtetuta aktuale i prezumon të fajshëm. E kanë çuar dhe në Strasburg, por nuk kanë për të fituar pasi e ka çuar Italia më parë në Strasburg ligjin Antimafia dhe s’ka fituar gjë. Kjo për Strasburgun është e drejtë pasi, jo gjithë shoqëria prezumohet e fajshme, vetëm korrupsioni dhe krimi i organizuar, vetëm kjo kategori. Pra problem qëndron, që nuk ka prurje të reja. Dhe ngërçi qëndron këtu, pasi e kanë të pamundur për të ndërtuar organet e reja të drejtësisë. Gjithsesi, Ngjela,një nga mbështetësit më mëdhenj të Reformës në Drejtësi, gjykoi se ajo do të bëhet, sepse është interes amerikan.

“Të shohim, por është interes, është interes amerikan.”  

“Venecia”

Çështjes së shkeljes së Kushtetutës nga Presidenti i Republikës, për avokat Ngjelën raporti i Komisionit të Venecias e ka shprehur qartë që është shkelur Kushtetuta, pikërisht neni 140 i saj dhe se pse Parlamenti mund të shkarkoj mbetem vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të marrë formë juridike.

“Ilir Meta e ka kapërcyer kompetencën e tij si president i Republikës, nuk ka të drejtë ai ta heqë dekretimin. Po mirë, paska të drejtë të heqë dekretin ai? Po e di që dekretin Kushtetuta ia kanë dhënë me kusht, e ka me kohë dhe me kusht. Kushtetuta ia thotë: ditën e fundit të regjistrave të shtetërorit. Tani vijmë te kjo, ai nuk e ka këtë kompetencë. Ka kompetencë dekretimin e kryeministrit. E di si ia thotë Kushtetuta: partia që zgjidhet e para dekreton kryeministrin. Pse? Është formale dhe e dekretoi. Kompetencat e Presidentit janë për dekretimi ose jo,  jo për ç ‘dekretimin. Në momentin që i ka kaluar është akt administrativ absolutisht i pavlefshëm. Akti juridik absolutisht i pavlefshëm dhe akti administrativ absolutisht i pavlefshëm janë nul, nuk zbatohen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ikën në burg po ta zbatojë c ‘dekretimin e Presidentit.

Ndërkohë në lidhje me shkarkimin Ngjela u shpreh se politikisht e rrëzojnë në parlament, por nuk e shkarkojnë dot, pasi duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese.

Në lidhje me opozitën e re parlamentare,  Ngjela theksoi se deputetët zëvendësues të listës së PD dhe LSI këta janë shumë herë më të mirë se opozita që ishte në parlament, pasi ata nuk po ushtronin parlamentarizmin.

“Edhe pse deputetët e rinj të opozitës mund të mos kenë eksperiencën e foltores së parlamentit ata janë më të mirë se deputetët e Saliut, pasi këta janë duke kryer parlamentarizëm dhe nuk po vijnë me tymuese e miell ne parlament. Gjithashtu kontributi i tyre është, se ata votuan shtatë aktet ligjore që lidheshin me reformën në drejtësi”.

Në fund të bisedës së tij me studentë dhe pedagogë, Ngjela u ndal dhe tek çështja e ditës që është hapja e negociatave, ku theksoi se nëse nuk hapen negociatat atëherë Europa nuk e pranon më Ramën si Kryeministër pasi nuk kryer reformat.

“Rama duhet të japi dorëheqjen. Ajo është një nga arsyet kryesore të Shqipërisë. A e jep dorëheqjen, a s’e jep dorëheqjen, ik pyeteni. Fakti që ata nuk ta japin negociatat do të thotë që nuk e pranojnë si kryeministër, pasi nuk ka bërë reforma. Ata i kërkojnë reformat dhe mungesa e tyre e penalizon atë.

Ndërkohë avokat Ngjela duke folur për zgjedhjet e 2021 theksoi se pas këtyre zgjedhjeve nuk do jetë më kjo klasë politike.

“Në zgjedhjet politike të 2021-shit nuk keni asnjë nga kjo klasë politike që të kandidojë për deputet. Mbajeni mend, asnjë. Nëse këta nuk respektojnë Kushtetutën do të jenë, por po u respektua Kushtetuta, asnjë nga kjo klasë nuk do jetë në parlament”. /Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix2 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook